Dani Carvajal luajti ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Real Madridit.
Spanjolli, largohet si legjendë pas 13 vitesh si lojtar startues në skuadër.
Ai u largua në minutën e 82-të, ku përpos bashkëlojtarëve të tij edhe lojtarët e Athletic Bilbaos i bënë gardën e nderit 2-shit madrilen.
Carvajal, e mbyll kështu me 451 paraqitje ku arriti të fitonte gjithçka me “Los Blancos”.













