Eugen Cakolli nga IKD ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.
Cakolli ka thënë se vendimi nuk lejon më që të ketë zvarritje të forimit të institucioneve.
Megjithatë ai thotë se Kushtetuesja s’ka sqaruar se kush i cakton zgjedhjet e reja në rast se do të dështojë zgjedhja e Presidentit të ri më 6 tetor.
Reagimi I plotë:
Praktikisht, Gjykata Kushtetuese paska thënë se pas zgjedhjeve, institucionet përkatëse duhet të zgjedhen dhe formohen brenda një kornize ~90 ditëshe pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja.
Kjo, ndonëse e relativizon shkeljen e afatit 30-ditor për konstituimin, e pamundëson zvarritjen e pakontrolluar të formimit të institucioneve përmes moskonstituimit të Kuvendit, duke përcaktuar si pasojë fillimin e rrjedhjes së afateve tjera kushtetuese.
Në rastin aktual, çështja e diskutueshme dhe e patrajtuar nga Gjykata Kushtetuese mbetet se, sot dy javë (7 tetor), kush do ta caktojë 8 ose 15 nëntorin si datë të zgjedhjeve të reja, nëse eventualisht nuk arrihet të zgjedhet suksesshëm Presidenti













