Presidenti amerikan Donald Trump kaloi një pjesë të kohës së tij në Turqi të martën duke u këshilluar me bashkëpunëtorët e tij më të lartë lidhur me një përgjigje ndaj shënjestrimit nga Irani të anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit, sipas personave të njohur me diskutimet, raporton CNN.
Përpara një darke të liderëve të organizuar nga presidenti Erdogan, Trump zhvilloi një takim të ngushtë me Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe kryetarin e Shefave të Shtabit të Përbashkët, Dan Caine, për të hartuar një përgjigje, përfshirë edhe sulmet amerikane ndaj objektivave iraniane.
Sekretari i Thesarit Scott Bessent ndodhet gjithashtu në Turqi dhe u konsultua me Trumpin tërheqjen e sanksioneve, që i kishin lejuar Iranit të shiste naftë.
Trump ka qenë i zhgënjyer nga shkeljet e Memorandumit të Mirëkuptimit nga Irani, të cilin e nënshkroi saktësisht tri javë më parë. Irani gjithashtu e ka akuzuar SHBA-në se e ka shkelur vazhdimisht marrëveshjen.
Gjatë darkës, mes pjatave tradicionale turke si buka e sheshtë “pide” dhe petat “manti”, Trump zhvilloi një bisedë private me shefin e NATO-s, Mark Rutte.
Të nesërmen në mëngjes, Rutte tha se veprimi ushtarak ishte “absolutisht i domosdoshëm”, teksa hyri në samitin e NATO-s me rëndësi të madhe.














