Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se në zgjedhjet e 7 qershorit, qytetarët e Kosovës vendosin për partneritetin euroatlantik.
Hoti ka përmendur dy marrëveshje që, sipas tij, mund të konsiderohen marrëveshje historike pasi e kanë përcaktuar partneritetin afatgjatë të Kosovës me aleatët euro-atlanikë, e para me BE-në dhe e dyta me SHBA-në.
“Të dyja këto marrëveshje janë realizim i vizionit të Presidentit Rugova dhe bashkëmendimtarëve të tij: Një Kosovë e integruar në BE dhe NATO, e në miqësi të përhershme me SHBA-në”, ka shkruar ndër të tjera Hoti.











