Një pjesëtar i FSK-së dyshohet se është lënduar gjatë një ushtrimi.
Në një video të publikuar në media, ushtari i FSK-së shihet teksa shtien me armë, ndërkohë në një moment në armën e tij ndodh një shpërthim.
Incidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e municionit që është përdorur në ushtrim.
Nga FSK e Ministria e Mbrojtjes ende nuk ka ndonjë sqarim zyrtar lidhur me incidentin.













