Vëllezërit e presidentit Hashim Thaçi janë takuar me kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Adil Behramaj, ish-këshilltar i Thaçit, ka publikuar një fotografi të tyre.
“Kafe mes miqsh”, ka shkruar ai.
Theksojmë se kryesia e PDK-së së fundi ka vendosur që mos ta përfshijë Limajn në listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 7 qershorit.













