Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

23/11/2024 - 22:23
në Lajme
A A
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në prag të 28 Nëntorit, Festës së Flamurit Kombëtar, datëlindjes së komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari dhe daljes publike të UÇK-së, është organizuar aktiviteti tradicional Darka e Lamës në Llukë të Epërme të Deçanit.

Në këtë fshat historik të kuvendeve për pajtimin e gjaqeve te “Vrellat e Llukës” në odën e rapsodit kombëtar Dervish Shaqa janë bërë bashkë shumë pjesëmarrës për të shënuar festën e njohur edhe si “Darka e Bereqetit” e karakterizuar me ushqimin tradicional, këngët me motive tradicionale, lojërat e ndryshme e plisat e bardhë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj kujtoi kohën kur si fëmijë organizohej Darka e Lamës. Ai tregoi se çfarë kishte biseduar me ish-presidentin Ibrahim Rugova rreth këtij aktiviteti, për çka tha se është një ngjarje e mirë që bashkon njerëzit.

“I kujtoi këto 56 vjet ku si fëmijë jam rritur në Gllogjan, në shkollë kam ardhur në Deçan, në gjimnaz në një kohë, por edhe gjatë luftës pëllëmbë për pëllëmbë e kam shkelur këtë zonë nuk kishim nga të shkonim. Ashtu siç jeni rritur ju të moshës sime, edhe unë e kam mbërri Darkën e Lamës ende u organizonte. Ne folëm për bereqet, por ka qenë edhe bulmeti, kanë qenë t’i qesin edhe tinarët jashtë, t’i rreshtojnë t’i shihen, t’i vendosin vargjet me speca të gjitha ato, qepë e çfarë kanë pasur. Pas luftës, e kam pasur një bisedë me presidentin Rugova kur folshim për shenjat tona, pati thënë se Darka e Lamës është shenjë e jona, që ia pati filluar të organizohej në nivel vendi. Unë mendoj që kjo është shenjë e mirë, një ngjarje që na bashkon. Ju gjetsha bashkë gjithë, me bereqet dhe me të gjitha të mirat”, ka uruar Haradinaj.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj përgëzoi fshatin Llukë për organizimin e këtij aktiviteti tradicional.

“Juve ju rrit nderi për ftesën, ju lumtë për organizimin. Për hair Darka e Lamës, me bereqet, shëndet e të gjitha të mirat për juve dhe familjen tuaj. Unë jam krenar që jam nga ky qytet, por njëkohësisht jam krenar që bashkëpunojmë dhe kemi pajtimi të pakontestueshëm. Ju lumtë për idenë që ta bëni tradicionale (Darkën e Lamës)”, tha Ramosaj.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj vlerësoi se Darkën e Lamës si një traditë të mirë të popullit shqiptar.

“Faleminderit gjithë Llukës për iniciativën e mirë që keni marrë. Të hyj në një odë me burra, e të gjithë me qenë me veshje të bardha që është një traditë e mirë e shqiptarëve dhe të vazhdojë një traditë të tillë siç ka qenë Darka e Lamës. Në të kaluarën, të gjithë familjarët, çdo shtëpi shqiptare e ka festuar se është mbledhur bereqeti dhe kanë shtruar Darkën e Lamës. Shpresoj që do të vazhdojnë organizime të tilla që mbledhin edhe fshatin në një ndejë tradicionale”, tha Kadrijaj

Edhe kandidati për deputet në zgjedhjet e ardhshme nga AAK-ja, Arton Demhasaj përgëzoi idenë që Darka e Lamës të kthehet në traditë shqiptare.

“Kjo odë e vogël sot, por me histori të madhe. Veç ta bësh një shikim rreth e rreth kësaj ode e sheh se çfarë historie ka kjo. Unë personalisht ndihem tepër i nderuar që më është dhënë mundësia të vij në odën e rapsodit më të njohur shqiptar Dervish Shaqa. Njëmend, Lluka është një fshat i vogël, por ka histori të madhe. Kjo odë ka nxjerrë rapsodë si Dervish Shaqa e Demush Neziri e njëkohësisht në Llukë është mbajtur tubimi më i madh shqiptar. Asnjëherë në histori të shqiptareve nuk ka pasur tubim më të madhe se ai në Vrellat e Llukës, ku është bërë pajtimi i gjaqeve. Ju përgëzoj për idenë e mirë që Darka e Lamës të kthehet në traditë shqiptare siç ka qenë dhe njëkohësisht ndihem i lumtur që kurrë në jetën time nuk kam parë më shumë plisa se që po shoh sot”, tha Demhasaj.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Deçan, Naser Tolaj u shpreh i nderuar për pjesëmarrjen në këtë organizim.

“Po e ndjej vetën shumë të nderuar që në mesin e këtyre burrave e në veçanti në mesin e komandantëve më të suksesshëm siç është gjeneral Ramush Haradinaj, por njëkohësisht edhe afër kryetarit të komunës sonë, që jo pse është këtu, por vërtet dëshiroj ta falënderoj për punën dhe angazhimin… Ndihem i nderuar që gjendem në një fshat siç është Lluka. Është një fshat i vogël në kuptimin e numrit të banorëve, por ka dhënë njerëz shumë të mëdhenj… Vlerat e Llukës janë të dalluara dhe të përmendura, janë pjesë e historisë për shkak të kontributit për pajtimin e gjaqeve. Me hair ju qoftë edhe Darka (e Lamës)”, tha Tolaj.

Shtrimi i kësaj darke u nis nga ish-presidenti Ibrahim Rugova në vitin 2002, ku synim ishte që të shënohet fundi i stinës së verës dhe fillimi i vjeshtës. Ndërsa, në sofrat, ku mysafirë ishin krerë institucionesh nga vendi e ndërkombëtarë, shtrohej ushqim tradicional.

JU REKOMANDOJMË

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë

Shpërthim në veri të Mitrovicës, policia jep detaje
19/10/2026 - 22:06

Një qytetar nga fshati Koretishtë i Novobërdës ka njoftuar Policinë pasi, duke kontrolluar gjërat e babait të tij të ndjerë, ka gjetur dy pistoleta, karikatorë dhe municion. Armët...

Më shumëDetails

Kush janë organizatorët e protestës? Karamuço: Makinave të policisë u kanë vendosur GPS për të parë lëvizjet

Kush janë organizatorët e protestës? Karamuço: Makinave të policisë u kanë vendosur GPS për të parë lëvizjet
19/10/2026 - 21:47

Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço thotë se protesta ka organizim nga persona që drejtojnë turmën se cilat objekte duhet të sulmojnë dhe dhe të djegin.Ai tha se nuk...

Më shumëDetails

Haradinaj e quan Kurtin “sundimtar”: Protestuesve u dha gaz lotsjellës e dajak

Haradinaj: Nëse nuk ndërrohet qeveria Kurti, do të kemi “probleme” me administratën Trump
19/10/2026 - 21:39

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e atëhershëm të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, se kanë dhënë urdhër politik për ndërhyrjen e...

Më shumëDetails

Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin
19/10/2026 - 21:14

Ish-komandanti dhe veterani i UÇK-së, Nasim Haradinaj i ka reaguar gazetarit nga Shqipëria Arjan Konomit, i cili ky i fundit i ka krahasuar protestat në Tiranë me luftën...

Më shumëDetails

Mehmetaj: Më mirë vonë se kurrë, PDK-ja po e kupton se Ligji për Specialen mund të jetë antikushtetues

Mehmetaj: Më mirë vonë se kurrë, PDK-ja po e kupton se Ligji për Specialen mund të jetë antikushtetues
19/10/2026 - 21:12

Gazetari Lirim Mehmetaj  ka reaguar lidhur me qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës për Ligjin për Gjykatën Speciale, duke thënë se në këtë parti po e kuptojnë se...

Më shumëDetails

Arbëreshë Kryeziu-Hyseni: Fillimisht na thanë se ligji duhej të votohej, tani thonë se duhet të kthehet mbrapsht

Arbëreshë Kryeziu-Hyseni: Fillimisht na thanë se ligji duhej të votohej, tani thonë se duhet të kthehet mbrapsht
19/10/2026 - 20:59

Deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka bërë një reagim për ndryshimet e ligjit për Gjykatën Speciale, duke thënë se “fillimisht kërkuan që ligji të votohej, e tani thonë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Muharremi demanton statistikat e Qeverisë për çmimin e rrymës: 37% më e shtrenjtë

    Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Skandal në ordinancën “AL-DENT V” në Skenderaj: Pacienti gëlltit gjilpërën gjatë trajtimit stomatologjik

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    491 Shpërndaje
    Shpërndaje 196 Tweet 123
  • Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë