Komunë e Prishtinës ka njoftuat se qytetarët e kësaj komune tani kanë sistem të unifikuar të transportit publik urban, me bileta të integruara ditore, javore dhe mujore për të gjitha linjat.
Sipas njoftimit nga 1 Janar 2025, edhe operatorët privatë do të operojnë sipas të njëjtave kushte si Trafiku Urban, duke garantuar shërbim të standardizuar dhe cilësor për të gjithë qytetarët.
Çmimet e biletave:
0.50€ për një udhëtim të vetëm.
0.80€ për biletën ditore (vlefshme për të gjitha linjat).
4€ për biletën javore.
12€ për biletën mujore për studentë.
14€ për biletën mujore për punëtorë.
Tutje, ata kanë njoftuar se kush nga qytetarët përfiton udhëtime falas.
Kategoritë e liruara nga pagesa për të gjitha linjat urbane janë:
Pensionistët
Policia
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK)
Veteranët
Zjarrfikësit
Personat me aftësi të kufizuara
Nxënësit e shkollave fillore