Shtrenjtimi i madh i çmimeve të produkteve ushqimore në Kosovë, duke se nuk është efekt direkt i ngritjes së tyre në nivel global.
Lexues të Veriu.info nga Sllovenia kanë dërguar foto, ku shihet se çmimi aktual i vajit të kuzhinës atje është 2.19 euro, shumë më lirë se sa në Kosovë.
Po ashtu në këtë foto të bërë sot nga lexuesit e Veriu.info në njërin nga marketet në Mitrovicë, shihet se çmimi i vajit të kuzhinës në vendin tonë është 2.89 euro.
Kjo rritje enorme e çmimeve e ka vështirësuar shumë jetën e qytetarëve, pasi që pagat në shtetin tonë janë shumë më të ulëta se sa në shtetet e BE-së, përderisa atje shumë produkte ushqimore janë më lirë se sa në Kosovë./Veriu.info