Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Në pritje të Trump dhe zgjedhjeve të 9 shkurtit, Prelec: Pak gjasa për njohje de facto, më realist një “normalizim i vogël”

04/01/2025 - 22:48
në Kryesore, Lajme
A A
Në pritje të Trump dhe zgjedhjeve të 9 shkurtit, Prelec: Pak gjasa për njohje de facto, më realist një “normalizim i vogël”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Eksperti për Ballkanin nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, Marko Prelec, se është e domosdoshme të punohet për përmirësimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi në çështjet e përditshme, ndërkohë që pjesa politike e normalizimit, që lidhet me njohjen de facto, nuk ka përparuar. Sipas tij, Marrëveshja e Ohrit, e projektuar si një hap drejt përmirësimit të marrëdhënieve, po përballet me pengesa për shkak të moszbatimit të detyrimeve kyçe, si formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Eksperti për Ballkanin nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, Marko Prelec, vlerëson se procesi i dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është aktualisht në pritje. Sipas tij, marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve kanë nevojë për një normalizim të vogël dhe një normalizim të madh.

“Normalizimi i madh është njohja de facto, një hap që do t’u mundësonte vendeve evropiane që nuk e kanë njohur Kosovën të ndërmarrin hapa drejt njohjes. Por, gjasat për këtë janë shumë të vogla. Është më realiste të shpresohet për një normalizim të vogël, përmirësimi i marrëdhënieve të përditshme, tregtia më e lirë dhe mirëkuptimi për problemet konkrete me të cilat përballen qytetarët. As kjo nuk është e garantuar, por është e mundshme,” shpjegon Prelec.

Duke folur për njohjen de facto, Prelec thotë se kjo duhej të realizohej përmes Marrëveshjes së Ohrit.

“Kjo fazë parashikonte që Marrëveshja e Ohrit dhe zbatimi i saj do të duhej të hapte rrugën për njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së që ende nuk e njohin, ose të paktën përmirësimin e marrëdhënieve me to. Për Serbinë, kjo do të nënkuptonte trajtimin e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur, por pa njohje formale,” thekson ai.

Prelec shton se viti 2025 fillon me pritje për qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump, ndërkohë që mbetet të shihet se si do të zhvillohet dialogu nën ndërmjetësimin e BE-së dhe çfarë ndikimi do të kenë zgjedhjet në Kosovë në muajin shkurt.

“Është e qartë se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdojë. Qëndrimet e të dyja palëve janë të njohura dhe hapësira për kompromis është e vogël. Nuk ka shumë shpresë për një sukses të madh, por bisedimet duhet të vazhdojnë, edhe pse me pritshmëri më të ulëta për transformime të mëdha. Sa i përket implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, kjo duket të jetë një përpjekje nga BE-ja për të dhënë një imazh optimist për një çështje shumë të ndërlikuar,” thekson Prelec.

I pyetur pse nuk po zbatohet një marrëveshje tashmë e dakorduar, Prelec thekson se ekziston një tekst në letër, por edhe një thelb i asaj që është negociuar.

“Marrëveshja është e pazakontë. Nuk është nënshkruar kurrë; ishte deklarata e Borrellit ajo që e shpalli të pranuar. Thelbi i marrëveshjes përfshin një seri lëshimesh nga të dyja palët. Beogradi duhej të ndërmerrte hapa drejt njohjes de facto, ndërsa Prishtina duhej të siguronte autonomi më të madhe për komunitetin serb,” thekson ai.

“Që nga arritja e marrëveshjes, qeveria e Kosovës e ka bërë të pakuptimtë autonominë, jo plotësisht, por në shumë aspekte, duke vendosur autoritet mbi veriun e Kosovës. Krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe tashmë ka më pak rëndësi sesa kur u arrit marrëveshja. Për këtë arsye, mendoj se Beogradi do të vazhdojë të vonojë implementimin, ndërsa Prishtina tashmë po vonon krijimin e Asociacionit,” thekson Prelec.

Duke komentuar nëse qeveria e ardhshme e Kosovës do të duhet të krijojë Asociacionin, Prelec shton: “Është e vështirë të parashikohet. Por çështja më e rëndësishme mbetet ajo e të drejtave të komunitetit serb dhe se si do të sigurohen dhe respektohen ato të drejta për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë.”/rtk

JU REKOMANDOJMË

Trump: Ukraina ka nevojë për një president të ri

Trump: Ukraina ka nevojë për një president të ri
10/10/2026 - 21:42

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Ukraina duhet të zgjedhë një president të ri, pas kritikave të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ndaj marrëveshjes së SHBA-së me Rusinë...

Më shumëDetails

Javën e ardhshme e merr komandën e KFOR-it/ Kush është gjenerali italian, Roberto Vergori?

Javën e ardhshme e merr komandën e KFOR-it/ Kush është gjenerali italian, Roberto Vergori?
10/10/2026 - 21:26

Italia po përgatitet të marrë sërish komandën e misionit paqeruajtës KFOR në Kosovë. Gjeneralmajori Roberto Vergori, një oficer i Ushtrisë Italiane me përvojë të gjerë në njësitë ajrore...

Më shumëDetails

Kreu i Listës Serbe pretendon se ka kaluar në SNS-në e Vuçiqit: S’jam më deputet në Kuvend të Kosovës

Kreu i Listës Serbe pretendon se ka kaluar në SNS-në e Vuçiqit: S’jam më deputet në Kuvend të Kosovës
10/10/2026 - 21:17

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, pretendon se është anëtar i Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe se nuk është më deputet në Kuvendin e Kosovës. Deklaratat Elek i...

Më shumëDetails

Pamjet me djalin e Vuçiqit, Haxhiu kërkon trysni ndërkombëtare për dorëzimin e Radoiçiqit

Pamjet me djalin e Vuçiqit, Haxhiu kërkon trysni ndërkombëtare për dorëzimin e Radoiçiqit
10/10/2026 - 20:49

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga Serbia dorëzimin e Milan Radoiçiqit pas publikimit të pamjeve në mediat serbe ku Radoiçiq shfaqet përkrah djalit të...

Më shumëDetails

Tre kosovarëve u refuzohet hyrja në Gjermani, njëri kishte vetëm 5 euro me vete

Tre kosovarëve u refuzohet hyrja në Gjermani, njëri kishte vetëm 5 euro me vete
10/10/2026 - 20:11

Policia Federale gjermane i ndaloi gjatë një kontrolli kufitar në autostradën A96, pasi konstatoi se asnjëri prej tyre nuk i plotësonte kushtet e nevojshme për të hyrë në...

Më shumëDetails

Turqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji hyn në fuqi më 1 nëntor

Turqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji hyn në fuqi më 1 nëntor
10/10/2026 - 19:43

Qeveria e Turqisë ka ndaluar zyrtarisht qasjen e fëmijëve nën moshën 15 vjeç në platformat e rrjeteve sociale, me ligjin e ri që do të hyjë në fuqi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

    Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Egzoni e fali xhumanë për herë të fundit pak para tragjedisë, imami nga Gjilani me fjalë prekëse pas vde’kjes së tij dhe motrës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    281 Shpërndaje
    Shpërndaje 112 Tweet 70
  • Pak ditë pasi u bë presidente, Justina Shiroka ndryshon pamje, shikoni transformimin e saj!

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ndahet nga jeta polici Afrim Syla, Sindikata shpreh ngushëllime

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë