Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Buzhala: Ibrahim Rugova e shante Serbinë më së paku, por e dëmtoi më së shumti

03/12/2024 - 19:20
në Opinione
A A
Kush kë e mund, Buzhala me analizë për zgjedhjet: Me Bedri Hamzën PDK-ja del e dyta!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në fund të viteve të 80-ta, isha ende në shkollen fillore edhe u patëm çu peshë ne fëmijët, dilnim në demonstrata. Kërkonim plotësimin e kërkesave të minatorëve të Trepçës dhe të mos bëheshin ndryshimet kushtetuese, përndryshe thonim se nuk e vazhdojmë më procesin mësimor.

Çka i dëgjonim prindërit në shtëpi, kërkonim ne fëmijët në shkollë.

Bile, u bëjshim edhe ngapak të dhunshëm; gjuanim gurë, e shanim policinë, i gjuanim objektet që ishin shtetërore, ani pse kemi qenë në njëfarë ambienti monoetnik, domethënë krejt shqiptarë.

Ajo që po dua të them është se ne ishim fëmijë dhe rrebelimi ynë i bënte nervoz tej mase familjet tona, që me të drejtë frikësoheshin sepse në oborr të shkollës vinin njësitë speciale prej Pejës.

Pra, kundër protestave tona (idiotike), frikësoheshin prindërit, mësuesit. Në mesin e protestave tona, ka qenë njëfarë burri me plis në kokë e me shqiponjë në të.

Ai gjujke i pari me gurë, e shajke milicinë. Neve na frymëzojke shumë sepse edhe ishte burrë i pjekur edhe u dokke trim.

Disa herë e patën arrestu policia, e kur u kthejke ma i fuqishëm, na frymëzojke edhe më shumë.

Mundem ma ia përmend edhe emrin por nuk ka kuptim prej pasardhësve të tij.

Sidoqoftë, më vonë e kuptuam se ai kishte qenë agjent i Serbisë, agjent provokator i inflirtuar prej milicisë serbe, i UDB-së, me fjalë të tjera kishte qenë spiun.

Çka po du me thënë? Çkado që fluturon nuk hahet edhe ai që shanë më së shumti Serbinë më së shumti.

Sot është 80 vjetori i lindjes së Ibrahim Rugovës.

Ibrahim Rugova e ka sha Serbinë më së paku, por e ka dëmtu më së shumti.

Tani, kthehemi te tema e Ibër Lepencit. Xhelal Sveçla doli e tha se i kanë arrestuar tetë serbë të dyshuar për aktin terrorist.

Prej tetëve që tha Xhelali, sot vetëm njëri është në burg.

Akshamin kur ka dalë sulmi terrorist, doli Kurti, i shajti krejt, i shajti gazetarët, portalët e tha Serbia e ka bë dhe përveç tjerash, tha ‘janë arrest edhe serbët’.

‘Sulm ndaj infrastrukturës kritike” – theksi duhet të vendoset te kjo ‘kritike’.

Po duan të na lënë pa ujë, pa rrymë, pa nxemje.

Secilit prej neve që e kish dëgju vetëm zërin e kryeministrit, e nuk do t’i shihte pamjet, secili prej neve do të ishte i bindur që ai detonim e ka çu hava atë hapësirë në një hapësirë në një perimetër prej 100 metra a më shumë.

Pamjet e treguan një birë e cila u sauna për 24 orë, masi punuan nja dhjetë burra.

Dëmi energjetik që u shkaktua prej sulmit, është kushedi sa herë më i vogël sesa dami që ia ka shkaktu Martin Berishaj e Nagip Krasniqi energjisë.

Mirëpo, vetë fjalët: shpërthim, dinamit, ekslpoziv, infrastrukturë kritike, ftohje e blloqeve të termocentraleve, ujë i pijes, ujitje, krejt munden me mendu prej kah mundet me ardhë ai sulm, kush mundet me na i bë krejt këto të zeza: Serbia.

Kushdo që mendon ndryshe, paguhet prej Serbisë.

Janë do tema që nuk ka nevojë as me diskutu, as me pasë fakte as me pasë prova.

Mjafton me thënë ai që bërtet i pari dhe më së shumti, ai është më patrioti.

Kushdo që mendon ndryshe, paguhet prej Serbisë, po don ta shfajësojë Serbinë, edhe po don ta sulmojë kryeministrin e vendit.

Unë e kuptoj opozitën që kjo temë e zë në pozitë të palakmueshme dhe mandej, këta ia turrin atë militantin e verbër.

Fatbardhësisht, unë nuk këroj vota, nuk kam dalë me kërku vota prandaj jam i lirë t’i them mendimet e mia qysh du, qysh unë e shoh.

Krejt veprimtaria aktuale e mediave, është në baza vullnetare, me dashtë na lexon, me dashtë nuk na lexon, plus që nuk na paguan qeveria.

Qysh unë e shoh, kjo më ndihmon mu t’i them opinionet e mia, të bazuara në fakte e jo në besime sepse këtu më ndihmon edhe e kaluara ime, e atij burrit që ka dalë ka bërtitë më së shumti kundër Serbisë, e në fund doli që ishte spiun i Serbisë.

Pra, unë mendoj që Vuçiqit dhe Serbisë më së shumti i ndihmon ai që i arreston tetë serbë, e mandej i lirion të tanë, shtatë (ndoshta edhe të tetin e lirojnë).

Vuçiqit dhe Serbisë i ndihmon ai që në natën kritike, del e bërtet që Serbia e ka kry këtë vepër, në mënyrë që ta pushtojë skenën politike në vendin tonë, ndërkaq kur takohet me ambasadorët e QUINT-it, thotë: “…besojmë se Serbia e ka kry” .

Nuk është argument valid ligjor, nuk është argument as fakti që Rusia e paska sulmu Ukrainën në infrastrukturë kritike një natë më herët edhe tash Serbia na sulmoi neve dhe këtu është lidhja.

Lypet më shumë se kaq.

Mirëpo, Albini nuk e ka hallin te fitorja diplomatike. E ka hallin të fitorja politike.

As nuk e ka hallin e fakteve të sulmit terrorist, por e ka hallin te votat e 9 shkurtit.

Ai nuk mërzitet a izolohet Kosova, për sa kohë mund të udhëtojë personalisht në Norvegji dhe në Greqi.

Çdo dështim personal në raportin tonë me Serbinë para bashkësisë ndërkombëtare, ai duke e njoftë votuesin dhe xhematin e vetë, e shet si një padrejtësi të radhës të Evropës kurvë ndaj popullit të lashtë dhe fisnik iliro-shqiptar, e do-do që thonë edhe pellazg.

Pas sulmit terrorist në veri, vitin e kaluar, Kosova doli më e izoluar ndërkombëtarisht sesa para sulmit.

Gjithashtu, në përputhje të plotë me agjendën dhe planin serb, shqiptarët kanë vazhduar të jenë më armiqësor dhe më të dyshimtë me perëndimin sesa para datës 14 shkurt 2021.

Fillimisht, shqiptarët ishin kundër Trumpit, e mandej u bënë edhe kundër Bidenit.

Pra, ndalu dhe mendo mirë, se çka kish dashtë Serbia me ndodhë me neve.

Ju tregoj, me na ndryshu kulturalisht, ta zhbëjë punën që është bë në 30 apo 40 vitet e fundit.

T’i kthejë shqiptarët fillimisht si politikë, e mandej edhe si shoqëri kundër Perëndimit.

Këto s’do të mund t’i bënte Shefqet Krasniqi sepse njerëzit do të thonin se po e bën për shkak të fesë.

Këtë po e bën vetëm një mendje djallëzore sikur kjo e Kurtit, i cili veç rrobat i ka ‘alla franga’.

Pra, Serbisë më së shumti i shërben duke iu dokë që je armiku kryesor i Serbisë.

Kushdo që sado pak i beson ideologjisë dhe veprimtarisë së Ibrahim Rugovës, kushdo që për çfarëdo arsye është i lidhur me luftën e UÇK-së, por që e mbështet Albin Kurtin, la ta di se është në trenin e gabuar dhe sa më herët që zbret prej atij treni, është më mirë për të por edhe për vendin.

JU REKOMANDOJMË

Riprodhimi i rehatisë përmes pasivitetit

Riprodhimi i rehatisë përmes pasivitetit
07/11/2026 - 17:44

Shkruan: Astrit Bunjaku Individi mund t’i njohë kontradiktat e realitetit dhe përsëri të marrë pjesë në riprodhimin e tyre. Pikërisht këtu qëndron një nga idetë më provokuese të...

Më shumëDetails

Vetërregullimi si domosdoshmëri përballë sfidave me mediat online, rrjetet sociale dhe AI-në

Vetërregullimi si domosdoshmëri përballë sfidave me mediat online, rrjetet sociale dhe AI-në
06/11/2026 - 10:56

Shkruan: Visar Duriqi Në Kosovë lajmi shpesh garon me lajmin. Portali me portalin. Titulli me titullin. Shpejtësia me shpejtësinë. Në këtë garë, ajo që humbet e para është...

Më shumëDetails

Arlinda u vra, shteti po jep shpjegime

Arlinda u vra, shteti po jep shpjegime
02/11/2026 - 13:15

Shkruan: Ardita Dushi Ka tragjedi që zbulojnë më shumë për natyrën e një shteti sesa vite të tëra debatesh politike. Vrasja e Arlinda Zekajt është njëra prej tyre....

Më shumëDetails

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekës – një akuzë e rëndë ndaj papërgjegjësisë institucionale!

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekës – një akuzë e rëndë ndaj papërgjegjësisë institucionale!
31/10/2026 - 10:53

Shkruan: Bedri Elezi Rasti tragjik i vrasjes së Arlinda Zekës nuk është vetëm një krim që duhet të tronditë ndërgjegjen e shoqërisë sonë. Ai është edhe një moment...

Më shumëDetails

Pesë ditë në Izrael

Pesë ditë në Izrael
28/10/2026 - 15:37

Me ftesë të Ministrisë së Jashtme të Izraelit dhe me mbështetjen e Qendrës për Ndikimin Hebraik (Center for Jewish Impact – CJI), nga data 11 deri më 16...

Më shumëDetails

Rama nuk duhet të dorëhiqet, por duhet të shkojë në zgjedhje

Lumiri fitoi. LDK humbi. Albini qeshi.
18/10/2026 - 15:49

Shkruan Baton Haxhiu Dhuna nuk mund të vendosë kush qeveris. Por as refuzimi i dhunës nuk mund t’i shërbejë pushtetit për të shmangur krizën e besimit. Përgjigjen duhet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime

    Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Del emri i punonjësit të bankës që dyshohet se hyri në llogarinë e Përparim Ramës

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    241 Shpërndaje
    Shpërndaje 96 Tweet 60
  • Nora Istrefi blen këpucë me çmim marramendës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • MONUNI i Idrizit akuzon AUV-në e udhëhequr nga Çerkini për alarm të panevojshëm, pretendon se analizat matën parametra të ndryshëm dhe iu dëmtua reputacioni

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë