Eugen Cakolli nga KDI në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic’ ka folur në lidhje me ngërçin institucional në vend.
Cakolli tha se jemi larg zgjedhjeve dhe po ashtu zgjidhjes së ngërçit politik.
Ai renditi arsyet pse zgjedhjet e përgjithshme parlamentare nuk janë afër.
” Unë besoj se jemi larg zgjedhjeve dhe po ashtu zgjidhjes së ngërçit politik. Në situatën në të cilën ndodhemi zgjidhja duket vështirë e arritshme të paktën duke patur parasysh qëndrimin politik të Lëvizjes Vetëvendosje e cila deri më tani më shumë ka bërë veprime sa për të vendosur ‘tika’ në kuadër të obligimeve që Gjykata Kushtetuese ja ka përcaktuar për të bërë konsultat e nevojshme por që në anë tjetër asnjë prej tyre nuk janë të sinqerta dhe as efektive për të arritur synimin e përcaktuar nga ana e vetë Gjykatës Kushtetuese pra që Kuvendi të konstituohet brenda 30 ditësh”
“Në anën tjetër zgjedhjet duken edhe më e largët si opsion për shkak të dy arsyeve…e para ende është e paqartë se çfarë do të ndodhë pas 30 ditëve dhe vetë diskutimet se çfarë duhet të ndodhë pas 30 ditëve e jo çfarë duhet të ndodhë tani janë pjesë edevijimit të cilën janë duke e imponuar partitë e sidomos LVV-ja. Rrjedhimisht edhe opsioni i zgjedhjeve nuk duket i mundshëm për të paktën edhe një ose dy muajt e ardhshëm që i bie që edhe nëse do të ketë një opsion të tillë do të nevojiten shumë konsulta, eventualisht ankesë në Gjykatën Kushtetuese që tek nga fundi i verës të kemi një vendim të kësaj gjykate apo darkodim nga ana e partive politike që me konsensus të konstituojnë Kuvendin për t’a shpërndarë atë pas mbledhjes konstituive” tha Cakolli në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.