Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka vazhduar formën e jashtëzakonshme me Al Nassr, duke shënuar në fitoren 4-2 ndaj Al-Shabab dhe duke arritur një tjetër moment historik në karrierë.
Me këtë gol, Ronaldo ka arritur shifrën e 100 golave në Superligën e Arabisë Saudite, duke e realizuar këtë arritje në vetëm 105 ndeshje.
Ky sukses e bën atë lojtarin e parë në histori që arrin 100 ose më shumë gola në katër kampionate të ndryshme elitare, pas arritjeve të mëparshme në Ligën Premier, La Liga dhe Serie A.
Në total, Ronaldo ka shënuar 121 gola në 139 ndeshje për Al Nassr, duke iu afruar gjithnjë e më shumë objektivit simbolik të 1000 golave zyrtarë në karrierën e tij.
Ndërkohë, Al Nassr është vetëm një fitore larg titullit të Superligës së Arabisë Saudite për sezonin 2026












