Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çështja e Urës së Ibrit u bë temë në Bruksel, Bislimi insistoi që të hapet, Petkoviq e qiti një kusht

17/09/2024 - 18:43
në Kryesore, Lajme
A A
Çështja e Urës së Ibrit u bë temë në Bruksel, Bislimi insistoi që të hapet, Petkoviq e qiti një kusht
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq ishin në Bruksel për rundin e radhës të dialogut Kosovë – Serbi. Ndonëse s’u takuan me njëri-tjetrin, çështjen e urës së Ibrit ata e kanë diskutuar në takimet e tyre të ndara me ndërmjetësin europian, Miroslav Lajçak. Kryeministri Albin Kurti, siç ka thënë vetë së fundmi, po e pret QUINT-in dhe KFOR-in për hapjen e saj, ndërsa Presidentja Osmani tha se me insistimin e saj kjo çështje është hequr nga tryeza e bisedimeve në Bruksel.

Qeveria e Kosovës po përsërit qe disa muaj se ura mbi lumin Ibër do të hapet, ndërsa ndërkombëtarët po përpiqen po aq kohë ta bindin kryeministrin Albin Kurti që kjo të mos bëhet tash, duke paralajmëruar “rrezik të njëmendtë” për “dhunë dhe probleme tjera”.

Pas reagimeve të ashpra nga vendet e QUINT-it, Bashkimi Europian e NATO, Kurti tha së fundmi se i kanë bërë përgatitjet për hapjen e urës, por tha se “po i presim QUINT-in dhe KFOR-in”.

KFOR-i e ka shtuar praninë në dhe përreth urës kryesore mbi lumin Ibër, ndërsa kjo çështje u bë temë diskutimi sot në Bruksel.

Kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq ishin sot atje për rundin e ri të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ndërkombëtarët kanë insistuar vazhdimisht që çështja e hapjes së urës të diskutohet atje.

Pavarësisht se mungoi një takim trepalësh dhe Bislimi e Petkoviq s’u ulën përballë njëri-tjetrit, ata diskutuan sot për çështjen e urës me të dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Zyra e Kryeministrit tha në një komunikatë se “sa i përket urës mbi lumin Ibër, edhe për BE-në është e qartë që nuk ka alternativë tjetër përpos hapjes së urës”.

“Zëvendëskryeministri shtoi se edhe në Raportet e Komisionit Evropian që pas vitit 2014, BE-ja shprehet se ura duhet të hapet, pa vonesa të mëtejme. Ai tha se kjo çështje tashmë është trajtuar e dakorduar në Bruksel, në kuadër të procesit të dialogut, dhe se ajo duhet të hapet sipas marrëveshjes ekzistuese, ku edhe cilësohet si simbol i normalizimit”, u tha në komunikatën e ZKM-së.

Petkoviq, ndërkaq, tha se ka kërkuar ripërcaktim të kufirit që e ndan Mitrovicën e Jugut me Mitrovicën e Veriut si parakusht për hapjen e urës.

“Në pjesën ligjore kërkojmë respektimin e marrëveshjes ku insistojmë në demarkacion në zonën e Suhodollit si parakusht për hapjen e urës”, tha Petkoviq nga Brukseli, siç raportuan mediat në Beograd.

Komuna e Mitrovicës së Jugut këmbëngul moti se fshati Suhodoll i takon asaj, ndërkohë që të kundërtën e kanë pretenduar serbët që kanë udhëhequr me Komunën e Mitrovicës së Veriut.

Çështja e diskutimit në Kosovë për hapjen e urës kishte shkuar deri aty sa KFOR-i, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë ka paralajmëruar se nuk do të hezitojë të përballet me çfarëdo zhvillimi që mund të ndikojë në ambientin e sigurisë dhe stabilitetin rajonal.

“Ne nuk do të hezitojmë të përballemi me asnjë zhvillim që mund të ndikojë në ambientin e sigurisë dhe stabilitetin rajonal, duke respektuar plotësisht mandatin tonë që buron nga OKB-ja. Qëndrimi i KFOR-it ka qenë i qartë dhe konstant gjatë gjithë kohës”, thuhej në një komunikatë të KFOR-it më 6 kusht, kur Qeveria po e testonte qëndrueshmërinë e urës.

Çdo vendim në lidhje me hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër, KFOR-i thoshte se “duhet të bëhet përbrenda kornizës së dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës”.

Të gjitha vendet e QUINT-it (Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca dhe Italia) e kanë bërë të ditur se nuk e mbështesin hapjen e urës në këtë kohë. Ambasadorët e këtyre vendeve në fillim të gushtit ishin në Qeveri për një takim me Kurtin, i cili ua kishte paraqitur atyre planin për hapjen e urës.

Ura kishte shkaktuar edhe një përplasje në distancë ndërmjet Bislimit e Lajçakut, të cilët u takuan sot në Bruksel,

Lajçak, duke iu përgjigjur Bislimit, kishte thënë se nuk është e vërtetë që BE-ja është kundër hapjes së urës, duke paralajmëruar se në takimin e radhës çështja e urës së Ibrit do të ishte temë diskutimi.

JU REKOMANDOJMË

Mbyllja e zyrave postare në veri, Pacolli: Asgjë e keqe, herët apo vonë është dashur të ndodhë
Lajme

Pacolli shprehet skeptik: Kosova pa dialog strategjik me ShBA-në, s’ka të ardhme

12/09/2025 - 18:47
“Shpërthejnë” mediat në Serbi – Amerika ia ktheu shpinën Kosovës! – Bravo Albin Kurti!
Kryesore

“Shpërthejnë” mediat në Serbi – Amerika ia ktheu shpinën Kosovës! – Bravo Albin Kurti!

12/09/2025 - 18:35
Ky është personi që u plagos sonte në Prishtinë, njihet me nofkën ‘Canki’
Kryesore

Të shtëna me armë në Pejë – Plagoset një person, i dyshuari në kërkim nga policia

12/09/2025 - 18:20
Çitaku ia kthen Çekut: Kritika s’është për Asociacionin, por për dhunën, bombat, sharjet, vitet e humbura
Kryesore

Çitaku pas goditjes nga ShBA: Kosova më e izoluar se kurrë, nën masa të BE-së, me raporte të ftohte edhe me Shqipërinë

12/09/2025 - 18:03
Presidentja shpreh keqardhje për vendimin e ShBA-së: Do të angazhohem të rifillojë dialogu sa më shpejt
Lajme

Presidentja shpreh keqardhje për vendimin e ShBA-së: Do të angazhohem të rifillojë dialogu sa më shpejt

12/09/2025 - 17:49
Vëllai i Fitore Pacollit thotë se Amerika po e shtyn Kosovën të lëshojë pe përballë Serbisë
Kryesore

Vëllai i Fitore Pacollit thotë se Amerika po e shtyn Kosovën të lëshojë pe përballë Serbisë

12/09/2025 - 16:54

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Krasniqi: Kam mbijetuar armën më mizore të luftës, përdhunimin

    Krasniqi-Goodman pranon koment të tmerrshëm në Instagram, kërkon veprim nga autoritetet

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Pas pezullimit të Dialogut Strategjik, Krasniqi, Abdixhiku dhe Haradinaj thirren në ambasadën amerikane

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Goditje e madhe për Kosovën, ShBA pezullon Dialogun Strategjik për shkak të veprimeve të kryeministrit Albin Kurti

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Osmani foli për “gazetarë bashkëpunëtorë të Radojiçiqit”, Mefi paraqitet sikur e di kush janë: S’do të befasohemi me emrat

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Teshat te Valdrini, grimin te Sellma, kur shkon me Prindonin për SPA i qet krejt nga aty”, Berat Buzhala për privilegjet e Vjosa Osmanit

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë