Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

 ‘Cola-Cola’ shqiptare dhe skandali i asgjesimit të mbetjeve

22/02/2025 - 10:50
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
 ‘Cola-Cola’ shqiptare dhe skandali i asgjesimit të mbetjeve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

‘Coca-Cola’ është një nga pijet joalkoolike më të preferuara në botë dhe që nga viti 1994, ajo është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë ne vendin tonë.

Në këto tre dekada, kjo kompani multinacionale është rritur dukë u bërë lider i padiskutueshëm në stilin e jetës shqiptare dhe gjithashtu një kontribuese e rëndësishme në rritjen ekonomike të vendit.

Si rrjedhojë ka qenë edhe kryefjalë e spoteve të rëndësishme publicitare në mediat kryesore, të cilat kanë përçuar te publiku sukseset e saj, si disa muaj më parë përshembull, ku ‘Coca-Cola Bottling Shqipëria’ festoi 30-vjetorin. Por përveç festimeve të 30 vjetorit, viti 2024 nuk rezultoi aq rozë për kompaninë, sepse një raport i KLSH-së, në bazë të auditimit të kryer kompani skandalin e një sërë parregullsive.

Raporti ka treguar në mënyrë të detajuar se në procedurën e asgjësimit të pijeve të skaduara për vitin 2020 mungon procesverbali i rregullt i asgjësimit, pasi ai është nënshkruar vetëm nga inspektorët e AKU-së, duke nxjerrë jashtë loje ato të Mjedisit dhe të Tatimeve, të cilët, sipas ligjit duhet të firmosnin proçesverbalin. Shqetësim tjetër i ngritur nga KLSH është edhe mungesa e fotove të vendit, ku janë asgjësuar produktet dhe fletëdalja e produkteve të skaduara nga magazina. Elementë tepër të rëndësishëm, mungesa e të cilëve vë në diskutim faktin nëse janë asgjesuar vërtet këto pije të skaduara dhe nëse jo, ku kanë përfunduar?

Mbase për këtë rast nuk do të marrim asnjëherë përgjigje, por ajo që do t’ju shpjegojmë tani është mënyra se si duhet t’i menaxhonte dhe asgjesonte mbetjet e saj kjo kompani. Bazuar në lejen mjedisore të vitit 2015 të kompanisë ‘Coca-Cola’, ky subjekt gjeneron një sërë mbetjesh, duke nisur nga ambalazhet letër, karton, plastikë, e deri te llumrat që dalin nga impianti i trajtimit të ujërave, që kategorizohen me këto kode, e që duhet të asgjesohen jashtë vendndodhjes nga operatorë të licensuar. Por, këtu bëhet fjalë vetëm për kodet që ‘Coca-Cola’ deklaron se gjeneron sipas lejes mjedisore, të cilat ju a treguam më sipër, por në realitet kompania nuk gjeneron vetëm mbetjet e sipërcituara.

Më datë 15 maj të vitit 2024 ‘Coca-Cola Bottling Shqipëria’ ka kërkuar të asgjesojë dy lloje mbetjesh: karbon aktiv që mban kodin 19 09 04 dhe llumra me kodin 19 02 06, mbetje që nuk pasqyrohen në asnjë faqe të lejes, edhe pse kompania përshkruan në kërkesë se i gjeneron në sasitë: 3 ton karbon një herë në dy vite dhe 24 ton llumra dy herë në muaj.

Mirë që i gjeneron pa leje, në shkelje të rëndë të ligjit, po pyetja më e rëndësishme: ku përfundojnë këto mbetje?

Në një përgjigje të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, mësojmë se asgjesimin e këtyre dy kodeve në Shqipëri e bëjnë vetëm këto subjekte: Alb Tech Plast, Brema, KAKS Shpk, Tirana Bussiness dhe Vlora Alumin, të cilat pas interesimit tonë, shprehen kategorikë se nuk kanë asnjë marrëdhënie kontraktuale asgjesimi mbetjesh me ‘Coca-Cola’-n. Gjithashtu Ministria e Turizmit dhe Mjedisit sqaron se nuk është paraqitur asnjë kërkesë nga ky subjekt për eksport të mbetjeve gjatë periudhës 2022-2024.

Asnjë gjurmë për asgjësimin, ndërkohë që ‘Coca-Cola Bottling Shqipëria’ vazhdon të gjenerojë mbetje që as nuk i ka në leje dhe as nuk dihet se ku përfundojnë./Piranjat/

JU REKOMANDOJMË

Shefi i Forcave të Armatosura të Çekisë thotë se vendi i tij i ka dhënë Ukrainës gjithë ndihmën ushtarake që mundi

Shefi i Forcave të Armatosura të Çekisë thotë se vendi i tij i ka dhënë Ukrainës gjithë ndihmën ushtarake që mundi
20/03/2026 - 18:33

Zgjidh gjuhën sq Albanian Shefi i Forcave të Armatosura të Çekisë thotë se vendi i tij i ka dhënë Ukrainës gjithë ndihmën ushtarake që mundi Viber Icon INDEKSONLINEE...

Më shumëDetails

Analiza e CNN: Pse Irani i dobësuar po synon zgjatjen e luftës me Amerikën?

Analiza e CNN: Pse Irani i dobësuar po synon zgjatjen e luftës me Amerikën?
20/03/2026 - 18:07

Edhe pse Irani përballet me kërcënimin më të madh ndaj regjimit të tij deri më tani, ai po sinjalizon një gatishmëri për të zgjatur konfliktin e tij me...

Më shumëDetails

Kosova në qendër të një takimi rreth dy orësh në DASH, flitet për dialogun e anëtarësimin në NATO

Kosova në qendër të një takimi rreth dy orësh në DASH, flitet për dialogun e anëtarësimin në NATO
20/03/2026 - 17:31

Përfaqësues të Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, të kryesuar nga Martin Vulaj, kanë qëndruar sot për një vizitë në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku kanë biseduar për rreth dy...

Më shumëDetails

Serbia ndez “alarmin raketor”

Serbia ndez “alarmin raketor”
20/03/2026 - 16:54

Serbia ka futur raketat kineze në arsenalin e saj dhe Ballkani nuk është më i njëjtë. Me aftësi ajër-tokë dhe rreze prej qindra kilometrash, këto armë e vendosin...

Më shumëDetails

Përgjigja pa doreza e Trump në prani të kryeministres japoneze për Iranin – “Pse japonezët s’treguan kur sulmuan Pearl Harbour”

Përgjigja pa doreza e Trump në prani të kryeministres japoneze për Iranin – “Pse japonezët s’treguan kur sulmuan Pearl Harbour”
20/03/2026 - 16:48

Një moment kyç i vizitës zyrtare të kryeministres japoneze Sanae Takaichi në SHBA ishte komenti i Presidentit Donald Trump mbi një pjesë të historisë së përbashkët, ajo e...

Më shumëDetails

Irani paralajmëron sulme në të gjithë botën

Irani paralajmëron sulme në të gjithë botën
20/03/2026 - 16:33

Zëdhënësi më i lartë ushtarak i Iranit ka paralajmëruar se Teherani mund të planifikojë sulme në vende civile në të gjithë botën. “Që tani e tutje, bazuar në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Stacioni i Autobusëve në Skenderaj hap 10 vende të lira pune

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Fabrika gjigante “Loni Dekor” hap vende të reja pune, shpall konkurs për dy pozita

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim policit Fatmir Uka, i arrestuar në skandalin e publikuar nga Veriu.info

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë