Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çfarë pasojash ka pezullimi nga Moska i marrëveshjes për drithërat ukrainase

18/07/2023 - 08:10
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Çfarë pasojash ka pezullimi nga Moska i marrëveshjes për drithërat ukrainase
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Marrëveshja që i krijonte mundësi Ukrainës të eksportonte grurë përmes Detit të Zi skadon të fund të së hënës pasi Rusia tha se do të pezullojë pjesëmarrjen e saj. Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia korrikun e kaluar, synonte të lehtësonte një krizë globale ushqimore.

PSE ËSHTË E RËNDËSISHME?

Ukraina është prodhues i madh i drithërave dhe ndërprerja e eksporteve prej saj me shpërthimin e luftës i rriti çmimet globale të ushqimeve në nivele rekord. Marrëveshja, e cila u arrit në korrik 2022, rreth pesë muaj pas fillimit të luftës, kontribuoi në uljen e çmimeve dhe lehtësimin e krizës globale të ushqimit. Drithërat e Ukrainës kanë luajtur gjithashtu një rol të drejtpërdrejtë për furnizimin me ndihma për vende si Etiopia, Somalia dhe Jemeni përmes korridorit të përdorur nga Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP), duke dërguar 725,200 tonë, ose 2.2% të furnizimeve për këtë qëllim.

ÇFARË DO TË THOTË KJO PËR ÇMIMET E ARTIKUJVE USHQIMORË?

Çmimet për drithërat u rritën që para skadimit të afatit, mes lajmeve se Rusia do të tërhiqej nga marrëveshja. Kjo do të shkaktojë rritje të çmimeve për artikujt ushqimore bazë, si buka dhe makaronat, në muajt e ardhshëm. Megjithatë situata është më e mirë se në muajt pas fillimit të luftës, pasi furnizimet me drithë nga prodhues të tjerë si Brazili dhe Rusia janë rritur. Çmimet për llojin e grurit që është përbërësi kryesor i bukës, kanë rënë me rreth 14% deri tani këtë vit dhe ai i misrit rreth 23%.

Megjithatë, kriza aktuale globale e ushqimit vazhdon. WFP (Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara) tha muajin e kaluar se situata të shumta të ndërthurura kanë krijuar krizën më të madhe dhe më komplekse të urisë dhe humanitare në më shumë se 70 vjet.

Në vitin 2022, një rekord prej 349 milionë personash përjetuan uri akute dhe 772,000 ishin në prag të gendjes së urisë, tha WFP në një raport vjetor.

CILA ËSHTË GJENDJA GLOBALE E FURNIZIMIT USHQIMOR?

Rezervat globale të misrit ishin në nivelin më të ulët në gjashtë vjet në fillim të sezonit 2021/22, kështuqë agresioni rus ndaj Ukrainës, një nga eksportueset kryesore të misrit në botë, solli si rezultat një rritje të konsiderueshme të çmimeve.

Megjithatë një rritje e ndjeshme e eksporteve nga Brazili, ka ndihmuar në rritjen e furnizimeve, ashtu si edhe eksportimi i afro 17 milion tonëve misër përmes korridorit.

Departamenti Amerikan i Bujqësisë ka parashikuar se rezervat globale të misrit deri në fund të sezonit 2023/24 do të jenë në nivelin më të lartë të pesë viteve.

Rezervat globale të grurit janë më të pakta dhe parashikohet të jenë në nivelin më të ulët që prej tetë viteve në fund të sezonit 2023/24, sipas të dhënave të këtij departamenti.

CILI ËSHTË NDIKIMI TEK PROGRAMI BOTËROR I USHQIMIT?

WFP blen miliona tonë mallra ushqimore çdo vit, nga të cilat rreth 75% janë drithëra. Në vitin 2021, blerjet e WFP-së arritën në 4.4 milion ton dhe burimi kryesot ishte Ukrainë që siguroi 20% të sasisë së përgjithshme. Ukraina furnizon kryesisht me grurë dhe legume. Pjesa më e madhe e ushqimit shkon në Afrikë, si edhe në disa vende në Azinë Perëndimore si Jemeni, prandaj WFP-ja synon të marrë shumicën e furnizimeve nga Evropa Lindore, e cila është më afër se prodhuesit kryesorë të Amerikës Veriore ose Jugore.

WFP ka dërguar 725,200 tonë furnizime përmes korridorit të krijuar. Organizatës do t’i duhet identifikojë burime të tjera dhe me një kosto më të lartë, ndërkojë që një mungesë fondesh e ka detyruar tashmë të reduktojë aktivitetet në disa vende.

ÇFARË ËSHTË EKSPORTUAR?

Në bazë të marrëveshjes, Ukraina ka qenë në gjendje të eksportojë 32.9 milion ton produkte bujqësore, përfshirë 16.9 milion ton misër dhe 8.9 milion ton grurë. Përpara konfliktit, Ukraina eksportonte afërsisht 25 deri në 30 milion ton misër në vit, kryesisht përmes Detit të Zi dhe 16 deri në 21 milion ton grurë.

Kapaciteti i transportimit të grurit përmes Detit të Zi sipas marrëveshjes, është kufizuar nga përfshirja e vetëm tre porteve.

PSE PO TËRHIQET RUSIA NGA PAKTI?

Rusia ka thënë vazhdimisht se nuk sheh arsye për të zgjatur afatin e marrëveshjes dhe se premtimet për të hequr pengesat ndaj eksporteve ruse të ushqimit dhe plehrave nuk janë përmbushur.

Mes kërkesave të Moskës, ishte rikthimi i Bankës Ruse të Bujqësisë (Rosselkhozbank) tek sistemi i pagesave SWIFT. Kërkesa të tjera përfshijnë rifillimin e furnizimeve të makinerive bujqësore dhe pjesëve, heqjen e kufizimeve për sigurimet, rivënien në funksionim të tubacionit të amoniakut Togliatti-Odesa dhe zhbllokimin e pronave dhe llogarive të kompanive ruse të përfshira në eksportet e ushqimeve dhe plehrave.

A MUND TË FUNKSIONOJË KORRIDORI PA RUSINË?

Portet e Ukrainës u bllokuan derisa u arrit marrëveshja në korrik të vitit të kaluar dhe është e paqartë nëse do të jetë e mundur të transportohet grurë tani që Rusia po tërhiqet nga marrëveshja.

Kostoja e shtuar e sigurimeve për shkak të luftës, të cilat paguhen në zonën e Detit të Zi, do të rritej edhe më tej dhe pronarët e anijeve mund të ngurrojnë të lejojnë anijet e tyre të hyjnë në një zonë lufte pa angazhimin e Rusisë.

Burimet e industrisë së sigurimeve thonë se kontratat për koston e tyre mund të ndryshojnë me shpejtësi. Politikat e sigurimit gjatë kohë së luftës duhet të rinovohen çdo shtatë ditë për anijet, që kushtojnë mijëra dollarë.

A ËSHTË I NEVOJSHËM KORRIDORI NËSE TKURRET PRODHIMI I UKRAINËS?

Eksportet e drithërave të Ukrainës parashikohen të bien në sezonin 2023/24, pasi lufta bëri që fermerët të mbjellin më pak misër dhe grurë.

Departamenti Amerikan i Bujqësisë ka parashikuar se eksportet e misrit do të bien në 19.5 milionë tonë, nga 28 milionë sezonin të kaluar dhe shumë më poshtë se sasia rekord prej 30.3 milionësh të transportuar në sezonin 2018/19, kur ato përbënin 17% të tregtisë globale.

Eksportet e grurit pritet të bien në 10.5 milionë tonë, nga 16.8 milionë sezonin e mëparshëm dhe shumë më tepër nga sasia prej 21 milionësh në periudhën 2019/2020 që përfaqësonte 11% të tregtisë botërore.

Por edhe eksporti i volumeve më të ulëta të drithit përmes pjesës lindore të Bashkimit Evropian do të ishte logjistikisht i vështirë dhe i kushtueshëm, veçanërisht për kulturat e kultivuara në rajonet lindore të Ukrainës që përballen me një transport të gjatë dhe të vështirë vetëm për të arritur në kufi.

A MUND TË EKSPORTOJË UKRAINA MË SHUMË DRITHË PËRMES BE-së?

Ukraina ka eksportuar volume të konsiderueshme gruri përmes vendeve lindore të BE-së që nga fillimi i konfliktit. Megjithatë, ka pasur shumë sfida logjistike.

Një çështje tjetër është se kalimi i drithit të Ukrainës përmes pjesës lindore të BE-së ka shkaktuar probleme mes fermerëve në rajon, të cilët thonë se kjo ka ulur furnizimet lokale, duke i lënë ata pa treg për të korrat e tyre.

Si rezultat, BE-ja ka lejuar pesë vende – Bullgarinë, Hungarinë, Poloninë, Rumaninë dhe Sllovakinë – të ndalojnë shitjet brenda vendit të grurit, misrit, dhe lulediellit ukrainas, duke lejuar tranzitin për eksport diku tjetër.

Kjo masë pritet të ndërpritet gradualisht nga mesi i shtatorit. Të korrat prite të rritën edhe në BE-në lindore këtë verë dhe portet e mëdha si ai i Konstancës në Rumani pritet të hasë vështirësi për të përballuar volumin e grurit, gjë që do të shkaktojë bllokime dhe vonesa në transport./VOA

JU REKOMANDOJMË

Asgjësohen mbi 9000 bimë kanabisi në Qarkun e Shkodrës
Lajme

Asgjësohen mbi 9000 bimë kanabisi në Qarkun e Shkodrës

13/09/2025 - 11:25
Vllasi, pas vendimit të SHBA-së: Është koha e fundit që klasa politike të zgjohet!
Lajme

Vllasi, pas vendimit të SHBA-së: Është koha e fundit që klasa politike të zgjohet!

13/09/2025 - 11:17
I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk në strehim të posaçëm
Lajme

I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk në strehim të posaçëm

13/09/2025 - 11:14
Arifi: E vetmja qeveri me të cilën nuk bashkëpunon Amerika, është e Kurtit
Kryesore

Arifi: E vetmja qeveri me të cilën nuk bashkëpunon Amerika, është e Kurtit

13/09/2025 - 11:11
Nurellari: Kurti e shet veten si flamurtar i demokracisë, raporti i fundit tregon rënie dramatike të Kosovës
Lajme

Nurellari: Kurti e shet veten si flamurtar i demokracisë, raporti i fundit tregon rënie dramatike të Kosovës

13/09/2025 - 10:55
Basha uron Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë: Mezi pres të takohemi e të bashkëpunojmë ngushtë
Lajme

Basha uron Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë: Mezi pres të takohemi e të bashkëpunojmë ngushtë

13/09/2025 - 10:51

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas sanksionimit të SHBA’së, KFOR bën marrëveshje me Zyrën e BE’së në rast evakuimit në situata kritike

    Pas sanksionimit të SHBA’së, KFOR bën marrëveshje me Zyrën e BE’së në rast evakuimit në situata kritike

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Pas pezullimit të Dialogut Strategjik, Krasniqi, Abdixhiku dhe Haradinaj thirren në ambasadën amerikane

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Deputeti i VV-së fton për qëndresë përballë Amerikës: Kush qëndron, fiton – duhet të qëndrojmë dhe fitojmë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Akademiku famkeq serb, Qosiq, parashikonte kthimin e Kosovës duke i bërë shqiptarët anti-amerikanë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Goditje e madhe për Kosovën, ShBA pezullon Dialogun Strategjik për shkak të veprimeve të kryeministrit Albin Kurti

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë