Eugen Cakolli nga KDI ka theksuar se mandati i Qeverisë është i lidhur drejtpërdrejt me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, dhe jo me përfundimin e katër viteve nga konstituimi i Kuvendit.
Ai shtoi se Qeveria aktuale ka të drejtë të ushtrojë kompetencat e saj deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ-ja.
Për të kaluar në statusin e “Qeverisë në detyrë”, anëtarët e kabinetit që janë zgjedhur deputetë duhet të japin dorëheqje.
E plotë:
Mandati i Qeverisë lidhet drejtpërdrejt me mandatin e Kuvendit, i cili përfundon me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, jo me përmbushjen e katër viteve nga konstituimi i Kuvendit (22 mars).
Prandaj, Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ-ja.
Anëtarët e kabinetit qeveritar që janë zgjedhur deputetë duhet të japin dorëheqje para certifikimit të rezultateve. Vetëm atëherë, Qeveria kalon në statusin e “Qeverisë në detyrë” – derisa të zgjidhet Qeveria e re.