Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çmimet e ushqimeve po vazhdojnë të gërryejnë buxhetin e familjeve kosovare

15/07/2026 - 08:53
në Ekonomi, Lajme
A A
Çmimet e ushqimeve po vazhdojnë të gërryejnë buxhetin e familjeve kosovare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ushqimi zë thuajse një të tretën e shportës mesatare të konsumit në Kosovë – saktësisht 32.76%, referuar të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Kur kjo kategori pëson rritje çmimesh, familjet e ndiejnë menjëherë presionin në buxhetet e tyre, pavarësisht asaj që pasqyrojnë shifrat e përgjithshme të inflacionit.

Gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, çmimet e produkteve ushqimore shënuan rritje thuajse të pandërprerë, ndonëse ritmi i këtij shtrenjtimi pësonte luhatje nga muaji në muaj.

Çmimet e konsumit

Inflacioni gjatë gjashtëmujorit të parë
Janar–Qershor 2026

Vlerat paraqesin ndryshimin e çmimeve krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak dhe me muajin paraprak.

Rënia e inflacionit vjetor nga 8.0% në shkurt në 3.9% në qershor duket si një lajm pozitiv. Megjithatë, kjo nuk nënkupton se çmimet po rikthehen në nivelet e mëparshme. Kjo dukuri njihet si dezinflacion. Çmimet vazhdojnë të rriten, ndonëse me një ritëm më të ngadaltë. Rrjedhimisht, shporta e konsumit nuk po bëhet më e lirë, por thjesht po shtrenjtohet me hapa më ngadalë.

Janari nisi presion të mbi disa nga kategoritë kryesore ushqimore. Vetëm përgjatë këtij muaji, çmimet e perimeve u rritën me 4.2%, ndërsa ato të mishit pësuan rritje prej 0.7%.

Në krahasimin vjetor, frutat kushtonin 15.5% më shtrenjtë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, mishi shënoi rritje prej 13.1%, kafeja, çaji dhe kakaoja u shtrenjtuan me 10.3%, ndërsa produktet e qumështit, djathit dhe vezëve me 8.7%.

Shkurti rezultoi muaji më i papërballueshëm i të gjithë periudhës. Brenda vetëm katër javëve, perimet pësuan shtrenjtim shtesë prej 5.8%, frutat u rritën me 4.0%, peshku me 2.7% dhe mishi me 2.4%.

E vetmja kategori që shfaqi tendencë rënëse ishte ajo e qumështit, djathit dhe vezëve, me tkurrje çmimi prej 2.8%. Sidoqoftë, ky korrigjim ishte i pamjaftueshëm për të amortizuar shtrenjtimin e pjesës tjetër të shportës.

Marsi reflektoi sinjalet e para të ngadalësimit, por pa sjellë një rënie reale të çmimeve. Ndonëse inflacioni vjetor zbriti në 6.5%, çmimet u rritën sërish me 0.4% në raport me shkurtin.

Gjatë këtij muaji, perimet u shtrenjtuan me 3.7%, frutat me 1.5% dhe artikujt e tjerë ushqimorë me 1.6%. Ndërkohë, mishi vazhdonte të kushtonte 12.4% më shumë se dymbëdhjetë muaj më parë.

Në mars, grupi i përgjithshëm i ushqimeve u shtrenjtua me vetëm 0.1%, ndërkohë që nëngrupi i ushqimeve bazë mbeti thuajse i pandryshuar.

Rënia prej 2.8% në çmimet e qumështit, djathit dhe vezëve u asgjësua nga shtrenjtimi i vajrave me 1.4%, frutave me 1.5%, perimeve me 1.0% dhe mishit me 0.7%. Si rrjedhojë, norma vjetore mbeti thuajse e palëvizur, në nivelin 5.6%.

Në maj çmimet e këtij grupi ranë me 0.2% brenda muajit, e nxitur kryesisht nga lirimi i perimeve me 4.5%.

Megjithatë, kjo tendencë rënëse nuk u shtri në të gjitha produktet. Çmimi i mishit vijoi rritjen, duke shënuar shtrenjtim mujor prej 1.4%. Po ashtu, produktet e peshkut u shtrenjtuan me 1.7%, ndërsa frutat pësuan rritje prej 1.2%.

Norma vjetore e inflacionit prej 5.1% konfirmonte se shporta e konsumit mbetej dukshëm më e kushtueshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjatë qershorit, lehtësimi i çmimeve u bë edhe më i prekshëm. Grupi i “ushqimeve dhe pijeve joalkoolike” pësoi rënie prej 0.6%, ndërsa vetëm kategoria e ushqimeve u lirua me 0.9%.

Kjo rënie u udhëhoq kryesisht nga perimet, të cilat u liruan ndjeshëm me 7.2%, të pasuara nga frutat me një rënie prej 1.1%. Mishi vijoi trajektoren e rritjes; çmimi i tij u rrit sërish me 0.5% brenda muajit, duke mbetur 10.3% më i lartë krahasuar me qershorin e vitit paraprak.

Nëse i referohemi serisë së harmonizuar të indeksit të çmimeve – metodologji e përdorur nga Eurostati për krahasueshmërinë ndërmjet vendeve – dinamika bëhet edhe më e vërejtëshme. Ky indeks arriti kulmin prej rreth 105.1 pikësh në prill, për të zbritur në 104.1 pikë në qershor. Sidoqoftë, ai mbetej rreth 1.1% mbi nivelin e regjistruar në dhjetor të vitit 2025.

E thënë ndryshe, dy muaj rënieje të lehtë nuk mjaftuan për të zhbërë efektin e katër muajve të njëpasnjëshëm të shtrenjtimit.

Nëse gjysma e parë e vitit 2026 do të mund të përmblidhej përmes një produkti të vetëm, ai pa dyshim do të ishte mishi.

Çmimet e produkteve bazë

Inflacioni vjetor i mishit
Janar–Qershor 2026

Vlerat paraqesin ndryshimin e çmimit të mishit krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak.

Përgjatë asnjërit prej gjashtë muajve, inflacioni vjetor për këtë kategori nuk zbriti nën pragun prej 10%.

Çmimet reale në treg e ilustrojnë këtë shtrenjtim shumë më qartë sesa çdo shifër përqindjeje. Krahasimi i drejtpërdrejtë ndërmjet qershorit 2025 dhe qershorit 2026 e dëshmon këtë:

2021-2026
Shtrenjtimi i ushqimit nuk është dukuri e re për Kosovën. Të dhënat e pesë viteve të fundit tregojnë se familjet janë përballur me disa valë të njëpasnjëshme të rritjes së çmimeve.

Kapitulli i parë është viti 2021, kur Banka Botërore identifikoi ushqimin dhe karburantet si shtytësit kryesorë të inflacionit global dhe paralajmëroi për ndikimin e tyre në varfëri.

Krahasim vjetor

Inflacioni i përgjithshëm dhe ai i ushqimeve
2021–2026

Rreth” tregon se inflacioni i ushqimeve është paraqitur si mesatare e përafërt për periudhën përkatëse.

Kapitulli i dytë është goditja e vitit 2022. Inflacioni mesatar në Kosovë arriti në 11,6%, ndërsa në korrik kulmoi në 14,2%. Banka Botërore e konsideronte Kosovën veçanërisht të ekspozuar, pasi vendi importon pjesën më të madhe të ushqimit dhe energjisë që konsumon. Rritja e çmimeve të ushqimit dhe transportit rëndon më së shumti mbi familjet me të ardhura të ulëta.

Kapitulli i tretë është rikthimi i presionit gjatë viteve 2025 dhe 2026. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim e lidh rritjen e inflacionit gjatë vitit 2025 kryesisht me ushqimin dhe me rritjen prej 16,1% të tarifave të energjisë elektrike nga prilli i atij viti.

Në një këndvështrim pesëvjeçar, indeksi i çmimeve të ushqimit u rrit me rreth 46,8% nga qershori 2021 deri në qershor 2026. Kjo do të thotë se ushqimi u bë pothuajse përgjysmë më i shtrenjtë brenda vetëm pesë vjetësh.

Në të njëjtën periudhë, indeksi i përgjithshëm i çmimeve u rrit me rreth 32,8%. Ushqimi, pra, është shtrenjtuar dukshëm më shpejt se pjesa tjetër e shportës së konsumit.

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se inflacioni i janarit 2026 u nxit kryesisht nga çmimet e ushqimit. Institucioni parashikon një normë mesatare inflacioni prej 5,9% për të gjithë vitin 2026, përpara se ajo të afrohet gradualisht me nivelin prej 2% nga mesi i vitit 2028.

Banka Botërore paralajmëron se zhvillimet ndërkombëtare mund të vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi çmimet e energjisë dhe ushqimit gjatë gjithë vitit 2026. /Nacionale

JU REKOMANDOJMË

Emërimi i Kryeprokurorit të Shtetit, Molliqaj: Në krye u vendos një vartës servil, i dëgjueshëm ndaj Kurtit

Dardan Molliqaj e refuzoi koalicionin me Ramush Haradinajn
15/07/2026 - 08:43

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas dekretimit të Kryeprokurorit të Shtetit. Ai ka bërë me dije se me mërimini e Zejnullah Gashit në këtë pozitë nga...

Më shumëDetails

Do të presë të burgosurit danezë: Nënshkruhet kontrata për renovimin e burgut të Gjilanit

Do të presë të burgosurit danezë: Nënshkruhet kontrata për renovimin e burgut të Gjilanit
15/07/2026 - 08:39

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka nënshkruar një kontratë në vlerë prej 8,585,858.58 euro për realizimin e projektit të renovimit të Qendrës së Paraburgimit dhe ndërtimit të punëtorive në...

Më shumëDetails

Edi Rama, Serbisë: Nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, ekziston Republika e Kosovës

“I kam dëgjuar flamingot, por s’e kuptoj pse nuk ndahen nga sorrat” – Rama reagon për protestën në bulevard
15/07/2026 - 08:31

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi sot në një intervistë për “Euronews Serbia” se Serbia mban përgjegjësinë kryesore për situatën e krijuar në dialogun me Kosovën, pasi, sipas...

Më shumëDetails

Deputeti i VV-së thotë se përfshirja e presidentit në negociatat për qeverinë rrezikon demokracinë

Deputeti i VV-së thotë se përfshirja e presidentit në negociatat për qeverinë rrezikon demokracinë
15/07/2026 - 08:01

Sipas deputetit të zgjedhur të Vetëvendosjes, Ardian Gola, përfshirja e zgjedhjes së presidentit në negociatat për formimin e qeverisë është e rrezikshme për demokracinë. Ai ka theksuar se...

Më shumëDetails

Rrahje masive në sheshin e Skënderajt, disa të rinj bëhen “llom” (Video)

Rrahje masive në sheshin e Skënderajt, disa të rinj bëhen “llom”  (Video)
14/07/2026 - 23:32

Një përleshje fizike në mes disa personave raportohet se ka ndodhur sonte në sheshin “Adem Jashri” në Skenderaj. Media lokale “Skenderaj Live” ka publikuar pamje nga vendi i...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për të mërkurën

Parashikimi i motit për të mërkurën
14/07/2026 - 22:56

Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në orët e mëngjesit, të cilat gjatë ditës pritet të shtohen dhe të sjellin rrebeshe lokale shiu orëve të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rrahje masive në sheshin e Skënderajt, disa të rinj bëhen “llom”  (Video)

    Rrahje masive në sheshin e Skënderajt, disa të rinj bëhen “llom” (Video)

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Ky është personi i plagosur sonte në Pejë

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Vritet ish-basketbollisti i Golden Eagle Ylli

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Skandali i radhës me naftëtarët: Inspektorati e dërgon në gjykatë “DHF Company” të Hysen Jusajt për abuzim me çmimet e naftës

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Daçiq mbron deklaratën e Paunoviq për “spastrim etnik” në Kosovë, thotë se e bën në cilësinë e zëvendëskryeministrit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë