Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çitaku: Qeverinë e re do ta udhëheqë opozita, të gjithë deputetët e PDK-së janë besnikë ndaj partisë

26/02/2025 - 18:32
në Kryesore, Lajme
A A
Çitaku për bisedën Kusari-Lila – Radojiçiq: Të hetohet nga organet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitkau, është shprehur e bindur se opozita do të formojë qeverinë e re. Ajo ka bërë me dije se kjo parti është e gatshme të marrë përgjegjësinë për formimin e qeverisë se re.

Në këtë intervistë dhënë gazetës Nacionale, Çitaku ka thënë se PDK-ja do t`i respektojë të gjitha procedurat kushtetuese dhe ligjore për këtë proces.

“Ne e kemi lexuar drejt rezultatin zgjedhor, sigurisht se kemi rregullat dhe procedurat. I takon fillimisht partisë së parë që të provojë të formon qeverinë, mirëpo ne jemi të bindur se qeverinë e ardhshme të Republikës së Kosovës do të udhëheq opozita e deridjeshme”, ka thënë Çitaku.

Ajo ka qartësuar se bashkëpunimi me partinë në pushtet nuk është i mundur për shkak të diferencave të mëdha.

“Nuk është ky një refuzim kryeneç, sepse kemi vendosur ashtu. Thjeshte jemi shumë të ndryshëm dhe nuk shohim asnjë mundësi që të bashkëqeverisim me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë ajo.

Sipas tij, një gjë e tillë nuk është e mundur edhe sikur LVV-ja të ia jep PDK-së postin e kryeministrit.

“Nuk shohim asnjë mundësi, as edhe me kushtin që z. Hamza të jetë kryeministër që të bashkëqeverisim me Lëvizjen Vetëvendosje. Nuk po them diçka të re, këtë e ka bërë shumë të qartë edhe vet kandidati për kryeministër, z. Hamza dhe kryetari i partisë”, është shprehur Çitaki, e cila në zgjedhjet e 9 shkurtit, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, i ka marrë 38 mijë e 806 vota.

Ajo ka treguar se deri me tani nuk kanë diskutuar me partitë politike opozitare në lidhje me ofrimin e Qeverisë se re.

Sipas saj, negociatat do të fillojnë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

“Ne do të bëjmë përpjekje. Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, pas konstituimit të parlamentit, do të hyjmë në orën e re, ku janë afet kushtetuese dhe ligjore për ndërtimin e institucioneve. Ne nuk do të ikim nga përgjegjësia për të ndërtuar një qeveri të re me shumicën shqiptare. Sigurisht për t`i dhënë Kosovës qartësi, stabilitet, parashikueshmeri, zhvillim dhe partneritet me aleatët tanë kyç.”, ka thënë Çitaku.

Ikja e deputetëve

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së ka mohuar se ndonjë deputet i kësaj partie mund të largohet dhe t`i bashkohet VV-së.

Ajo ka bërë me dije se të gjithë deputetët e PDK-së janë besnik ndaj partisë.

“PDK-ja është më e bashkuar se kurrë, PDK-ja është më e unifikuar së asnjëherë me parë. Të gjithë kandidatët për deputetë, edhe ata që sipas të gjitha gjasave do të zgjidhen, por edhe të tjerët që kanë qenë në listën tonë kandiduese, kanë besnikëri në raport me Partin Demokratike të Kosovës”, ka vlerësuar Çitaku.

Ajo ka deklaruar se spekulimet se ndonjë deputetët i PDK-së mund t`i bashkohet pushtetit kanë qenë të nxitura nga LVV-ja.

“Është një listë kandiduese, e cila është besnike ndaj Partisë Demokratike të Kosovës dhe vlerave që PDK-ja përfaqëson. Ne kemi kontakte të vazhdueshme, kemi mbledhje të rregullta të partisë. Më shumë këto lloj spekulimesh kanë qenë të nxitura nga partia që sot qeverisë me Kosovën për të shkaktuar panik dhe huti. Mirëpo, unë iu konfirmoj se të gjithë deputetët, dhe ata që pritet të konfirmohen i qëndrojnë besnik PDK-së”, është shprehur zyrtarja e lartë e PDK-së.

Në këtë intervistë, ajo ka folur edhe për kritikat ndaj PDK-së rreth numrit të madh të kandidatëve për deputetë nga Drenica.

Çitaku ka vlerësuar se PDK-ja është parti nacionale dhe deputetët e rinj janë nga të gjitha rajonet e Kosovës.

“Nëse e merreni dhe e shihni listën kandidtuese dhe kandidatët që potencialisht mund të zgjidhet deputet, e shihni se ka një gjithëpërfshirje rajonale, profesionale dhe gjinore”, ka thënë ajo.

Sipas saj, do të duhej të ishte turp për një parti, po të mos kishte deputetë nga Drenica.

“Do të duhej të ishte turp për një parti, që të mos ketë deputetë nga Drenica, e jo të sulmohet një parti pse ka deputetë nga Drenica”, është shprehur Çitaku.

JU REKOMANDOJMË

PDK-ja iu bën thirrje anëtarëve të saj të shmangin gjuhën e urrejtjes gjatë fushatës
Kryesore

PDK mban konferencë për media lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese

28/06/2025 - 10:17
Kurti: Kosova cak i sul’meve hibride
Kryesore

Sot takimi i Kurtit me partitë politike

28/06/2025 - 09:55
Serbët nisin kremtimet e Vidovdanit në Graçanicë
Kryesore

Serbët nisin kremtimet e Vidovdanit në Graçanicë

28/06/2025 - 09:41
Sul’mohen tre policë në Mitrovicën e Veriut
Kryesore

Gjyshi në Vushtrri tenton të marrë mbesën në përkujdesje, kundër dëshirës së nënës, arrestohet

28/06/2025 - 09:32
Vajza e familjes Jashari viziton Veriun, Sala Jashari pritet nga kryetari Izmir Zeqiri
Kryesore

Vajza e familjes Jashari viziton Veriun, Sala Jashari pritet nga kryetari Izmir Zeqiri

28/06/2025 - 09:09
Deputeti gjerman, nipi ish-kancelarit Helmut Kohl: Kosova të njihet nga të gjitha shtetet e BE
Lajme

Deputeti gjerman, nipi ish-kancelarit Helmut Kohl: Kosova të njihet nga të gjitha shtetet e BE

28/06/2025 - 02:25

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dy persona rrahin një femër në Vushtrri, policia arrin në vendngjarje pranë “Albed” (Foto)

    Dy persona rrahin një femër në Vushtrri, policia arrin në vendngjarje pranë “Albed” (Foto)

    165 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Moment i sikletshëm për deputeten e Nismës: Rrëzohet në hollin e Kuvendit/VIDEO

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pamje të rënda: Aksidenti me fatalitet në Pejë, i dyshuari është zyrtar policor

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Këto janë vendimet që mori qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Stuhi e fuqishme e shoqëruar me breshër në komunën e Kllokotit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë