Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Cana: Turqia mbetet favorite e madhe, por futbollistët e Kosovës kanë bërë diçka të jashtëzakonshme

31/03/2026 - 12:43
në Sport
A A
Cana: Turqia mbetet favorite e madhe, por futbollistët e Kosovës kanë bërë diçka të jashtëzakonshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lorik Cana ka folur për ndeshjen mes Kosovës dhe Turqisë, që zhvillohet me fillim nga ora 20:45 sonte në “Fadil Vokrri”.

Ish-kapiteni legjendar i Kombëtares së Shqipërisë ka thënë se emocione do të ketë edhe ai, si të gjithë shqiptarët, teksa tregoi nëse i vjen keq që nuk ka luajtur për Kosovën.

“Do të kemi të gjithë emocione, pavarësisht nga çfarë troje shqiptare jemi. Por ne që jemi nga Kosova, të lindur dhe rritur atje, mbetet më e veçantë për ne, kjo është e pamohueshme”, tha fillimisht Cana.

Të vjen keq që nuk ke veshur fanellën e Kosovës? “Besoj se secili në një moment jeton një kapitull dhe atë kapitull duhet ta përmbushë në mënyrën më të mirë. Ne kemi përjetuar një kapitull ku kemi shndërruar një ëndërr të shqiptarëve për t’u përfaqësuar me një simbol kombëtar dhe me një fanellë kombëtare, dhe jo vetëm shqiptarët e Kosovës, por edhe ata të Maqedonisë dhe Luginës. Sonte është një kapitull tjetër, ku janë djem kryesisht disa të rritur në Kosovë pas luftës dhe disa të tjerë të rritur në diasporë. Sonte mund ta arrijnë një nga gjërat më të rëndësishme për Kosovën; ndoshta pas shpalljes së pavarësisë është ngjarja më e rëndësishme për afirmimin e Kosovës”, tha Cana.

42-vjeçari shtoi se Turqia mbetet favorite e madhe për këtë takim, por te Kosova ka një forcë të madhe.

“Turqia mbetet favorite e madhe. Si përvojë, si teknikë, si nivel, Turqia mbetet favorite e madhe. Por forca e kësaj Kosove, duke filluar pas ndeshjes me Zvicrën, ka ndryshuar diçka te Kosova. Jo vetëm në mënyrë taktike, jo vetëm një dorë dhe një meritë e jashtëzakonshme e trajnerit, por ka ndryshuar diçka te ekipi, ku ka gjetur një vetëbesim, një shpirt luftarak dhe është me plot meritë, sepse ka bërë një fazë kualifikuese të jashtëzakonshme pasi fituan në Slloveni dhe Suedi, pasi eliminuan një Sllovaki të fortë dhe tani i mbetet shkalla e fundit, ku është edhe më e bukura, edhe më e vështira”, vazhdoi tutje Cana për Euronews Albania.

Ish-kapiteni legjendar i Kombëtares së Shqipërisë tha se futbollistët e Kosovës kanë bërë diçka të jashtëzakonshme.

“Ajo çka i bën gjithmonë të fortë është çka kemi realizuar ne. Le ta kuptojnë se çfarë fati kanë dhe çfarë përgjegjësie kanë ta përfaqësojnë vendin e vet. Pavarësisht se çfarë rrugëtimi kanë pasur duke u rritur dhe u zhvilluar në vendet e tjera, në momentin që ti kupton përgjegjësinë dhe fatin që ke për të luajtur për shtetin e Kosovës, me gjithë historinë e shkurtër që ka pasur, ajo të bën të kalosh mbi të menduarit si futbollist. Këta djem kanë bërë diçka të jashtëzakonshme”, tha ndër të tjera Lorik Cana.

JU REKOMANDOJMË

Vitinha shpallet lojtari i ndeshjes, në finale ndaj Arsenalit

Vitinha shpallet lojtari i ndeshjes, në finale ndaj Arsenalit
30/05/2026 - 22:13

UEFA ka shpallur “Lojtarin e Ndeshjes” të finales së Ligës së Kampionëve mes Arsenalit dhe Paris Saint-Germainit. Çmimi si “lojtari më i mirë” i finales i shkoi mesfushorit...

Më shumëDetails

GOOOOL: Arsenali sheh historinë para syve, merr avantazhin ndaj PSG-së në finale

GOOOOL: Arsenali sheh historinë para syve, merr avantazhin ndaj PSG-së në finale
30/05/2026 - 18:19

Arsenali ka kaluar në avantazh ndaj PSG-së. Skuadra angleze ka realizuar gol të bukur në minutën e 5-të. Rezultati tashmë është 0 me 1 në finalen e madhe...

Më shumëDetails

Një fitore larg historisë, PSG synon të barazojë rekordin e Real Madridit

Një fitore larg historisë, PSG synon të barazojë rekordin e Real Madridit
30/05/2026 - 16:47

Mbrëmja e sotme mund të rezultojë historike për Paris Saint-Germain. Skuadra franceze do të zbresë në fushë në finalen e UEFA Champions League kundër Arsenalit me mundësinë për...

Më shumëDetails

Lamine Yamal flet për kombëtaret favorite në Kupën e Botës

Lamine Yamal flet për kombëtaret favorite në Kupën e Botës
29/05/2026 - 21:38

Lamine Yamal ka folur për favoritët e Kupës së Botës, duke theksuar se të qenit favorit nuk garanton sukses në turne. “Të jesh favorit nuk do të thotë...

Më shumëDetails

Raportohet se Muriqi ka arritur marrëveshje me klubin e njohur

Raportohet se Muriqi ka arritur marrëveshje me klubin e njohur
29/05/2026 - 12:59

Vedat Muriqi duket se do të largohet nga Spanja gjatë kësaj vere. Pas disa sezoneve të kaluara në Mallorca, rënia e klubit nga liga ka bërë që sulmuesi...

Më shumëDetails

Ismet Munishin nuk e gënjen ndeshja e fundit, do të jetë më i kujdesshëm ndaj Dinamos

Ismet Munishin nuk e gënjen ndeshja e fundit, do të jetë më i kujdesshëm ndaj Dinamos
28/05/2026 - 20:45

Të premten në Klinë, në stadiumin 18 Qershori, Liria dhe Dinamo i Ferizajt, do të kenë përballjen e barazhit, se cila skuadër do të luaj ndeshjen e jetës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Lajm jo i mirë: Ky është çmimi i naftës për sot

    Lirohet nafta: Ja çmimi i sotit, që do të vlejë deri të hënën

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Asamblisti i VV-së në Ferizaj, Amir Rexhepi, kërcënohet nga oligarku Sokol Shabani

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Dështim total tubimi i AAK-së në Rahovec, pa Haradinajt duket se Ardian Gjini nuk do ta kaloj pragun zgjedhor prej 5%

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Gurthemeli para kontratës, beton jocilësor i themel-pllakës dhe dyshime për kurdisje në tenderin 2.1 milionë euro të Komunës së Skenderajt

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • PDK e udhëhoqi rreth 20 vite komunën, po Bedri Hamza mblodhi vetëm rreth 200 persona në tubimin në Shtime

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë