Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

DASH: Dialogu Strategjik paraqet një epokë të re në raportet SHBA-Serbi

16/07/2026 - 09:39
në Lajme
A A
DASH: Dialogu Strategjik paraqet një epokë të re në raportet SHBA-Serbi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se Dialogu Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë “paraqet një epokë të re në marrëdhëniet mes dy vendeve”.

Po ashtu, sipas DASH-it, “është një tregues i përkushtimit të të dy vendeve për zgjerimin dhe thellimin e partneritetit tonë”.

“Nëpërmjet këtij dialogu, SHBA-ja dhe Serbia do të punojnë për arritjen e objektivave të përbashkëta, përfshirë paqen dhe stabilitetin rajonal, zgjerimin e lidhjeve në fushën e biznesit dhe arsimit, si dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të begatë”, thuhet në përgjigjen e DASH-it dërguar REL-it.

Në përgjigje po ashtu thuhet se sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kishte njoftuar më 6 gusht të vitit të kaluar se SHBA-ja do ta zhvillojë nisë këtë dialog me Serbinë.

Çfarë tha Gjuriqi?
Siç kishte paralajmëruar më herët ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, rundi i parë i Dialogu Strategjik pritet të mbahet më 17 korrik.

“Ajo që do të ndodhë të premten është vërtet një moment historik diplomatik dhe, do të thosha, edhe politik në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara”, tha Gjuriq për Radiotelevizionin e Serbisë më 14 korrik.

Ai shtoi se ky vendim do ta “forcojë” situatën ekonomike dhe pozitën ndërkombëtare të Serbisë.

Po ashtu, Gjuriq theksoi se kjo e vendos Serbinë “në rrethin e vendeve me të cilat SHBA-ja ka nivelin më të lartë të bashkëpunimit institucional”.

RTS-ja raportoi se Gjuriq tha se kjo është e rëndësishme edhe për shkak të “çështjeve kyç shtetërore dhe kombëtare, para së gjithash Kosovës, Republikës Sërpska, si dhe ruajtjes së stabilitetit të brendshëm të Serbisë”.

“Është e rëndësishme për ne edhe për Kosovën, ku mbështetemi në mbrojtjen e popullit tonë, si edhe për Republikën Sërpska, ku vitin e kaluar patëm mirëkuptim të konsiderueshëm nga administrata e presidentit [amerikan, Donald] Trump për zgjidhjen e problemeve në Bosnje e Hercegovinë”, tha ai.

Çfarë i parapriu vendimit të SHBA-së?
Dialogu Strategjik, të cilin SHBA-ja e zhvillon me dhjetëra shtete në mbarë botën për ta thelluar bashkëpunimin, përfshin një sërë fushash – nga ekonomia dhe siguria deri te politika e jashtme.

Për mundësinë e nisjes së një dialogu strategjik me Serbinë ishte folur në gusht të vitit 2025, por atëherë ky dialog nuk nisi.

Në atë kohë ishte thënë se dialogu do të duhej të sillte “një epokë të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve – duke ringjallur lidhjet politike, duke zgjeruar bashkëpunimin në fushën e biznesit dhe mbrojtjes, si dhe bashkëpunimin në sektorët e energjisë dhe teknologjive të komunikimit.

Serbia ka nënshkruar me SHBA-në marrëveshjen e saj të parë strategjike në fushën e energjisë në shtator të vitit 2024.

Më pas, në janar të këtij viti, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se SHBA-ja i kishte paraqitur Serbisë dy “kërkesa formale” për nisjen e Dialogut Strategjik – njëra me karakter politik dhe tjetra e lidhur me sektorin e energjisë. Megjithatë, ai nuk dha detaje për kërkesat.

Uashingtoni e sheh si një nga interesat e tij kryesore në Ballkanin Perëndimor frenimin e ndikimit kinez dhe rus.

Ulja e varësisë energjetike të Ballkanit Perëndimor nga Rusia u përfshi ndër objektivat e Ligjit amerikan për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, i miratuar në mesin e muajit dhjetor.

Në të njëjtin ligj, si objektiv përmendet edhe zvogëlimi i ndikimit kinez në Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, SHBA-ja e sheh si objektiv edhe përparimin e menjëhershëm në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Siç thuhet, SHBA-ja duhet të mbështesë arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e bazuar në njohje të ndërsjellë.

Një tjetër çështje që ka shënuar marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe Serbisë gjatë vitit të fundit janë sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), për shkak se në kompani shumica e aksioneve janë në duart e rusëve.

Administrata amerikane vendosi sanksione ndaj NIS-it në fillim të vitit 2025, me qëllim që të pengojë Rusinë t’i përdorë të ardhurat nga sektori energjetik për luftën në Ukrainë.

Prej më shumë se një viti, zbatimi i sanksioneve është shtyrë vazhdimisht, ndërsa që kur kompania hungareze MOL shfaqi interesim për blerje, licenca e Zyrës amerikane për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) është rinovuar në mënyrë periodike.

Herën e fundit, OFAC-i e zgjati licencën edhe për 30 ditë më 30 qershor.

Negociatat për shitjen e aksioneve ruse në rafinerinë e vetme të naftës në Serbi vazhdojnë ende.

Pronarët rusë zotërojnë 56.15 për qind të aksioneve të NIS-it, prej të cilave 44.85 për qind i takojnë kompanisë shtetërore Gazprom Neft.

Më 16 qershor, kompania hungareze MOL dhe Qeveria e Serbisë nënshkruan marrëveshjen ndërmjet aksionarëve për menaxhimin e NIS-it në të ardhmen./REL/

JU REKOMANDOJMË

Rritet çmimi i naftës, MINT publikon tarifat e reja

Rritet çmimi i naftës, MINT publikon tarifat e reja
16/07/2026 - 09:29

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat vlejnë për datën 16 korrik 2026. Sipas vendimit të...

Më shumëDetails

Pse SHBA do ta “çmontojë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Pse SHBA do ta “çmontojë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare
16/07/2026 - 09:16

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallëzuar ndjeshëm retorikën e tij kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN) në Hagë. Kjo mund të ketë pasoja serioze për vetë...

Më shumëDetails

Deputeti i VV-së thotë se Vjosa Osmani nuk i plotëson kriteret për një presidente konsensuale

Deputeti i VV-së thotë se Vjosa Osmani nuk i plotëson kriteret për një presidente konsensuale
16/07/2026 - 08:43

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, deklaroi se Vjosa Osmani nuk është figurë konsensuale për postin e presidentes së Kosovës. Sipas tij, vendi ka nevojë për...

Më shumëDetails

A ka kolona në kufijtë e Kosovës? Publikohen të dhënat e fundit për pritjet

A ka kolona në kufijtë e Kosovës? Publikohen të dhënat e fundit për pritjet
16/07/2026 - 08:27

Fluksi i qytetarëve dhe automjeteve në pikat kufitare të Kosovës vazhdon të mbetet i ulët, ndërsa pritjet për hyrje dhe dalje nga vendi janë minimale. Sipas të dhënave...

Më shumëDetails

Rritet numri i shkurorëzimeve në Kosovë

Rritet numri i shkurorëzimeve në Kosovë
16/07/2026 - 08:21

Janë publikuar të dhënat rreth kurorëzimeve dhe shkurorëzimeve përgjatë muajit maj në Kosovë. Sipas të dhënave të Agjencisë të Statistikave të Kosovës, gjatë muajit maj janë regjistruar gjithsej...

Më shumëDetails

Kosova regjistron më shumë lindje dhe më pak vdekje gjatë muajit maj 2026

Kosova regjistron më shumë lindje dhe më pak vdekje gjatë muajit maj 2026
16/07/2026 - 08:07

Të dhënat e fundit demografike tregojnë një rritje të numrit të lindjeve dhe një rënie të rasteve të vdekjeve në Kosovë gjatë muajit maj 2026. Sipas statistikave të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hoxha ofendon rëndë komandantët e UÇK-së: Po kujtojnë se e kanë çliru…(Video)

    Hoxha ofendon rëndë komandantët e UÇK-së: Po kujtojnë se e kanë çliru…(Video)

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Kryeprokurorit të ri i vjen një urim nga nipi i tij, një nga zyrtarët më të lartë të BIK-ut

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Ish zv.ministri Mustafa Grainca bashkë me dhëndrrin dyshohet se rrahën brutalisht viktimën, shkak konflikti për një banesë në “Erta Invest”

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Edhe “Fitorja” Sh.P.K. e Tahir Malokut kapet duke abuzuar me çmime të naftës, shteti e dërgon në gjykatë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Rrahje masive në sheshin e Skënderajt, disa të rinj bëhen “llom” (Video)

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë