Qytetarët në Koçan të Maqedonisë së Veriut gjatë tërë ditës dje, kanë protestuar duke kërkuar përgjegjësi për tragjedinë në klubin e natës në Koçan, ku humbën jetën 59 të rinj.
Protestuesit tw revoltuar nisën marshin protestues nga Parku i Qytetit, ndërsa më pas vazhduan para objektit të Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore të Koçanit.
“Kërkojmë drejtësi” dhe “vrasës” ishin thirrjet e qytetarëve.
Protesta ka vazhduar edhe para një lokali i cili sipas protestuesve ishte i pronarit të klubit të natës tashmë të shkrumbuar. Gjithashtu përmbysën një makinë që sipas protestuesve është i pronarit të klubit.
Protesta u zhvilluan edhe para shtëpisë private kreut të Komunës së Koçanit Lupço Papazov, i cili më herët gjatë ditës dha dorëheqjen. Qytetarët hodhën gurë dhe vezë në drejtim të banesës së tij./Alsat.mk