Një debat ka ndodhur mëngjesin e sotëm mes Jozit dhe Gjestit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”
Një debat ka ndodhur mëngjesin e sotëm mes Jozit dhe Gjestit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Jozi, i cili u zgjua i pari, shkoi dhe mori shapkat e Gjestit për t’i veshur dhe nisi rutinën e tij.
Kur Gjesti u zgjua nga gjumi vuri re se nuk i kishte shapkat dhe menjëherë nisi që t’i kërkonte. Kur doli te pjesa e banjës kuptoi që shapkat e tij i kishte marrë Jozi dhe i tha që t’ia jepte, por banori refuzoi.
Menjëherë Gjesti reagoi dhe i tha se nëse ai nuk ia kthen, edhe ai do të prekë gjërat personale të tij. Fillimisht Gjesti shkoi dhe i mori varësen, të cilën vendosi që t’a linte shpejt.
Më pas ai mori një valixhe të Jozit dhe e nxori jashtë. Teksa po e nxirrte në oborr, rrobat që ishin brenda ranë në tokë.
Pas këtij veprimi të Gjestit, Jozi vendosi që t’i jepte shapkat dhe shkoi e mori valixhen e tij jashtë.