Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, më 31 maj do të zhvillojë një ndeshje miqësore me kombëtaren e Çekisë, në stadiumin ”Epet Arena” në Pragë.
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar tashmë se biletat për tifozët kosovarë, kanë dal në shitje.
Biletat mund ti bleni online në linkun e mëposhtëm:
https://www.ticketportal.cz/…/Pripravne-utkani-CESKO…
Pas hapjes së linkut, sektorët e rezervuar për tifozët e Kosovës janë: F1, F2, F20, F21, A20 dhe A21.Në konsultim me menaxherin e sigurisë, kapaciteti për tifozët tanë është zgjeruar edhe me sektorët A20 dhe A21.
Çmimet e biletave për tifozët kosovarë do të kushtojnë 12 dhe 20 euro.













