Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se Kosova sot ndodhet në izolim ndërkombëtar, të cilin ajo e ka atribuar kryesisht, sipas saj, paparashikueshmërisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Citaku tha se me partnerët ndërkombëtarë, Kosova ka arritur suksese të mëdha në të kaluarën, përfshirë largimin e tankeve serbe nga vendi, shpalljen e pavarësisë, sigurimin e mbi 100 njohjeve dhe tërheqjen e investimeve të huaja.
“Me partnerët tanë kemi larguar tanket serbe nga Kosova, kemi shpallur pavarësinë, kemi marrë mbi 100 njohje dhe investime. Sot Kosova është e izoluar, kryesisht për shkak të papashikueshmërisë së Albin Kurtit. Në diplomaci mund të jesh i papashikueshëm vetëm nëse je i fuqishëm, kemi raste të vendeve të izoluara që përballen me pasoja të rënda, përfshirë rritjen e çmimeve”, deklaroi Çitaku për Klan Kosova.












