Gazetari kosovar Berat Buzhala ka komentuar çmimin e lartë të naftës në Kosovë që ka arritur në rreth 2 euro duke komentuar se Albin Kurti takoi oligarkun Shaip Mikullovci më 3 shtator kurse me 4 shtator largoi çmimin tavan, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Buzhala ka thënë se ministri Hekuran Murati dilte dhe thoshte se kjo metodë po funksionon por mjaftoi një takim i kryeministrit Kurti me oligarkun Mikullovci, pronar i SHELL dhe IP që të nesërmen të të hiqej ky tavan.
Ai ka parashtruar pse e larguar çmimin tavan? Për t’ia mundësuar Shaip Mikullovcit me fitu më shumë?
“ A nuk ke tuj funksionu qikjo me cmimin tavan a? A nuk keni thane ju qe mos ta cojke opozita nifar ligji ne Gjykate Kushtetuese ju patet me e caktu cmimin tavan edhe per produkte tjera, sepse shume ka dhon efekt te nafta. E pse e hjeket cmimin tavan pra? Me ia mundesi Shaip Babes me fitu ma shume a?” – shkruan Buzhala.
Postimi i plotë:
Litri i naftes ne Kosove pothuajse 2 euro
A e mbani ne mend kur e paten qite qeveria nifaaaaaar cmimi tavan? Qe e caktojke Ministria e Tregtise cmimin cdo sabah?
Dilke Hekuran Baba e thojke po funksionon qikjo metode, nuk po munden me fitu mo pompat si ketynehere.
Dilke militanti e thojke “a po e shihni, nuk ka ma mafi te naftes, qysh ka pase ketynehere”.
Edhe qysh jemi kane tuj nejt, me 3 shtator Albini e takoi oligarkun e tij te preferuar Shaip Mikullovcin, pronarin e Shellit e IP’se, e njekohesisht edhe i Interexit.
E kane hanger ni kaftjall a ni sille bashke, edhe te nesermen, literalisht te nesermen, me 4 shtator, ministria e Tregtise e ka leshu nje komunikate tha “mo nuk e caktojme cmimin tavan”.
Wait, you said what?
A nuk ke tuj funksionu qikjo me cmimin tavan a? A nuk keni thane ju qe mos ta cojke opozita nifar ligji ne Gjykate Kushtetuese ju patet me e caktu cmimin tavan edhe per produkte tjera, sepse shume ka dhon efekt te nafta.
E pse e hjeket cmimin tavan pra? Me ia mundesi Shaip Babes me fitu ma shume a?
Mos te harrojme: ne fillim te shtatorit cmimi i litrit te naftes ka qene 1 euro e 70 cent. Me 23 shtator ishte prej 1 euro e 94 cent deri ne 2 euro – varesisht ku.
Pse? Pse? Pse?













