Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çfarë thotë raporti në të cilin DASH i kushtoi vëmendje të veçantë përpjekjes qeveritare për ta kufizuar lirinë e medias në Kosovë

13/08/2025 - 16:54
në Lajme
A A
Në prag të zgjedhjeve lokale, Kurti ndan rreth 300 mijë euro për dy komunat që udhëheq partia e tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Problemin e pushtetit në Kosovë me lirinë e shprehjes dhe specifikisht me gazetarët, e ka identifikuar edhe një raport i fundit i Departamentit amerikan të Shtetit. Sivjet vendi shënoi rënien më të madhe në 15 vjetët e fundit në indeksin vjetor për lirinë e shtypit.

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi të martën raportin më të fundit për respektimin e të drejtave të njeriut në Kosovë, një pjesë e madhe e të cilit iu kushtua përpjekjes qeveritare për ta kufizuar lirinë e shprehjes dhe atë të medias specifikisht.

Në fillim, raporti konstaton se “Qeveria ndërmori hapa kredibilë, por jo të qëndrueshëm, për t’i identifikuar, hetuar, ndjekur penalisht dhe dënuar zyrtarët që kryen shkelje të të drejtave të njeriut”.

DASH-i përmend në raport se Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka raportuar se ka qenë në shënjestër të fushatave të shpifjeve kur i ka mbrojtur gazetarët dhe mediat.

“AGK raportoi se zyrtarë qeveritarë, përfshirë kryeministri dhe anëtarë të partisë në pushtet, morën pjesë në fushata shpifjeje për ta minuar besimin e publikut në media. AGK raportoi përdorimin e imazheve të manipuluara për kërcënime ndaj gazetarëve dhe përhapje dezinformimi për t’i diskredituar media”.

Raporti tregon se prej shtatorit, AGK-ja raportoi dhe dënoi 53 raste të zyrtarëve qeveritarë, liderëve politikë, stafit gjyqësor, interesave të biznesit, të dyshuarve kriminalë, grupeve komunitare, demonstruesve ose grupeve festare që i kanë sulmuar fizikisht ose i kanë kërcënuar verbalisht gazetarët, ua kanë dëmtuar pajisjet dhe që kanë kryer sulme kibernetike ndaj mediave.

“Gazetarët thanë se presioni nga politikanët dhe grupet e organizuara kriminale ka rezultuar shpesh në vetcensurë. Disa gazetarë janë përmbajtur nga raportimet kritike hulumtuese për shkak të frikës për sigurinë fizike apo sigurinë në punë. Gazetarët herë pas here pranonin oferta për përfitime financiare në këmbim të raportimeve pozitive apo për ta braktisur një hulumtim. Sipas disa redaktorëve, agjencitë qeveritare tërhoqën reklamimin nga mediat që publikuan materiale kritikuese”, thuhet mes tjerash në raport.

Aty përmendet edhe ligji i shfuqizuar më pas që u bë për Komisionin e Pavarur të Mediave. AGK-ja, përmend raporti, deklaroi se ai ligj e shkelte pavarësinë e KPM-së, kërcënonte lirinë e shprehjes dhe minonte parimin e barazisë gjinore.

“Avokati i Popullit tha se ligji i ri e bënte komisionin të cenueshëm ndaj ndikimeve politike dhe kërcënonte parimin e paanshmërisë të parashikuar nga Kushtetuta për institucionet e pavarura. Organizata të shoqërisë civile shprehën shqetësime të ngjashme”, thuhet në raport.

DASH-i përmendi se “pati përpjekje për ta penguar lirinë e shprehjes, përfshirë për anëtarët e medias, në Kosovën veriore”.

“Në dhjetor 2023, një gjykatë dënoi tre individë me dy vjet burg secilin për sulm ndaj pronarit të portalit Metro pas publikimit të një videoje që dyshohej se e tallte myftiun e madh të Kosovës dhe një imam të shquar. Më 25 shtator, Gjykata e Apelit uli dënimin në një vit e gjashtë muaj për secilin të pandehur”.

Raporti thotë se sipas Kushtetutës dhe ligjit garantohet liria e shprehjes, përfshirë për anëtarë të medias dhe të tjerë dhe se qeveria “përgjithësisht e respektoi këtë të drejtë”. Megjithatë, shtohet se “liria e shprehjes nuk ishte absolute dhe kufizohej nga ligji kur qeveria e konsideronte të nevojshme për ta parandaluar nxitjen ose provokimin e dhunës ose armiqësisë, përfshirë mbi baza kombëtare, etnike ose fetare”.

“Ligji ndalonte nxitjen ose përhapjen publike të urrejtjes, përçarjes dhe intolerancës midis ‘grupeve kombëtare, raciale, fetare, etnike ose të tjera, ose bazuar në orientimin seksual, identitetin gjinor dhe karakteristika të tjera personale’ në një mënyrë që u vlerësua se mund ta prishte rendin publik. Kritikët dhe vëzhguesit thanë se ligji përdorej për ta kufizuar lirinë e shprehjes”.

Hetimi i disa rasteve të “nxitjes së urrejtjes dhe ndarjes etnike”, grafite, djegie flamujsh e vandalizime, u përmendën ndër tjerash në raport.

Kosova së fundmi ka regjistruar rënien më të madhe në 15 vjetët e fundit në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës ndërkombëtare, Reporterët pa Kufij, duke u renditur në vendin e 99-të në botë. Për të dytin vit radhazi vendi pësoi rënie në renditje. Në vitin paraprak, nga vendi i 56-të ra në vendin e 75-të.

Të drejtat e punëtorëve

Ndërsa shpjegon aspektin ligjor të sindikatave të punëtorëve, raporti i Departamentit amerikan të Shtetit thotë se qeveria nuk i zbaton efektivisht ligjet që e mbrojnë lirinë e asociimit, negociatat kolektive dhe të drejtën për grevë.

“Qeveria nuk i zbatoi në mënyrë efektive ligjet që e mbrojnë lirinë e asociimit, negociatat kolektive dhe të drejtën për grevë. Sipas BSPK-së, burimet, inspektimet dhe ndërhyrjet ishin të pamjaftueshme. Dënimet për shkeljet e këtyre të drejtave ishin më të ulëta dhe rrallë aplikohej ndaj shkelësve. Procedurat administrative dhe gjyqësore ishin të ngatërruara dhe të zvarritura”.

Raporti thotë se punëdhënësit s’e respektojnë gjithmonë të drejtën e organizimit të punëtorëve. Aty thuhet se “punëdhënësit në sektorin publik bënin hakmarrje anti-sindikale, dhe qeveria nuk i hetonte këto akte ose nuk i mbante përgjegjës”.

Ndonëse paga minimale dhe java e punës standarde dhe periudha e pushimit janë të përcaktuara me ligj, raporti përmend se “shkeljet janë të zakonshme në ekonominë joformale dhe sektorin privat, përfshirë ndërtimin, minierat dhe tekstilin”.

Raporti përmend rrezikun në vendin e punës, i cili nuk zbatohet në fushën e ndërtimit. Shkeljet e standardeve të shëndetit në punë thuhet se janë raportuar në sektorin e ndërtimit, ku, siç thotë raporti, “punëtorët punonin në lartësi të rrezikshme dhe përdornin materiale pa pajisje sigurie”.

“Inspektorati i Punës ishte përgjegjës për zbatimin e standardeve të punës, përfshirë ligjet mbi pagat, orët e punës dhe shëndetit në punë. Qeveria nuk e zbatonte efektivisht ligjin dhe dënimet ishin më të ulëta se për shkelje të ngjashme si mashtrimi ose neglizhenca. Shumë pak dënime aplikoheshin ndaj shkelësve. Numri i inspektorëve ishte i pamjaftueshëm për të garantuar respektimin e ligjit dhe parandalimin e shkeljeve në sektorin formal dhe joformal”, thuhet në raport.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave përmendet në raport, ku shkruhet se “Të dhënat e Agjencisë së “në tremujorin e katërt të 2023, 71% e punonëtorëve punonin 40-48 orë në javë, 9.2% 49-59 orë dhe 7.8% më shumë se 60 orë”. Shtohet se “evidencat tregojnë se puna jashtë orarit rrallë kompensohej” dhe se ka dallime sistematike në pagë në aspekt gjinor, pasi gratë fitojnë më pak se burrat duke kryer të njëjtën punë.

Në raport përmenden edhe çështje si siguria personale, gjykimet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit e martesat e fëmijëve./GazetaExpress

JU REKOMANDOJMË

Krasniqi viziton Thaçin e Veselin: Drejtësia për çlirimtarët po afrohet
Lajme

Krasniqi viziton Thaçin e Veselin: Drejtësia për çlirimtarët po afrohet

13/08/2025 - 18:38
Ministri Çeku: Vitin e ardhshëm caktohet lokacioni dhe nis ndërtimi i stadiumit nacional
Lajme

Hajrulla Çeku e publikon listën e kandidatëve me të cilët do të garojë në Prishtinë (Emrat)

13/08/2025 - 18:33
Kushtetuesja: Kuvendi duhet të bëhet me kryetar brenda 30 ditëve
Kryesore

Vetëvendosje në “luftë” me Gjykatën, çfarë reagime pati deri tash për aktgjykimin që ende s’ka dalë i plotë

13/08/2025 - 18:15
Kolona në Merdarë, kjo është gjendja në pikat kufitare
Lajme

Vazhdojnë pritjet në kufi, kjo është gjendja në pikat kufitare

13/08/2025 - 17:56
Apeli lë në fuqi paraburgimin për katër të dyshuarit në rastin e detyrimit dhe shmangies nga tatimi
Lajme

Apeli lë në fuqi paraburgimin për katër të dyshuarit në rastin e detyrimit dhe shmangies nga tatimi

13/08/2025 - 17:49
Kancelari austriak: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë
Lajme

Kancelari austriak: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë

13/08/2025 - 17:36

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çfarë ndodh tani pas udhëzimeve të Kushtetueses për krijimin e Kuvendit?

    Gjykata Kushtetuese deklarohet për aktgjykimin për çështjen e kryeparlamentarit

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • EKSKLUZIVE: Nga Audi Q5 te bllokimi i llogarive -Si shpërtheu konflikti në mes të Gjilanit dhe cila është lidhja e fajdexhiut me policët e suspenduar?

    180 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Vëllai i Armend Mujës pjesë e listës së VV për asamblist, nuk kalon kandidatura e Doni Beshirit

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • “Shkoj menjëherë, në sekondë”, analisti i sigurisë lëshon studion në mënyrë të çuditshme

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Publikohet momenti i vr*asjes në Gjilan (VIDEO)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë