Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çfarë dialogu

11/05/2022 - 19:59
në Opinione
A A
Çfarë dialogu
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Njëzet vjet pas konfliktit, dialogu do të duhej të paktën të ishte një banket njerëzor politik. Jo fushëbetejë ca liderësh të frustruar, të mbarsur me urrejtje, përçmim dhe jotolerancë, të mbështjellë nga pelerina e zezë e së ardhmes

Arben Idrizi

Në dialogun e pafundmë mes Kosovës dhe Serbisë ka pasur herë pas here ca momente kur është krijuar përshtypja sikur po gjendet zgjidhja – edhe pse me bukur paqartësi e pakënaqësi – përfundimtare (për aq sa – dhe si – mund të jetë përfundimtare diçka në këtë botë).

Zgjidhja, ajo zgjidhje, jo vetëm që është e domosdoshme në parim, por është e domosdoshme edhe në detyrim. Është njëri prej kushteve, pra, që të dy vendet të jenë pjesë e Bashkimit Evropian. Caku ideal i një të ardhmeje për secilin vend në vetvete, për vendet në konflikt të hapur a të ngrirë dhe për gjithë rajonin në përgjithësi.

Këtë, formalisht e deklarojnë edhe liderët e të dy vendeve, kurdo herë e kudo, cilëtdo qofshin.

Vetëm se tani gjërat pothuajse janë komplikuar frikshëm.

Përderisa në Serbi prej vitesh kanë një lider (ish zëdhënës i njërit prej kasapëve më të çmendur të rajonit), i cili edhe dialogun e sheh si luftë të vërtetë, të tijën personale dhe të vendit të tij, ndaj vendit përballë të cilit duhet të ulet në tavolinën e bisedimeve, në Kosovë tashmë kemi një lider i cili (nuk ka lidhje me Tiranën, por ka aq prirje tiranike) dialogun e sheh po ashtu si një luftë të vërtetë, të tijën personale dhe të vendit të tij, ndaj vendit përballë të cilit duhet të ulet në tavolinën e bisedimeve.

Vuçiqi është fashist, për aq sa ia lejon momenti dhe rrethanat. Kurti, po ashtu, është fashist, po aq sa ia lejon momenti dhe rrethanat. Asnjëri nuk mund të bëjnë më shumë se kaq; asnjëri nga ta nuk e lëshon nga dora as mundësinë më të vogël (e perverse) për ta bërë tërë atë që munden, kundër njëri-tjetrit.

Vuçiqi dhe Kurti janë kurorëzim fatal, dashuri perverse. Tërhiqen për t’u përjashtuar; ngjiten për t’u shkoqur; ngjizin për të abortuar; shfryhen për t’u mbingarkuar. Ata nuk bëjnë pa njëri-tjetrin, sepse nuk bëjnë për njëri-tjetrin. Paqja, përulja, toleranca nuk janë parime që i bëjnë të ndihen liderë. Është e kundërta: janë lufta, kacafytja, përçmimi, rivaliteti, si t’ia bëjnë tjetrit më të vështirë dhe më të pamundur janë elementet në e mbi të cilët janë gatuar dhe në e mbi të cilat mbijetojnë. Duke parë e konsideruar veten në qendër dhe tjetrin në asgjë. Ku tjetri nuk është, nuk vlen as nuk meriton asgjë, po në fund mund t’i lejohet, pas ndonjë detyrimi nga palët e treta më të forta, diçka e vogël që do ta bënte të ndihej përherë i poshtëruar, nëpërkëmbur dhe fatkeq. Ku vetja është viktimë e përhershme, i zgjedhur i përbotshëm, ai që është diçka, që vlen dhe meriton të gjithën, ose të paktën pothuajse të gjithën.

Askush nuk është në të vërtetë i interesuar as për dialog në vetvete as për zgjidhje të përkohshme a përfundimtare.

Këtë e kanë dëshmuar tashmë si me sharjet e fyerjet e ndërsjella, të vazhdueshme, si me qëndrimet e tyre në ato pak herë sa i kanë detyruar të ulen në një tavolinë, në të cilën duhej të uleshin të ndërthirrur, të kënaqur dhe përfaqësues.

Duhej të uleshin në cilësinë e përfaqësuesve të moderuar, të përulur dhe të dinjitetshëm. Të cilët e dinë se në bisedime të tilla duhet një respekt i pranueshëm i ndërsjellë, një mirëkuptim dhe një vizion për të ardhmen e përbashkët paqësore.

Natyrisht, gjithmonë duke e njohur të shkuarën. Duke i pranuar gabimet dhe fajet. Duke paguar të pagueshmen dhe duke siguruar të sigurueshmen. Njëzet vjet pas konfliktit, dialogu do të duhej të paktën të ishte një banket më njerëzor. Jo një fushëbetejë ca liderësh të frustruar, të mbarsur me urrejtje, përçmim dhe jotolerancë, të mbështjellë nga pelerina e zezë e së ardhmes.

JU REKOMANDOJMË

Çka (s’)na tha policia, pasi i vdiq ni qytetar në pranga?
Opinione

Çka (s’)na tha policia, pasi i vdiq ni qytetar në pranga?

11/07/2025 - 12:29
Remi flet për bashkëpunëtorët e Serbisë: Palca e kombit tashmë i ka falur ata…
Lajme

“Blloku i Keq” s’fillon e s’mbaron me Nazim Bllacën!

11/07/2025 - 10:19
KINOSTUDIO KOSOVA E RE
Opinione

Çka (s’)na tha policia, pasi i vdiq ni qytetar në pranga?

09/07/2025 - 20:32
Tirania e shumicës, mësime nga Tocqueville për krizën e Kosovës
Opinione

Tirania e shumicës, mësime nga Tocqueville për krizën e Kosovës

07/07/2025 - 13:49
KADARE – NJË VIT PAS
Opinione

KADARE – NJË VIT PAS

01/07/2025 - 12:40
Evolucioni: a është njeriu “kafsha më e përkryer”?
Opinione

Evolucioni: a është njeriu “kafsha më e përkryer”?

23/06/2025 - 11:41

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I përkeqësohet gjendja të plagosurit me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, punonte si roje objekti në një pronë të familjes Gerbeshi

    I përkeqësohet gjendja të plagosurit me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, punonte si roje objekti në një pronë të familjes Gerbeshi

    222 Shpërndaje
    Shpërndaje 89 Tweet 56
  • I plagosuri në Vushtrri ishte rojtar objekti, shumë policë po kryejnë hetime (FOTO)

    205 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 51
  • Policia në kërkim të Meriton Mjekiqit dhe vëllait të tij, dyshohen për përfshirje në një vepër të rëndë penale

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Një qytetar i bën për spital dy policë, nuk i lejoi t’ia arrestonin djalin

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Pla’goset një person me armë zjarri në Vushtrri

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë