Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Shpërthejnë” mediat në Serbi – Amerika ia ktheu shpinën Kosovës! – Bravo Albin Kurti!

12/09/2025 - 18:35
në Kryesore, Lajme
A A
“Shpërthejnë” mediat në Serbi – Amerika ia ktheu shpinën Kosovës! – Bravo Albin Kurti!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“ShBA-ja sapo i dha shuplakë Prishtinës: Suspendim, dhe atë pa afat”, është një titull i medias pro-qeveritare serbe, B92.

“Ndëshkim nga Uashingtoni. ShBA ndërpret bashkëpunimin me Prishtinën për shkak të Kurtit”, është titulli i artikullit të medias tjetër pro-qeveritare serbe “Alo”.

Ndërkaq media tjetër, po ashtu pro-qeveritare serbe, “Informer”, doli me këtë titull: “Fitore e vogël e diplomacisë serbe: Amerika ‘ia ftohu’ Kurtit, pezullon dialogun me Prishtinën”.

Këto janë disa prej titujve të mediave në Serbi pas njoftimit të ShBA-së se ka vendosur të pezullojë Dialogun Strategjik me Kosovën.

“Informer” shkruan se “kjo është gjë e madhe për Serbinë, e cila deri në fund të vitit nis dialogun strategjik me Amerikën”.

B92 thotë se kjo masë e ShBA-së vjen “pas ankesës së Listës Serbe për mënyrën e zgjedhjes së zëvendëskryetarit të Kuvendit nga komunitetet joshumicë”.

Edhe “Sputnik” në Serbi, që është degë e medias ruse me po të njëjtin emër, ka raportuar për këtë zhvillim, me titullin “Ekspres ndëshkim: ShBA-ja pezullon dialogun strategjik të planifikuar me Prishtinën”.

“Alo”, në artikullin e saj për këtë çështje, thotë se “ShBA-ja ka pezulluar dialogun strategjik me Prishtinën për shkak të provokimeve nga Albin Kurti”.

“Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të pezullojnë dialogun strategjik me Prishtinën për një kohë të pacaktuar, duke treguar qartë se janë të ngopur me tensionet dhe paqëndrueshmërinë e shkaktuar nga kryeministri Albin Kurti”, shkruan ky medium serb.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pezulluar Dialogun e Planifikuar Strategjik me Kosovën për shkak të Qeverisë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti. Veprimet e ekzekutivit kanë “rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë”, tha sot ambasada amerikane në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv

Dialogu ishte planifikuar për t’i forcuar lidhjet ekonomike dhe diplomatike, por si pasojë e Albin Kurtit, këto janë parë si sfida për përparim.

“Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e arritur ndër vite”, tha Ambasada.

Në postim u tha se ShBA-ja shpreson që këto përpjekje të vazhdojnë në të ardhmen, “kur kushtet të jenë të përshtatshme”.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të avancuar interesat e përbashkëta që ndajnë Shtetet e Bashkuara dhe populli i Kosovës. Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet mbi një synim të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si themel për mirëqenie të përbashkët ekonomike”, u tha në njoftimin e publikuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Çfarë është dialogu strategjik?

Dialogu strategjik është një proces që Departamenti amerikan i Shtetit në shumicën e rasteve zhvillon me vende të ndryshme të botës me synim avancimin e marrëdhënieve bilaterale.

Ky proces përfshin diskutime të nivelit të lartë mes dy vendeve që zhvillohen ose në Uashington, ose në vendin përkatës, mbi një gamë të gjerë temash si mbrojtja, siguria, mjedisi, energjia, bashkëpunimi ekonomik, etj.

Bazuar në informacionet nga Departamenti i Shtetit, Radio Evropa e Lirë konfirmoi se ShBA-ja ka zhvilluar dialog strategjik gjatë viteve të fundit me Francën, Mbretërinë e Bashkuar, Rumaninë, Austrinë, Poloninë, Slloveninë, Moldavinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Katarin, Omanin, Bahrejnin, Egjiptin, etj.

Në rajon, vetëm Maqedonia e Veriut ka hyrë në një dialog të tillë strategjik me ShBA-në. Takimi i parë u mbajt më 2 qershor 2022 në Uashington DC, dhe u drejtua nga ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, dhe ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Dr. Karen Donfried.

Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, më 6 gusht paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara dhe Serbia do të nisin dialog të përbashkët strategjik në fund të këtij viti.

ShBA-ja përfshihet në dialog strategjik jo vetëm me shtete, por edhe me organizata ose lëvizje të vendeve që ajo nuk i konsideron aleate, si Lëvizja demokratike bjelloruse e udhëhequr nga Sviatlana Tsikhanouskaya. /Klankosova.tv

JU REKOMANDOJMË

Mblidhet KQZ-ja: Në rend dite certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

Mblidhet KQZ-ja: Në rend dite certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve
08/07/2026 - 08:08

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve këtë të mërkurë do të mbajë mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit, mbledhja nis në orën 11:00, ndërsa në rendin e ditës është certifikimi i...

Më shumëDetails

SHBA’ja rifillon sulmet ndaj Iranit

SHBA’ja rifillon sulmet ndaj Iranit
07/07/2026 - 23:54

Ushtria amerikane ka nisur një seri sulmesh kundër Iranit, tha Komanda Qendrore e SHBA-së në një postim në X të martën, duke shtuar se sulmet ishin në përgjigje...

Më shumëDetails

Kamioni i djegur që bllokoj autostradën i përkiste kompanisë “Meli”, ishte i dedikuar për transport të kafshëve (Video)

Kamioni i djegur që bllokoj autostradën i përkiste kompanisë “Meli”, ishte i dedikuar për transport të kafshëve (Video)
07/07/2026 - 23:09

Në autostradën "Ibrahim Rugova" sot në orët e pasdites ishte shkaktuar bllokadë total për rreth një orë pas djegies së një kamioni për transportimin e kafshëve, raporton Veriu.info....

Më shumëDetails

Haradinaj kritikon Kurtin: Ai sorollatet në Greqi, Kosova mungon në Samitin e NATO-s

Haradinaj kritikon Kurtin: Ai sorollatet në Greqi, Kosova mungon në Samitin e NATO-s
07/07/2026 - 22:55

Daut Haradinaj ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke thënë se në kohën kur po mbahet Samiti i NATO-s në Ankara, Kosova po humb mundësi të rëndësishme...

Më shumëDetails

SHBA’ja ia merr licencën e shitjes së naftës Iranit, rriten çmimet

SHBA’ja ia merr licencën e shitjes së naftës Iranit, rriten çmimet
07/07/2026 - 22:43

Shtetet e Bashkuara revokuan të martën licenën e përgjithshme që autorizonte shitjen e naftës iraniane, pasi një zyrtar amerikan paralajmëroi se veprimet e Iranit në Ngushticën e Hormuzit...

Më shumëDetails

Canaj kritika opozitës: ‘Opozita s’ka kaqik as dije’

Canaj kritika opozitës: ‘Opozita s’ka kaqik as dije’
07/07/2026 - 22:30

Analisti Blerim Canaj në ”Click” ka kritikuar opozitën, duke vlerësuar se asaj i mungojnë vizioni dhe kapaciteti për të ndërtuar një kauzë politike që do t’i ofronte alternativë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Policia e Hungarisë zbulon kallashnikovë në autobusin e Meti Comerc nga Gjakova (Foto/Video)

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Dosja e kontrabandës me naftë- Zbulohet se çfarë gjeti prokuroria në lokacionet e bizneseve të familjes Mazrek në Mamushë

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ambasadori i Kosovës në Gjermani jep një “lajm të jashtëzakonshëm”

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kamioni i djegur që bllokoj autostradën i përkiste kompanisë “Meli”, ishte i dedikuar për transport të kafshëve (Video)

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë