Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Financial Times: Dokumenti i marrëveshjes për mineralet midis Ukrainës dhe ShBA-së “s’përmend asnjë garanci sigurie”

25/02/2025 - 22:47
në Kryesore, Lajme
A A
Financial Times: Dokumenti i marrëveshjes për mineralet midis Ukrainës dhe ShBA-së “s’përmend asnjë garanci sigurie”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina janë pajtuar për kushtet e një marrëveshjeje për mineralet, e cila konsiderohet thelbësore për përpjekjet e Kievit për të siguruar mbështetjen amerikane, ndërsa presidenti Donald Trump synon t’i japë fund shpejt luftës me Rusinë, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Sipas Financial Times, zyrtarët ukrainas kanë konfirmuar se Kievi është i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjen për shfrytëzimin e përbashkët të burimeve minerale, përfshirë naftën dhe gazin.

Versioni përfundimtar i marrëveshjes, i datës 24 shkurt, parashikon krijimin e një fondi ku Ukraina do të kontribuojë me 50 për qind të të ardhurave nga “monetizimi i ardhshëm” i burimeve minerale shtetërore, përfshirë naftën dhe gazin, si dhe infrastrukturën e lidhur me to. Ky fond do të investojë në projekte brenda Ukrainës.

Marrëveshja përjashton burimet minerale që tashmë gjenerojnë të ardhura për qeverinë ukrainase, që do të thotë se nuk prek aktivitetet ekzistuese të kompanive kryesore energjetike si Naftogaz apo Ukrnafta.

Megjithatë, dokumenti nuk përmend asnjë garanci sigurie nga ShBA, një kërkesë që Kievi e kishte bërë fillimisht si kusht për marrëveshjen. Po ashtu, detaje të rëndësishme si pjesa e SHBA-së në fond dhe termat e “bashkëpronësisë” mbeten për t’u përcaktuar në marrëveshje të mëvonshme.

“Marrëveshja për mineralet është vetëm një pjesë e panoramës. Ne kemi dëgjuar disa herë nga administrata amerikane se kjo është pjesë e një kuadri më të gjerë,” tha Olha Stefanishyna, zëvendëskryeministre dhe ministre e Drejtësisë e Ukrainës, e cila ka udhëhequr negociatat, për Financial Times të martën.

Në dritën e këtyre zhvillimeve, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, pritet të udhëtojë të premten drejt Uashingtonit për një takim me presidentin amerikan, Donald Trump.

Trump dhe Zelenskiy kanë shkëmbyer deklarata të ashpra së fundmi, me presidentin amerikan që e cilësoi homologun e tij si një “diktator të papëlqyer”, ndërsa Zelenskiy e akuzoi Trumpin se po jeton në një “flluskë dezinformimi”.

JU REKOMANDOJMË

“Nerva po më shkojnë”, Kajtazi i ashpër me BE-në: Nuk po reagon për kapjen e shtetit nga Kurti

Albini që e doja”: Kajtazi ia kthen Kurtit një shkrim të 2019-ës për pabarazinë dhe varfërfinë
23/07/2026 - 21:23

Gazetari dhe opinionisti Vehbi Kajtazi është shprehur kritik ndaj reagimit të shteteve të BE-së për rrënimin e vilave buzë liqenit të Ujmanit. Kajtazi ka thënë se shtetet e...

Më shumëDetails

Euroja ndryshon pamje pas më shumë se 20 vitesh

Euroja ndryshon pamje pas më shumë se 20 vitesh
23/07/2026 - 21:08

Për herë të parë që nga lindja e euros, kartëmonedhat e monedhës së përbashkët po përgatiten të ndryshojnë pamje. Më 23 korrik, Banka Qendrore Evropiane do të prezantojë...

Më shumëDetails

38 vjeçari gjendet i vdekur në banesën e tij në Gjilan, Policia: Nga hetimet e deritanishme s’ka elemente të veprës penale

Dyshohet se kanosi dy zyrtarë policorë, arres’tohet dhe suspendohet polici në Fushë Kosovë
23/07/2026 - 21:00

Një person 38-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Gjilan, të enjten rreth orës 18:26. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Valon Osmani, zëdhënësi...

Më shumëDetails

Qeveria amerikane paralajmëron se hakerë të lidhur me Iranin po ndërpresin shërbimet e ujit dhe energjisë

Qeveria amerikane paralajmëron se hakerë të lidhur me Iranin po ndërpresin shërbimet e ujit dhe energjisë
23/07/2026 - 20:47

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka lëshuar një paralajmërim se hakerë të mbështetur nga shteti iranian po ndërhyjnë në sistemet e kontrollit industrial të furnizuesve amerikanë të ujit...

Më shumëDetails

Prokuroria e Pejës jep detaje për vrasjen aksidentale që ndodhi në bjeshkët e Deçanit

Prokuroria e Pejës jep detaje për vrasjen aksidentale që ndodhi në bjeshkët e Deçanit
23/07/2026 - 20:01

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se ka ndaluar për 48 orë një person të dyshuar për veprat penale “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Mbajtja në pronësi,...

Më shumëDetails

Zyra e BE reagon pas postimeve të deputetëve te VV, u kërkon partive të mos i bëhet presion KGJK’së për gjyqtarët serbë

Zyra e BE reagon pas postimeve të deputetëve te VV, u kërkon partive të mos i bëhet presion KGJK’së për gjyqtarët serbë
23/07/2026 - 19:46

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike që të përmbahen nga ushtrimi i presionit ndaj Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia deklarohet për Veriu.info për plagosjen në Vushtrri: I dyshuari gjendet në arrati (Video)

    Policia deklarohet për Veriu.info për plagosjen në Vushtrri: I dyshuari gjendet në arrati (Video)

    186 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 47
  • Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, një grua humb jetën!

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • LAJMI I FUNDIT: Plagoset një person në Vushtrri

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Dr. Gëzim Bajrami sfidon vendimin e shtetit, kryen analiza në poliklinikë edhe pas pezullimit të veprimtarisë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Aksioni në MPB – Këta janë zyrtarët dhe biznesmeni që përfunduan në pranga për dallavere me lejeqëndrim

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë