Diplomati dhe profesori universitar, Blerim Canaj ka thënë se paritë ish-opozitare janë futur në kurthin e Albin Kurtit.
Ai këtë e ka thënë duke komentuar veprimin për mosvotimin e kandidatit për nënkryetar nga Lista Serbe.
Canaj në emisionin “Ditari” në Tëvë1 ka thënë se sikur opozita do ta votonte kandidatin e Listës Serbe do të ishte e rrezikshme për të.
“Partitë opozitare janë në një situatë edhe të frikës dhe janë futur në kurthin e Albin Kurtit”. Paramendone një situatë për kundër faktit që Lista Serbe e ka shumicën e votës Serbe, si do të interpretohej vota e opozitës pro një kandidati të kësaj parite. Tani vota për Listën Serbe do të ishte e rrezikshme për paritë opozitare dhe e kishin frikën të mos e shtynin procesin tutje”, ka thënë ai.
Canaj ka thënë se pavarësisht zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, legjislativi do të jetë peng i vullnetit të Vetëvendosjes deri në zgjidhjen e ngërçit me Listën Serbe.
“Dje është bërë e qartë që PDK do ta voton Dimal Bashën për kryetar të Kuvendit, pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, Kuvendi edhe tutje do të qëndron në ngërç deri sa të jemi brenda vullnetit të partisë fituese që ta zgjidh këtë ngërç pikërisht për shkak të sjelljes në raport me Listën Serbe. Po e shohim një betejë e cila nuk po më duket serioze por zhvendosje e fushatave zgjedhore dhe komunale edhe eventualisht edhe ato që na dërgojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë Canaj.