Joao Cancelo hyn në histori të futbollit evropian, pasi u bë lojtari i parë që fiton tituj kampioni në katër nga pesë ligat më të forta të Evropës.
Mbrojtësi portugez e arriti këtë rekord pasi fitoi La Ligan me FC Barcelona, duke shtuar Spanjën në koleksionin e tij të trofeve.
Klubet me të cilat Cancelo fitoi tituj kampioni janë:
Juventus FC – Serie A (2018/19)
Manchester City F.C. – Premier League (tri herë)
FC Bayern Munich – Bundesliga (2022/23)
FC Barcelona – La Liga (2025/26)
Përveç këtyre, Cancelo kishte fituar edhe kampionatin portugez me S.L. Benfica në fillimet e karrierës së tij.












