Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çlirim Haziri: Mos e ngatërroni qetësinë tonë me dobësi, durimi ynë po përfundon

23/09/2026 - 21:45
në Kryesore, Lajme
A A
Çlirim Haziri: Mos e ngatërroni qetësinë tonë me dobësi, durimi ynë po përfundon
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Protesta “Jo në emrin tim” ka hyrë në natën e tetë në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku protestuesit kanë vazhduar të kërkojnë drejtësi dhe mbështetje institucionale për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me proceset gjyqësore në Hagë, raporton Ekonomia Online.

Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, ka thënë se qytetarët janë mbledhur për tetë ditë radhazi në shesh në mbështetje të UÇK-së, duke kërkuar që institucionet të veprojnë lidhur me kërkesat e tyre.

“Vëllezër dhe motra! Sonte u bënë 8 ditë nga qëndrimi ynë bashkë në këtë shesh! Çdo ditë u bëmë bashkë për UÇK-në. Çdo natë populli erdhi në shesh, sepse UÇK-ja është e popullit dhe populli është i UÇK-së. Edhe sonte dua t’ju falënderoj për qëndresën, për besimin dhe për ngritjen e zërit kundër padrejtësisë. Populli i Kosovës nuk e duron padrejtësinë. Padrejtësia e Millosheviqit e lindi UÇK-në. E padrejtësia e Gjykatës Speciale e zgjoi popullin prapë. Më shumë se 26 vjet më parë, regjimi i Millosheviqit deshi ta shtypte popullin tonë. E ne u bëmë bashkë kundër shtypjes. E sot, kur po shtrembërohet historia jonë, po bëhemi bashkë kundër harresës dhe kundër shtrembërimit të së vërtetës”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se protesta, sipas tij, po dëshmon se mbështetja për UÇK-në vazhdon të jetë e pranishme.

“Dhe po e shohim tash e 8 ditë me radhë: E vërteta ka dalë në shesh! Sepse sot ne jemi këtu për atë histori. Sot ne jemi këtu për UÇK-në. Sot ne jemi këtu për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Calin e Pjetrin”, është shprehur ai.

Haziri ka folur edhe për familjet e ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se ata vazhdojnë të jenë larg familjeve të tyre.

“Por sonte dua të ndalemi vetëm për një çast. Pas pak, kjo protestë do të përfundojë. Ne do të nisemi për në shtëpitë tona. Do ta hapim derën e shtëpisë. Dikush do t’i përqafojë fëmijët. Dikush do ta gjejë nënën duke e pritur. Dikush do të ulet me gruan, me burrin, me familjen e tij. Dhe nesër në mëngjes do të zgjohemi të lirë. Por Hashimi sonte nuk kthehet në shtëpi. Kadriu sonte nuk kthehet në shtëpi. Rexha sonte nuk kthehet në shtëpi. Jakupi sonte nuk kthehet në shtëpi. Sonte, edhe një natë tjetër, ata do të jenë larg familjeve të tyre. Edhe një natë tjetër, fëmijët e tyre nuk do ta kenë babanë në shtëpi. Edhe një natë tjetër, nipërit e mbesat nuk do ta kenë gjyshin pranë. Edhe një natë tjetër UÇK-ja është prapa grilave”, ka deklaruar Haziri.

Sipas tij, qytetarët që marrin pjesë në protestë kanë përgjegjësi për të mos heshtur dhe për të vazhduar mbështetjen.

“E ne do të ecim të lirë nëpër Prishtinë. Do të kthehemi të lirë në shtëpitë tona. Dhe pikërisht për këtë, ne kemi përgjegjësi. Sepse liria nuk është vetëm e drejtë. Liria është edhe përgjegjësi. Përgjegjësi për të mos harruar! Përgjegjësi për të mos heshtur! Përgjegjësi për të mos i lënë vetëm!”, ka thënë ai.

Haziri u ka drejtuar një mesazh ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë.

“Dhe sonte dua që zëri ynë të shkojë prej këtij sheshi deri atje ku janë ata. Hashim! Kadri! Rexhë! Jakup! Ndoshta sonte nuk na dëgjoni. Por dijeni: Kosova nuk ju ka harruar! Populli juaj është këtu! Fëmijët tuaj nuk janë vetëm! Familjet tuaja nuk janë vetëm! Dhe përderisa ne jemi të lirë të ngremë zërin tonë, do ta ngremë!”, ka deklaruar Haziri.

Ai ka thënë se protesta po vazhdon pavarësisht pritjeve se do të përfundonte pas disa netësh.

“Vëllezër dhe motra, dikush ka menduar se do të dilnim një natë. Dikush ka menduar se pas dy-tri netësh do të lodheshim. Dikush ka pritur që ky shesh të zbrazej. Por le ta shohin këtë shesh sonte! Jemi ende këtu! Jemi ende këtu sepse kërkesat tona ende nuk kanë marrë përgjigje”, ka thënë ai.

Haziri ka përmendur edhe kërkesën për trajtimin dhe votimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, si dhe mbështetjen financiare për mbrojtjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

“Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara duhet të trajtohet dhe votohet sa më shpejt. Mbështetja me fonde për mbrojtjen e çlirimtarëve është kërkesë e jona. Dhe ne nuk do të presim gjatë. Ora jonë e pritjes ka filluar të harxhohet. Mosveprimi i institucioneve nuk mund të zgjasë pafund. Sepse ne nuk e durojmë padrejtësinë. Populli nuk e duron heshtjen. Pritjes sonë po i vjen fundi. Durimi ynë po përfundon”, është shprehur ai.

Nga sheshi, ai u ka bërë thirrje institucioneve që të veprojnë.

“Veproni sa më shpejt! Mos e ngatërroni qetësinë tonë të deritanishme me dobësi! Mos mendoni se do të heshtim përballë mosveprimit. Kërkesat tona janë të qarta. Koha po ecën. Dhe bashkë me të po ecën edhe durimi ynë”, ka thënë Haziri.

Ai ka deklaruar se protesta do të vazhdojë në mbështetje të familjeve të ish-krerëve të UÇK-së.

“Vëllezër e motra, ne nuk do të ndalemi. Jemi bashkë për UÇK-në. Jemi bashkë me Endritin, Klestorin, Altinin, Aresin. Jemi bashkë me Bunën e Skifterin. Sepse populli nuk i lë vetëm bijtë e tyre. Sepse kur një baba është pas grilave, mungesa e tij nuk mbetet pas atyre grilave. Ajo hyn në shtëpi. Ulet në tavolinën e familjes. Ndihet në çdo festë. Në çdo ditëlindje. Në çdo përqafim që mungon. Dhe sonte dua që familjet e tyre ta dinë: Nuk jeni vetëm! Dhimbjen tuaj nuk mund ta marrim mbi vete. Por zërin tonë mund t’jua japim. Dhe këtë zë do t’jua japim çdo natë që duhet!”, ka deklaruar ai.

Haziri ka thënë se në protestë janë bashkuar qytetarë nga profesione dhe kategori të ndryshme.

“Jemi bashkë me mjekët, me profesorët, me fermerët, me nxënësit, me studentët, me sportistët, me artistët e me gazetarët. Jemi bashkë me nënat e baballarët. Jemi bashkë me veteranët dhe invalidët e luftës. Jemi bashkë me kujtimin e dëshmorëve dhe heronjve të këtij vendi. Sonte jemi bashkë sepse UÇK-ja na bashkon! E nesër duhet të jemi më shumë! Pasnesër edhe më shumë! Derisa kërkesat tona të marrin përgjigje!”, ka thënë ai.

Në fund, Haziri ka përsëritur sloganin e protestës.

“Dhe sa herë që dikush mendon se do të heshtim përballë asaj që ne e konsiderojmë padrejtësi, ne do t’i themi: Jo në emrin tim! Jo në emrin tim! Jo në emrin tim! Populli i Kosovës nuk harron! Jemi bashkë për UÇK-në!”, ka përfunduar Haziri. /EO

JU REKOMANDOJMË

Rrëfim emocionues i një ish-ushtari të UÇK-së shfaqet në protestën “Jo në emrin tim”

Rrëfim emocionues i një ish-ushtari të UÇK-së shfaqet në protestën “Jo në emrin tim”
23/09/2026 - 21:40

Një rrëfim me emocione të forta nga një ish-ushtar i UÇK-së është shfaqur sonte gjatë protestës “Jo në emrin tim” në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Në rrëfimin e...

Më shumëDetails

Tetë net protestë në Prishtinë, qytetarët kundër vendimit të Speciales

Tetë net protestë në Prishtinë, qytetarët kundër vendimit të Speciales
23/09/2026 - 21:27

Protesta “Jo në emrin tim” po vazhdon sonte për të tetën natë me radhë në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online. Tubimi ka nisur në orët e...

Më shumëDetails

Buzhala: Çmimi i naftës 2 euro, më 3 shtator Kurti takoi oligarkun e preferuar Shaip Mikullovci, më 4 shtator u hoq çmimi tavan

Buzhala: Çmimi i naftës 2 euro, më 3 shtator Kurti takoi oligarkun e preferuar Shaip Mikullovci, më 4 shtator u hoq çmimi tavan
23/09/2026 - 21:26

Gazetari kosovar Berat Buzhala ka komentuar çmimin e lartë të naftës në Kosovë që ka arritur në rreth 2 euro duke komentuar se Albin Kurti takoi oligarkun Shaip...

Më shumëDetails

Klestori sërish në protestë, ka një mesazh të fuqishëm në bluzën e tij

Klestori sërish në protestë, ka një mesazh të fuqishëm në bluzën e tij
23/09/2026 - 21:15

Protesta “Jo në emrin tim” po vazhdon për të tetën ditë me radhë në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në kundërshtim me vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë...

Më shumëDetails

Akademi komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të Murteza Berishës

Akademi komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të Murteza Berishës
23/09/2026 - 20:57

Me rastin e ndarjes nga jeta të Murteza Berishës, nesër, më 24 shtator, në ora 11:15, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë do të mbahet Akademia...

Më shumëDetails

Aksident me vdekje në segmentin rrugor Landovicë–Gjonaj, humb jetën 32-vjeçari nga Prizreni

Aksident tragjik në Leposaviq, vdesin dy persona – një tjetër në gjendje të rëndë
23/09/2026 - 20:26

Shaqir Bytyqi, zëdhënës në policinë rajonale të Prizrenit, ka konfirmua sonte rreth orës 18:22, Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në segmentin rrugor Landovicë–Gjonaj, ku...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “E kanë detyru të rrijë në një qoshe – e kanë lidhë, e kanë trajtu në mënyrë brutale”, Bilall Sherifi për Jakup Krasniqin

    “E kanë detyru të rrijë në një qoshe – e kanë lidhë, e kanë trajtu në mënyrë brutale”, Bilall Sherifi për Jakup Krasniqin

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • ‘‘Zemër, duhet të koncentrohemi’’, zbardhen bisedat mes Vlora Hysenit me Ergys Agasin, dyshohet për lidhje personale mes tyre

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Detaje mbi informacionet që Vlora Hyseni i dha Ergys Agasit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nafta bie pas bisedimeve Trump-Iran

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Skandali financiar mbi 1 miliard dollarë: Organizatat ndërkombëtare kërkojnë hetim urgjent ndaj Raiffeisen Bank për shkeljen e sanksioneve

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë