Qumështorja “Vita” ka njoftuar se rezultatet e analizave të realizuara nga AUVK kanë dalë pozitive për produktet e saj, duke theksuar se nuk janë gjetur përbërës të ndaluar.Sipas njoftimit, mostrat e qumështit “Vita” nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe as vaj palme.
“Vita” ka theksuar se do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar ndaj cilësisë dhe konsumatorëve, duke falënderuar për besimin e vazhdueshëm.
>












