Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kancelari austriak: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë

13/08/2025 - 17:36
në Lajme
A A
Kancelari austriak: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kancelari i Austrisë, Christian Stocker, tha se sipas këndvështrimit të Bashkimit Evropian, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka alternativë, nëse ka vullnet për të gjetur zgjidhje.

“Vërtet besoj se ekziston gatishmëri për të gjetur një zgjidhje, pavarësisht të gjitha vështirësive, por duhet të them hapur se unë nuk mund ta ofroj atë”, tha kancelari austriak gjatë vizitës në Serbi më 13 gusht.

Ai shprehu bindjen se zgjidhja duhet të jetë e tillë që “njerëzit në këtë zonë të rajonit të mund të bashkëjetojnë në paqe, sado e vështirë të duket kjo në këtë moment”.

Sipas tij, kjo çështje do të duhet të zgjidhet gjatë rrugëtimit të Serbisë drejt Bashkimit Evropian. Kancelari austriak shtoi se mirëpret çdo masë që do t’i rikthejë Kosovën dhe Serbinë në tryezën e bisedimeve.

Megjithëse rundi i fundit i dialogut Kosovë-Serbi, i ndërmjetësuar nga BE-ja, u zhvillua më 10 qershor, të dyja vendet nuk kanë mbajtur një takim në nivel të lartë që nga shtatori 2023. Ai takim ishte zhvilluar vetëm disa ditë para se një grup serbësh të armatosur të sulmonte Policinë e Kosovës në Banjskë, afër Zveçanit, duke vrarë një polic.

Gjatë këmbimit të zjarrit u vranë tre sulmues serbë. Kosova fajëson Serbinë për sulmin, por Beogradi mohon se qëndron prapa tij.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e vlerësoi Austrinë si “vend shumë të rëndësishëm” për shtetin e tij, duke shtuar se Vjena gjithmonë e ka ndihmuar Beogradin në rrugën evropiane.

“Sot biseduam për të gjitha çështjet e rëndësishme, nga reformat në Serbi në fushën e sundimit të ligjit deri te nevoja e dialogut me Prishtinën si mënyra e vetme për të tejkaluar tensionet dhe krizën ekzistuese. Në të njëjtën kohë, theksuam nevojën për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në gjithë rajonin”, deklaroi Vuçiq.

Kancelari Stocker, gjatë konferencës për media me Vuçiqin, po ashtu shprehu mbështetje për rrugëtimin evropian të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, teksa kërkoi që rajoni të mbrohet nga përpjekjet destabilizuese.

“Për aq më tepër më është e rëndësishme të përmend se të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor i përkasin pandashëm familjes evropiane dhe është me rëndësi që rajoni të mbrohet nga përpjekjet për destabilizim dhe që shtyllat themelore të BE-së – të drejtat e njeriut, liria e shprehjes dhe bashkëjetesa demokratike – të përcillen edhe jashtë saj”, tha Stocker.

Ai tha se rruga drejt BE-së nuk është një rrugë njëkahëshe dhe se sundimi i ligjit, si një nga vlerat qendrore të BE-së, është një nga parametrat për përparimin në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kancelari austriak tha se shenja e angazhimit ndaj vlerave të BE-së duhet të jetë e dukshme edhe në politikën e jashtme, ku Serbia ka një shkallë të përafrimit prej rreth 60 për qind, pasi Beogradi shmang të harmonizohet me masat kundër Rusisë dhe Kinës.

Stocker tha se është e rëndësishme që procesi i zgjerimit të BE-së të bëhet më i prekshëm edhe për qytetarët, si dhe që për të gjithë kandidatët të vlejnë të njëjtat rregulla dhe kritere, duke u shprehur në favor që të gjitha vendet kandidate për anëtarësim të përfshihen në zonën e roaming-ut të BE-së.

Sa i përket thirrjes për harmonizim më të madh me BE-në në fushën e politikës së jashtme, Vuçiq tha se Serbia “ka dhënë gjithçka nga vetja” për të shpjeguar pozicionin e Beogradit.

Serbia deri më tani u ka refuzuar thirrjeve të vazhdueshme që të vendosë sanksione ndaj Rusisë, për shkak të luftës në Ukrainë. Beogradi, që ka raporte të mira me Moskën, ka mbështetur disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara përmes së cilave është dënuar pushtimi rus i Ukrainës, por nuk ka vendosur sanksione. /REL/

JU REKOMANDOJMË

“Nuk zmbrapsemi. Nuk dorëzohemi. Nuk ndalemi”, Donika Gërvalla shkruan pas përplasjeve në Kuvend

“Nuk zmbrapsemi. Nuk dorëzohemi. Nuk ndalemi”, Donika Gërvalla shkruan pas përplasjeve në Kuvend
12/08/2026 - 23:01

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, pas përplasjeve verbale e fizike në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se “nuk zmbarpsen”. Në një postim në FB-në...

Më shumëDetails

48 në paraburgim i dyshuari për kanosjen e Ramush Haradinajt

48 në paraburgim i dyshuari për kanosjen e Ramush Haradinajt
12/08/2026 - 22:57

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, është ndaluar për 48 orë personi me inicialet S.LL., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” si...

Më shumëDetails

Pas tensioneve në Kuvend, a e ftoi Kurti PDK-në për t’u takuar?

Hamza i kujton Kurtit deklaratën për pagat dhe tatimet: Më pëlqeu, tash e ke mirë
12/08/2026 - 22:36

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka mohuar se kjo parti ka marrë ftesë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për një takim të ri. Gjatë një interviste, ajo...

Më shumëDetails

Ngjarjet në Kuvend, Prokuroria thotë se u kërcënua një polic – autorizon policinë t’i sigurojë pamjet

Shala: Bisedimeve me Kurtin u ka humbur kuptimi, protesta dhe rruga janë opsioni i vetëm për ta shpëtuar Republikën
12/08/2026 - 22:24

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton se lidhur me postimet e publikuara në rrjetet sociale, përmes të cilave dyshohet se është kërcënuar një zyrtar policor, “prokurori...

Më shumëDetails

Shala: Njerëzit kanë menduar se Kurti është trim, ai në fakt është frikacak

Shala: Pushtetit i leverdisë dënimi i djemve tanë në Hagë
12/08/2026 - 22:21

Opinionisti Azdren Shala ka komentuar zhvillimet e fundit politike, tensionet në Kuvendin e Kosovës, si dhe krizën e krijuar në vend. Në emisionin “Jehona politike” në Klan Kosova,...

Më shumëDetails

OVL UÇK dënon kërcënimin ndaj Haradinajt: Ky veprim kërkon proces të rreptë ligjor

“Kosova nuk ka kohë për të humbur” – OVL UÇK i bën thirrje Kurtit të krijojë institucionet
12/08/2026 - 22:02

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dënuar ashpër gjuhën e urrejtjes dhe kërcënimet e drejtpërdrejta ndaj Ramush Haradinajt, ish-komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit. Në një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime

    Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe, iu tregon përse ia barti kompetencat Policisë së Kosovës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Vajton” Vuçiqi: Shefi i Ushtrisë së Serbisë dhe komandanti i KFOR-it patën bisedën më të keqe deri më tani

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Luhatje në çmimoren e derivateve të naftës

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Mërgimtari hyn “i përgatitur” në Kuvend, bën thirrje skandaloze për pushkatimin e Ramush Haradinajt

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë