Dy vëllezër mbetën të vrarë sot në Gollubovc të Malishevës, ndërsa dorasi dyshohet të jetë dhëndri i tyre.
Nëpër rrjete sociale kanë nisur të qarkullojnë edhe disa fotografi që pretendojnë se paraqesin pikërisht dy viktimat, Driton dhe Naim Morina.
I dyshuari në këtë rast është Astrit Isufi, dhëndri i tyre.
Siç ka mësuar Klankosova.tv, në momentin kritik, motra dhe mbesa e viktimave kanë qenë në veturë së bashku me Astritin.














