Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çfarë ndodh tani pas nismës së PDK-së rreth ligjit për Specialen?

23/09/2026 - 10:32
në Kryesore, Lajme
A A
Çfarë ndodh tani pas nismës së PDK-së rreth ligjit për Specialen?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i propozoi këtë javë Kuvendit të Kosovës ndryshime në ligjin për Dhomat e Specializuara, pak ditë pasi një trup gjykues i tyre i shpalli fajtorë për krime lufte katër ish-drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) – Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Partia kryesore opozitare e Kosovës tha se nuk synon zhbërjen e asaj që njihet si Gjykata Speciale, por ndryshimet që i propozoi do të preknin disa nga elementet kryesore të mandatit të saj, nga juridiksioni dhe periudha kohore që mbulon, deri te dënimet dhe mënyra e trajtimit të rasteve që do të mbeteshin jashtë juridiksionit të saj.

Çfarë ndodh tani pas nismës së PDK-së në Kuvend, dhe cilat janë pengesat për ndryshimin e ligjit?

Propozimet e PDK-së

Projektligji i PDK-së kërkon që juridiksioni i Gjykatës Speciale të kufizohet te veprat penale të përmendura në një raport të vitit 2011 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i cili trajtonte, ndër të tjera, pretendimet për trafikim organesh pas luftës në Kosovë.

Ai parasheh ndryshimin e periudhës kohore që mbulon Specialja: nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000, në periudhën nga 1 korriku i vitit 1999 deri në dhjetorin e vitit 2000.

PDK-ja propozon, gjithashtu, që ndëshkimi maksimal që do të mund ta shqiptonte Gjykata të jetë 15 vjet burgim.

Projektligji parasheh edhe që dënimet të ekzekutohen në Kosovë, dhe që personat e dënuar të mund të jenë subjekt i faljes presidenciale.

Hapat në Kuvend

Projektligji u dorëzua në Kuvend më 22 shtator, por përpara se të arrijë në seancë plenare, duhet të kalojë nëpër disa hapa proceduralë.

Sipas Rregullores së Punës, pas dorëzimit në Kuvend, projektligji i dërgohet Qeverisë për mendim. Para shqyrtimit të parë në seancë plenare, ai duhet të shqyrtohet në parim nga komisioni përgjegjës parlamentar, i cili më pas i paraqet Kuvendit raport me rekomandim.

Por, Kuvendi i ri i Kosovës, i shpallur i konstituuar më 13 shtator, ende nuk i ka formuar komisionet parlamentare. PDK-ja, ndërkohë, e ka dërguar për trajtim në Gjykatën Kushtetuese çështjen e konstituimit të Kuvendit, duke pretenduar se procesi nuk është zhvilluar në përputhje me Kushtetutën. Gjykata ende nuk ka dalë me ndonjë njoftim.

Sa mbështetje ka nisma?

Për ndryshimin e një ligji kërkohet shumica e thjeshtë në Kuvendin me 120 deputetë, pra të paktën 61 vota.

Mbështetja politike për nismën e PDK-së ende nuk është e qartë. Partia tjetër opozitare, Aleanca, e ka përkrahur atë, kurse Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në pushtet ka thënë se do ta shqyrtojë nga aspekti juridik. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), partia e dytë opozitare, nuk ka dalë ende me një qëndrim zyrtar.

PDK-ja ka 22 deputetë, LVV-ja 53, Aleanca 7, kurse LDK-ja 18. Ndërkaq, deputetët e komuniteteve pakicë kanë gjithsej 20 vende në Kuvend.

Nëse ndryshimet do të kërkonin edhe ndryshime kushtetuese, pragu do të ishte dukshëm më i lartë: do të duheshin dy të tretat e të gjithë deputetëve, si dhe dy të tretat e deputetëve që mbajnë vendet e garantuara për komunitetet joshumicë.

A mund të ndryshohet Specialja vetëm me ligj?

Kjo është një nga çështjet kryesore juridike që mund të dalë gjatë shqyrtimit të nismës.

Dhomat e Specializuara u krijuan mbi bazën e një ndryshimi të Kushtetutës së Kosovës, një marrëveshjeje ndërkombëtare dhe një ligji të veçantë.

Hulumtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Gzim Shala, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se ndryshimet në ligj “nuk duhet të cenojnë detyrimet që Kosova ka marrë përsipër” përmes ndryshimit kushtetues dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

Sipas tij, “çdo ndryshim i ligjit i nënshtrohet vlerësimit të ligjshmërisë nga Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese në Hagë, e përbërë nga tre gjyqtarë ndërkombëtarë”.

Shala tha gjithashtu se, për të qenë të zbatueshme në praktikë, ndryshimet duhet të bëhen në konsultim dhe bashkëpunim me partnerët kryesorë ndërkombëtarë të Kosovës.

Nga Bashkimi Evropian thanë se nuk komentojnë për njoftime apo plane, por përsëritën mbështetjen e tyre për Gjykatën Speciale dhe thanë se kjo mbështetje do të vazhdojë.

REL-i pyeti Departamentin amerikan të Shtetit rreth projektligjit të PDK-së, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk mori përgjigje.

Profesori i së drejtës kushtetuese, Visar Morina, tha për REL-in se ndryshimet “që prekin ekzistencën ose mandatin e Dhomave të Specializuara do të duhej të trajtoheshin fillimisht në nivel kushtetues dhe më pas përmes ndryshimeve ligjore”.

Avokati Amer Alija, ekspert i gjykimeve për krime të luftës, vlerësoi për REL-in se “ndryshimi ose shfuqizimi vetëm i ligjit mund të krijojë konflikt serioz” me Kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare të Kosovës, pasi një ligj i zakonshëm “nuk mund të ketë përparësi” ndaj tyre.

Po rastet dhe aktgjykimet ekzistuese?

Projektligji i PDK-së parasheh që procedurat që janë tashmë në zhvillim në Gjykatën Speciale të vazhdojnë sipas rregullave aktuale deri në një vendim të formës së prerë. Për rastet që do të mbeteshin jashtë juridiksionit të saj, projektligji parasheh mundësinë e transferimit të tyre në Kosovë.

Ish-avokati i Popullit i Kosovës, Hilmi Jashari, tha për REL-in se ndryshimi i ligjit nuk do të mjaftonte vetvetiu për lirimin e personave të dënuar.

Duke iu referuar aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj Thaçit, Krasniqit, Veselit dhe Selimit, të cilët u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim, Jashari tha se për lirimin e tyre “do të duhej një vendim i organit gjyqësor kompetent, për shembull si rezultat i një vendimi në apel, ose një bazë tjetër juridike e përcaktuar qartë”.

Jashari vlerësoi, gjithashtu, se çdo ndryshim i mënyrës së funksionimit të Speciales do të duhej të shoqërohej me një mekanizëm që “do të garantonte vazhdimësinë e procedurave” dhe që do të shmangte krijimin e “një vakumi juridik”./REL/

JU REKOMANDOJMË

Shtesat për fëmijë kryesojnë listën e përfituesve të skemave sociale në gusht

Shtesat për fëmijë kryesojnë listën e përfituesve të skemave sociale në gusht
23/09/2026 - 10:30

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për skemat e mirëqenies sociale për muajin gusht 2026. Sipas ASK-së, numri më i madh i përfituesve është...

Më shumëDetails

Kurti nga SHBA-ja: Procesi në Hagë nuk ka përfunduar, presim që në apel të adresohen padrejtësitë!

Kurti udhëton sot për në Amerikë
23/09/2026 - 10:26

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce. Ai tha se me...

Më shumëDetails

Ndalohen punimet në 6 objekte

Ndalohen punimet në 6 objekte
23/09/2026 - 10:25

Inspektorati Qendror i Punës ka ndërmarrë masa ndaj disa objekteve ndërtimore në Prishtinë, Mitrovicë dhe Pejë, pas konstatimit të shkeljeve që rrezikonin sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve. Gjatë...

Më shumëDetails

Shqiptarët e Amerikës protestojnë para selisë së OKB-së në New York kundër vendimit të Speciales

Shqiptarët e Amerikës protestojnë para selisë së OKB-së në New York kundër vendimit të Speciales
23/09/2026 - 10:18

Shumë shqiptarë në Amerikë janë mbledhur të martën para selisë së OKB-së për të protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj katërshes së UÇK-së. Në duar mbanin pankartat...

Më shumëDetails

Detaje mbi informacionet që Vlora Hyseni i dha Ergys Agasit

Detaje mbi informacionet që Vlora Hyseni i dha Ergys Agasit
23/09/2026 - 10:14

Ish-drejtorja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, dyshohet se i ka vënë në dispozicion biznesmenit Ergys Agasi informacione të siguruara për shkak të funksionit që mbante në...

Më shumëDetails

Sulm kibernetik brenda FBI-së, vidhen mijëra të dhëna të punonjësve

Sulm kibernetik brenda FBI-së, vidhen mijëra të dhëna të punonjësve
23/09/2026 - 10:10

FBI-ja ka nisur një hetim për një shkelje të mundshme të portalit të saj të punësimit online, pasi grupi i krimit kibernetik ShinyHunters pretendoi se kishte vjedhur të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • A u kërcënua dhe pse e tërheqi postimin për Gani Gecin? Flet Dardan Krasniqi

    A u kërcënua dhe pse e tërheqi postimin për Gani Gecin? Flet Dardan Krasniqi

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • “E kanë detyru të rrijë në një qoshe – e kanë lidhë, e kanë trajtu në mënyrë brutale”, Bilall Sherifi për Jakup Krasniqin

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • A mund të ketë aktakuza të reja nga Specialja? Ja çfarë thotë avokati amerikan i Thaçit

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Policia gjermane shpall në kërkim të riun nga Vushtrria, dyshohet se privoi nga jeta një 15-vjeçar

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Skandaloze: Në sytë e Speciales drejtësia në Kosovë shihet e korruptuar, kërkohet që dëmshpërblimi në rastin e krerëve të UÇK-së të jepet në Hagë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë