Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çka bën Kryetari për mikun? Komuna e Bali Muharremajt i dha katër tenderë Agim Trollës

23/07/2025 - 14:20
në Kryesore, Lajme
A A
Çka bën Kryetari për mikun? Komuna e Bali Muharremajt i dha katër tenderë Agim Trollës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, i ka dhënë katër tenderë mikut të tij, Agim Trollit. Ky i fundit ka fituar kontrata të ndryshëm gjatë qeverisjes së Muharremajt, të cilat janë në realizim. Ndaj, komunës ishin dorëzuar edhe ankesa në Gjykatën e Tenderëve, për favorizim dhe shkelje të ligjit lidhur me një tender që kishte fituar, pikërisht Trolli.

Komuna që udhëhiqet nga Bali Muharremaj me 12.06. 2025, kishte shpallur fituesin për tenderin “Rikonstruimi i kulmit te SH.M. Gjimnazi jeta e Re – Suharekë”.

Në njoftimin e publikuar në e-prokurim bëhet e ditur se tenderin e ka fituar Agim Trolli B.I, NBT-Ing.

Shuma e kontratës është 178 mijë euro. Ndaj shpërblimit me tender të mikut të Muharremajt janë dorëzuar edhe ankesa në OSHP. Aty thuhet se komuna ka shkelur ligjin, ndërsa tenderi është pezulluar për çka edhe kishte raportuar Insajderi

Por, ky nuk është tenderi i vetëm që ka marrë nga Komuna e Suharekës.

Agim Trolli ka fituar edhe tri kontrata tjera.

Tenderët që mori Agim Trolli nga Bali Muharremaj

Gjatë, pushtetit të Bali Muharremajt miku i tij u shpërblye, gjithsej me katër kontrata.

Suhareka me kontratën për ndërtimin e rrethojave urbane, objektet Komunale, i kishte dhënë Agim Trollit, tender prej 141 mijë euro.

Ndërsa, për ndërtimi i sistemit të ujitjes për sipërfaqet bujqësore, Trolli mori 47 mijë euro të tjera.

Në e-prokurim figuron edhe një tender tjetër në vlerë 980 euro për blerjen e një motori.

Të gjitha këto kontrata figurojnë se janë në realizim.

Lidhja e kryetarit Muharremaj me fituesin e tenderit?

Agim Trolli, siç ka raportuar Gazeta Insajderi është person i afërt me krytearin.

Ata kalojnë kohë së bashku dhe kanë një raport të mirë.

Insajderi ka siguruar edhe një foto, ku i pari i Suharekës shihet duke pirë kafe me fituesin e tenderit.

“Kafja e mëngjesit me kryetarin, ka lezet“, ka shkruar Trolli në postimin e publikuar në “Facebook”, në vitin 2022.

Ndërsa në një postimin tjetër ai i referohej Muharremajt si më i “miri”.

Insajderi, ka provuar të marrë një përgjigje nga Bali Muharremaj për raportin e tij me Agim Trollin, por që kryetari sugjeroj që përgjigje të kërkohet nga zyra e prokurimit.

“Të gjitha procedurat e prokurimit dhe aktivitetet e tyre në mënyrë të pavarur udhëhiqen nga institucionin“, tha ai.

Pezullimi i tenderit të fundit dhe dyshimet ndaj Komunës së Suharekës

Në Organin Shqyrtues të Prokurimit, një kompani është ankuar se komuna ka bërë shkelje të shumëfishta ligjore, të ligjit për prokurim në tenderin e fundit që ia dha Agim Trollit.

Në kontratën, “Rikonstruimi i kulmit te SH.M. Gjimnazi jeta e Re”, thuhet se komuna ka bërë favorizime dhe ka diskriminuar kompaninë e tyre.

“Në këtë procedurë të prokurimit janë konsumuar shkelje të shumëfishta ligjore të ligjit për prokurim publik në fuqi, si rrjedhojë me veprimet diskriminuese ndaj kompanisë sonë, përkatësisht favorizuese për operatorin ekonomik të propozuar për dhënien e kontratës.

Arsyetimi dhënë ndaj kompanisë sonë në letër standarde të datës, 12.06.2025 dhe përmes formularit B58- Njoftim mbi Vendimin e Autoritetit Kontraktues, është tërësisht i pabazuar dhe jashtë kritereve të DT. Aplikimi i standaradeve të dyfishta në vlerësime e procedura përveç se zbehin profesionalizmin, thellojnë edhe diskriminimin mes OE pjesëmarrës, dikë duke e penalizuar dhe dikë duke e favorizuar, për arsye të përfitimeve të tjera dhe jo të atyre që promovon LPP”, thuhet aty.

Sipas ankesës janë shkelur disa ligje nga Komuna: Nenit 1 i LPP-së-Qëllimi, Neni 6 i LPP-së-Ekonomiciteti dhe efikasiteti, Neni 7 i LPP-së- Barazia në Trajtim/Jo- Diskriminimi, Ligjin për Qasje në Dokumente.

Aty ndër të tjera thuhet se komuna ka bërë vlerësim të anshëm.

“Ky është një vlerësim subjektiv nga ana AK- Komuna Suharekë, tregon për vlerësim subjektiv dhe jo objektiv dhe është në kundërshtim me LPP-në pasiqë nuk mund të argumentohet paanshmëria apo vlerësimin objektiv me një qasje të tillë. Nëse DUD sipas AK-se, nuk është vërjetur qartë atëherë dote duhej të kërkohej sqarim nga ne si OE e jo të vini në përfundime të tilla.

“Kjo qasje është plotësisht diskriminuese dhe në kundërshtim me LPP dhe rregullat në fuqi, ndërsa AK, nuk ka respektuar detyrimet për veprimet ashtu siç percakothet me nenin 39.8 të RrUOPP. Shkelja e këtyre rregullave nënkupton shkelje edhe të LPP-së, përkatësisht neni 72- Dokumentacioni dhe informacioni shtesë, në të cilin thuhet “Autoriteti kontraktues mund të ftojë operatorët ekonomik për të plotësuar apo të qartësojë certifikatat dhe dokumentet e paraqitura në pajtim me nenet 65-71 të këtij ligji”, shkruhet në ankesën e dorëzuar në Gjykatën e Tenderëve.

Pas, kësaj komuna është detyruar që ta pezullojë përkohësisht tenderin.

JU REKOMANDOJMË

Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
Lajme

Ish-polici kërcënon ish-kolegun në Leposaviq – i dërgon mesazhe fyese e kanosëse

23/07/2025 - 23:00
Guri – Pacollit: Fitore kthej 252 mijë euro
Kryesore

Guri – Pacollit: Fitore kthej 252 mijë euro

23/07/2025 - 22:51
Reagon Sveçla: E kemi rritur 30% buxhetin për Policinë, kush e përdorë situatën për të zbehur angazhimet do të dështojë
Lajme

Sveçla: Gënjeshtra është interes nacional serb – Vuçiq dhe shpura e tij po mundohen t’i qëndrojnë kësaj

23/07/2025 - 22:42
Kurti po llogarit shumë në Fatmir Limajn për t’i siguruar 61 vota: Kjo është e mundshme, nevojitet të vazhdojnë bisedimet dhe vullnet politik
Lajme

“Gjasa minimale për një koalicion Nisma – Kurti nuk i ka ba asnjë lloj oferte Limajt, është i interesuar për zgjedhje”

23/07/2025 - 22:29
​Maqedonci: FSK është gati, vendet mosnjohjes janë problem për në NATO
Lajme

Maqedonci: Gashiq flet si Millosheviqi, Serbia strehon terroristë dhe rrezikon paqen

23/07/2025 - 22:09
Fitore Pacolli: S’mund të vazhdojmë më kështu, t’u merren mandatet deputetëve që s’po votojnë
Kryesore

Raportohet se burri i Fitore Pacollit i ka përfituar 52 mijë euro nga Ministria e Hajrulla Çekut të VV’së

23/07/2025 - 21:57

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal higjienik në qumështoren ‘Bylmeti’: AUV asgjëson qindra produkte të ‘Schmand’ 400 gr. (Dokument)

    Skandal higjienik në qumështoren ‘Bylmeti’: AUV asgjëson qindra produkte të ‘Schmand’ 400 gr. (Dokument)

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Një person dërgohet pa shenja jete nga Aqua Park, rikthehet mrekullisht në jetë nga stafi i emergjencës së Spitalit të Mitrovicës

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Kompania që tenton t’ia marrë Kosovës afro 200 milionë euro, në bord dy njerëzit e PDK’së

    265 Shpërndaje
    Shpërndaje 106 Tweet 66
  • “Ec në shpi”: Ganimete Musliu nuk e lejon Deharin t’ia ndalojë mikrofonin, ndërpritet seanca

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ekipi i mbrojtjes së Thaçit në rrezik, kërkesë urgjente Qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë (VIDEO)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë