Avokati Artan Çerkini, ka folur mbi refuzimin që Gjykata Speciale ia ka bërë kërkesës së ish-presidentit Hashim Thaçi që ta vizitojë babanë e tij të sëmurë.
“Prandaj nuk ka pasur arsye që t’i refuzohet Thaçit kërkesa për vizitë. Besoj që mbrojtja e Thaçit i ka përdorur mjetet juridike në kuadër të kornizës ligjore aktuale të Dhomave të Specializuara. Mos të harrojmë se aty ekziston edhe një Avokat i Popullit, të cilit mund t’i adresohen të gjitha pretendimet për shkelje të të drejtave të njeriut”, tha Çerkini në “DPT te Fidani” në Klan Kosova
Më tej, Çerkini tha se mendon që me refuzimin e kërkesës për vizitë te babait të tij të sëmurë, Specialja ka bërë shkelje të të drejtave humanitare ndaj Thaçit.
“Besoj se Thaçi, përmes mbrojtjes së tij e ka ngritur këtë çështje në zyrën e Avokatit të Popullit, pasi shkelja ka të bëjë me shkelje e një të drejte humanitare dhe të presim reagimin e atij mekanizmi”.
“Mendoj se është shkelur e drejta humanitare ndaj Thaçit, pasi në dy vizitat e lejuara që Thaçi i ka lejuar si vizita humanitare, ai nuk e ka shkelur asnjë pikë të kufizimit”, tha ai.