Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çka u fol sot për rrymën në Kuvend?

20/01/2022 - 14:05
në Kryesore, Lajme
A A
Çka u fol sot për rrymën në Kuvend?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë diskutuar të enjten, 20 janar, për çmimin e energjisë elektrike, pas propozimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Kosovë për rritjen e çmimit.

Deputetët e partive opozitare kanë akuzuar Qeverinë e Kosovës për keqmenaxhim të situatës me energji elektrike dhe i kanë kundërshtuar propozimet për rritje të çmimit të energjisë.

Ata ia kanë ndërprerë fjalën zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, pasi ky i fundit u ka thënë deputetëve se po manipulojnë me shifrat për rritje të çmimit.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se në proces do të kenë një mocion procedural që lidhet me këtë çështje dhe ka ftuar partitë tjera në Kuvend që ta mbështesin.

Arben Gashi, shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka akuzuar kryeministrin Kurti se është i paftë ta menaxhojë situatën.

“Qytetarët e Kosovës po përballen me një krizë të jashtëzakonshme dhe me një kërcënim nga Qeveria për rritje të çmimit të energjisë përreth 300 për qind”.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se janë mbi 200 mijë familje që shpenzojnë mbi 800 kilovat.

Sipas tij, Kosova po bëhet një nga shtetet me çmimin më të lartë të energjisë.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë se për situatën e krijuar edhe me çështjen e energjisë elektrike fajtore janë qeveritë e kaluara.

“Nuk është Lëvizja Vetëvendosje që solli këtë gjendje, janë veprimet apo mosveprimet e partive që ishin në pushtet, të cilat e sollën faturën që sot po ballafaqohemi të gjithë”, ka thënë Kusari Lila.

Kurti: Kemi paguar 2.5 milionë euro për import të energjisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se totali i gjenerimit të energjisë elektrike, me kapacitet vendor më 19 janar ka qenë 727 megavat, ndërkaq konsumi ka arritur deri në 1,317 megavat.

Sipas Kurtit, importi ka qenë mbi 10 gigavat orë.

Kurti ka thënë se çmimi bazë për megavat në orë ka qenë 227 euro, ndërkaq çmimi maksimal 245 euro.

“Nëse marrim përafërsisht 240 euro një megavat orë që e kemi blerë, në mënyrë që të ketë furnizim të qëndrueshëm, në kushtet kur konsumojmë shumë më tepër se gjenerojmë, kur e shumëzojmë, del se dje, më 19 janar, kemi paguar për import të energjisë, 2.5 milionë euro”, ka deklaruar Kurti.

“Ku t’i marrim 2.5 milionë euro? Asnjëri nuk dëshiron që energjia të jetë e shtrenjtë”, ka thënë Kurti.

Propozimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji në Kosovë, për ngritje të tarifave të energjisë së shpenzuar elektrike i ka ndarë konsumatorët në pesë kategori: A, B, C, D, E.

Siç shpjegohet në Raportin Konsultativ të ZRRE-së, rritja e çmimit të energjisë prek vetëm dy kategori të amvisërive, D dhe E, përkatësisht ata qytetarë që shpenzojnë mbi 800, përkatësisht mbi 1000 kilovatë.

Për kategorinë D, që shpenzon 800 kilovatë orë energji elektrike në muaj, fatura pritet të rritet për 12 euro e 31 centë.

Për qytetarët në kategorinë E, që shpenzojnë 1000 kilovatë orë energji elektrike në muaj, fatura pritet të rritet për 24 euro e 62 centë.

Që rritja e faturave të energjisë elektrike të mos jetë aq e lartë dhe të mos bëhet e papërballueshme për një kategori të qytetarëve, Qeveria e Kosovës ka ndarë një shumë prej 75 milionë eurosh në formë subvencionimi.

Këto subvencione vlejnë edhe për bizneset, për të cilat – edhe pas propozimit të ZRRE-së nëse miratohet – nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë elektrike.

ZRRE-ja ka dalë me propozimin për rritje të faturave më 17 janar, pasi çmimet e energjisë elektrike janë rritur edhe në tregjet evropiane, duke i ndikuar kështu edhe çmimet e importeve të Kosovës.

Faturat me rritje, në rast se propozimi i ZRRE-së kalon, do të fillojnë nga data 1 shkurt 2022 dhe shqyrtimi i rregullt i tyre pritet të bëhet në muajin mars të vitit 2023.

JU REKOMANDOJMË

Ekskluzive: Gjykata ia bllokon ZRRE-së tarifat e shtrenjta të energjisë
Ekonomi

Tarifat e rrymës: ZRRE njofton për hapin e radhës

23/05/2022 - 19:05
Lista Serbe e mirëpret aksionin e Policisë në Veri: Dënojmë aktet kriminale të individëve
Lajme

Lista Serbe e mirëpret aksionin e Policisë në Veri: Dënojmë aktet kriminale të individëve

23/05/2022 - 18:41
A do t’i bashkohet PDK-ja protestës për Trustin? Flet zëdhënësi i saj
Lajme

A do t’i bashkohet PDK-ja protestës për Trustin? Flet zëdhënësi i saj

23/05/2022 - 18:30
Motra e Xhelal Sveçlës punësohet në Ministrinë e Bujqësisë
Kryesore

Ministri Sveçla jep detaje për aksionin në veri ku u zbulua laboratori i drogës: Policët dhe doganierët u sulmuan me armë zjarri

23/05/2022 - 18:03
Infektologu Ramadani jep lajmin e mirë: “Parashikon” se kur mund të përfundojë pandemia COVID-19
Lajme

Infektologu Ramadani: Të prekurit nga “Lia e Majmunëve” duhet të izolohen për 10 ditë

23/05/2022 - 18:00
Besnik Bislimi: Gati te arrihet një marrëveshje me Serbinë, kjo e fundit po bllokon dialogun
Lajme

Bislimi paralajmëron plan B për targat: Do të japim afat 30 ditë para zbatimit

23/05/2022 - 17:31

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E çuditshme: Këto janë gjërat që gjeti Policia në vendin ku vdiq i mituri mitrovicas

    E çuditshme: Këto janë gjërat që gjeti Policia në vendin ku vdiq i mituri mitrovicas

    774 Shpërndaje
    Shpërndaje 310 Tweet 194
  • Ky është identiteti i djaloshit mitrovicas që u mbyt sot në ujë, ishte bir i veteranit të UÇK-së

    403 Shpërndaje
    Shpërndaje 161 Tweet 101
  • LAJMI I FUNDIT: Vjen lajmi i rëndësishëm për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

    192 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • Ky është 53-vjeçari nga Slivova që ngacmoi seksualisht 25-vjeçaren, e puthi dhe e ledhatoi pa dëshirë

    765 Shpërndaje
    Shpërndaje 306 Tweet 191
  • Pagesa e 100 eurove për sektorin privat, ja çfarë do ndodh sot

    174 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44

© 2022 Veriu.info

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete

© Veriu.info