KQZ ka numëruar 100% të votave për kryetar të komunave, e po vazhdon numërimi për asamble komunale, trasnmeton Gazeta Online Veriu.info.
Por çudia e këtyre zgjedhjeve është në disa vendvotime po dyshohet për keqpërdorim të votës.
Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar për një rast në komunën e Obiliqit, ku kryetari i LDK-së, Xhafer Gashi ka dalë si fitues në shkollën “Sveti Sava”, shkollë kjo me shumicë serbe votues, Gashi ka fituar me 53% duke e lënë pas edhe kandidatin e Listës Serbe me 33%.
“A din ndokush nga Obiliqi të ma shpjegojë se si është i mundur ky rezultat – një shqiptar në një vendvotim me shumicë serbe të jetë më i pëlqyer sesa kandidati i Listës Serbe?!”, ka qenë pyetja e Pozharit.