Cardi B u fotografua duke hedhur një mikrofon ndaj një anëtari të audiencës, i cili i hodhi një pije asaj, disa orë pasi hodhi një mikrofon tjetër në një DJ në Las Vegas.
Interpretuesja e hitit “WAP”, 30 vjeçe, u pa duke hedhur mikrofonin nga skena pasi u spërkat nga një pije e hedhur nga një fans, në një video të shpërndarë nga Pop Base në Twitter të shtunën, shkruan DailyMail.
Nuk ishte hera e parë që këtë fundjavë reperja – e cila sapo publikoi një këngë të re me bashkëshortin e saj Offset të titulluar “Jealousy” – vendosi të përdorë mikrofonin e saj për diçka tjetër përveç këndimit.
Një natë më parë, Cardi po performonte në “Drai’s Beach Club” kur ajo u acarua pasi DJ dyshohej se ia kishte ndërprerë këngët shumë herët.
Në një klip të shpërndarë në rrjetet sociale, artistja shihet duke bërtitur emrin e saj përpara se të kthehej dhe të hidhte mikrofonin në drejtim të DJ-it, sikur të ishte duke hedhur një top futbolli, përpara se të dilte nga skena.