Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çeku kundër Ademit: Letër urgjente UEFA-s dhe FIFA-s për “kapjen” e procesit zgjedhor në FFK

23/01/2026 - 15:20
në Lajme
A A
Çeku kundër Ademit: Letër urgjente UEFA-s dhe FIFA-s për “kapjen” e procesit zgjedhor në FFK
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në një shkresë zyrtare të siguruar nga Gazeta Insajderi, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i është drejtuar krerëve të lartë të UEFA-s dhe FIFA-s me një “Njoftim Shqetësimi”. Ai denoncon dështimin e Federatës së Futbollit të Kosovës për të përmbushur kriteret ligjore dhe tentativën për të mbajtur një proces zgjedhor të manipuluar e antidemokratik.

Gazeta Insajderi ka siguruar dokumentin e plotë ku Ministri Hajrulla Çeku u drejtohet Sekretarit të Përgjithshëm të UEFA-s, Theodore Theodoridis dhe atij të FIFA-s, Mattias Grafström.

Në këtë letër, MCYS shpreh shqetësim të thellë për situatën në FFK, duke theksuar se federata ka injoruar marrëveshjet për harmonizimin e statutit dhe po shkon drejt zgjedhjeve të planifikuara për 5 shkurt 2025, pa plotësuar kushtet ligjore.

Pika më kritike e denoncimit të Çekut lidhet me standardet demokratike të kandidaturës për President të FFK-së. Sipas shkresës, FFK ka vendosur një “kurth” statutar: Federata ka rreth 40 anëtarë në total, por vetëm rreth 26 janë të licencuar dhe kanë të drejtë vote, për të kandiduar për President, kërkohen 15 nënshkrime mbështetëse.

Ministri Çeku potencon se ky raport matematikisht pamundëson garën: “Në praktikë, kjo dispozitë rezulton në lejimin de facto të vetëm një kandidateje, duke eliminuar konkurrencën dhe duke minuar parimet themelore të zgjedhjeve demokratike”.

Sipas dokumentit, kjo kërkesë ishte udhëzuar të hiqej nga grupet punuese të UEFA/FIFA, por FFK e ka mbajtur në versionin final të Nenit 32.

Në shkresë, Ministria akuzon FFK-në për dezinformim. Derisa FFK pretendon publikisht se “nuk ka më kërkesa nga UEFA dhe FIFA” dhe se çështjet janë mbyllur në vitin 2025, MCYS e demanton këtë, duke thënë se pretendimet e federatës janë të pasakta dhe se harmonizimi statutar nuk ka ndodhur kurrë.

Sipas ministrit, FFK nuk ka zbatuar ndryshimet statutore brenda afatit 6-mujor të rënë dakord që nga viti 2023, procesi i licencimit nuk ka përfunduar për 7 shoqata rajonale dhe disa klube profesionale, kusht ky i vendosur nga MKRS.

Ministri pyet drejtpërdrejt UEFA-n dhe FIFA-n nëse ky mekanizëm i “nënshkrimeve bllokuese” është në harmoni me parimet e qeverisjes së mirë dhe mosdiskriminimit.

Ministri Çeku ka kërkuar zyrtarisht nga UEFA dhe FIFA që të ndërhyjnë për të sqaruar këto pika dhe ka kërkuar që: FFK të diskutojë dhe harmonizojë urgjentisht vërejtjet e lartpërmendura, të zgjidhet çështja e licencimit të shoqatave rajonale si dhe asambleja Zgjedhore të mos konvokohet pa u verifikuar përputhshmëria ligjore.

“MKRS ka obligim ligjor të kërkojë nga federatat harmonizimin e akteve të tyre me ligjin… ky veprim nuk është ndërhyrje në autonomi, por mbrojtje e ligjshmërisë dhe integritetit institucional,” thuhet në shkresë.

JU REKOMANDOJMË

Një komisioner vendosi të bashkëpunojë me Prokurorinë, tregoi për dhënie e marrje ryshfeti për manipulim votash
Lajme

Një komisioner vendosi të bashkëpunojë me Prokurorinë, tregoi për dhënie e marrje ryshfeti për manipulim votash

23/01/2026 - 16:18
Familjarë e të afërm në mesin e 109 të arrestuarve për keqpërdorim të votave në Prizren
Kryesore

Familjarë e të afërm në mesin e 109 të arrestuarve për keqpërdorim të votave në Prizren

23/01/2026 - 16:02
Kryeprokurori Kryeziu: Katër subjektet e mëdha të përfshira në manipulimin e votave të kandidatëve
Kryesore

Kryeprokurori Kryeziu: Do të ftohen për intervistim edhe kandidatët për deputetë

23/01/2026 - 15:56
A ka familjarë të kandidatëve për deputetë të arrestuar? – Përgjigjet Kryeprokurori, jep edhe shifrat e votave të manipuluara
Kryesore

A ka familjarë të kandidatëve për deputetë të arrestuar? – Përgjigjet Kryeprokurori, jep edhe shifrat e votave të manipuluara

23/01/2026 - 15:47
Kryeprokurori Kryeziu: Katër subjektet e mëdha të përfshira në manipulimin e votave të kandidatëve
Kryesore

Kryeprokurori Kryeziu: Katër subjektet e mëdha të përfshira në manipulimin e votave të kandidatëve

23/01/2026 - 15:41
Spitali i ri i gjinekologjisë në Prishtinë që do të ndërtohet nga Emiratet, nis procesi i përzgjedhjes së lokacionit
Lajme

Spitali i ri i gjinekologjisë në Prishtinë që do të ndërtohet nga Emiratet, nis procesi i përzgjedhjes së lokacionit

23/01/2026 - 14:59

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nusja e Jasharëve, kush është bukuroshja që i vodhi zemrën Hamzës së ri

    Nusja e Jasharëve, kush është bukuroshja që i vodhi zemrën Hamzës së ri

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Rinumërimi në Skenderaj, këto janë ndryshimet te votat e kandidatëve

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Familjarët e Labinot Rexhës dalin me reagim të ashpër: Ta nxjerrin keq …

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Arrestohet edhe një komisionere e VV-së për manipulim votash

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Rinumërohen rreth 45% e votave – kështu qëndron rezultati

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë