Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

DËBIMI I SHQIPTARËVE NGA QYTETET E PROKUPLES, LESKOVCIT DHE VRANJËS 1877-1878

03/07/2023 - 22:21
në Opinione
A A
DËBIMI I SHQIPTARËVE NGA QYTETET E PROKUPLES, LESKOVCIT DHE VRANJËS 1877-1878
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

hkruan: Sylë Ukshini

Ashpërsimi i raporteve shqiptaro-serbe në Kosovë erdhi si rrjedhojë e dëbimeve dhe spastrimit në ,asë të shqiptarëve nga tokat e pushtuara nga Serbia, Bullgaria dhe nga Mali i Zi, më 1877-78. Pothuajse të gjithë myslimanët (shqiptarë, turq, çerkezë e të tjerë) ishin dëbuar nga rajoni i Luginës së Moravës, ku kishte pasur qindra fshatra shqiptare , si dhe një përqindje e konsiderueshme e popullatës shqiptare në qytetet Prokuple, Leskovc dhe Vranjë.

Autori i librit “Борбе у Топлици 1877-1878” (Luftimet në Toplicë 1877-1878) (Beograd 1879), Dimitrije Petroviq, një dëshmitar dhe pjesëmarrës i kësaj lufte na sjellë shumë dëshmi rrëqethëse të spastrimit etnik në rajonet shqiptare të Toplicës, të cilat here i quan Arnaut, here turq e here myslimanë.

Ist möglicherweise ein Bild von Text
“Turq/shqiptarë nuk ka deri në Prokuple. Fshatrat janë të zbrazura. Të gjithë me familje kanë ikur përtej lumit të Toplicës e janë zhvendosur. Arbautët thonë se Sulltani ia fali Serbisë token deri në lumen Toplicë, për atë arsye ata ikën përtej saj (…) Ushtarët e Tërnavës, kishin zbritur në shtëpitë e afërme të arnautëve e nëpër fshatra e tyre, prej aty kishin sjellë kripë, maze, djathë dhe pula. Secili I barte nga pesë-gjashtë sosh pastaj pranë zjarreve i piqnin në hell (…) Në Petroc kaluam pranë shtëpive të shpeshta të arnautëve, në të cilat nuk ishte askush. Dyert ishin të hapura, por në ato oborre kakarisshin pula e biba, lamat me ushqime, oborret me stogje të sanës dhe të kashtës të shtrënguara sit ë ishin shtëpia. Këmbësoria e artileria tashmë ishin të llogoruar afër rrugës, duke vu rojën kodrinave, ndërsa tërë kalorësia ishte vendosur nëpër shtëpitë e zbrazëta të arnautëve”.

“Batalioni i Kranovcit depërtonte anës tjetër të bregu të Toplicës. Në anën e saj të djathtë mbështetej në lumin, në anën e majtë depërtoi në thellësi dy orë rrugë. Në atë depërtim ai i spastroi gjashtë fshatra arnaute, në të cilat kishte mjaft luftime të rrepta. Arnautët iknin bregut të lumit Kosancë në drejtim të Prishtinës (…) Batalioni i Tërnavës, sipas urdhrit të komandantit tonë të divizionit, u mësyu kundër Topanicës së Ultë dhe të Epërme, që t’i zaptonte, pasi që arnautët nuk deshën të dorëzohen. Kështu Lishjnani, në mëngjes e nisi batalionin, i renditi dy kompani përpara, sulmoi Topanicën ku ishin mbyllur tridhjetë arnaut prej nga me zjarre pushkësh kundërshtonin (…)

Dhe trembëdhjetë prej tyre i zuri gjallë. Aty u zu edhe biri i Fekës së pasur. Atë e mbyti duke i rënë me kundak të pushkës pas qafe vetë administratori i kompanisë, Avram Popoviqi.

Në fshat, në një shtëoi, ishte mbyllur një arnaut, i cili duke qitur nuk lejonte të afroheshin. Të dorëzohej nuk deshi, vrau një ushtar tonin dhe një e plagosi. Tanët u çakërdisën dhe ia dhanë flakën shtëpisë, ai nuk deshi të dilte dhe aty u dogj.

Pasi hyn në fshat (Topanicë të Epërme) hasën në rezistencë të ashpër të arnautëve. Tanët rrethuan fshatin, hynë nëpër shtëpi dhe i mblodhën të gjithë që gjetën. Aty pati edhe familje (gra fëmijë e pleq), por nuk pati fare mëshirë ndaj askujt. Ushtarët (serbë) nëpër shtëpi hulumtuan e gjetën plot plaçkë të pasur, të cilën e morën dhe para muzgut e kthyen te xhamia e Krenës. Prej aty i përcollën edhe ata trembëdhjetë arnautët dhe të lidhur i dërguan në Prokuple. Komandanti i divizionit i gjykoi me vdekje. Shatë ia ktheu batalionin të Tërnavës që t’i vritnin, ndërsa gjashtë të Hani i Bacës.

Atë ditë komandanti i divizionit pati dhënë urdhër se çdo ushtarë që plaçkitë çka do qoftë të turkut/arnautit do të ishte e tij.

Te Hani i Bacës ne i mblodhëm (vodhëm) 10 krerë gjedhe e buallica me viça e kishka (i vogli i buallicës), 0 dele, 12 kuaj e pela nga fshatra përreth dhe menjëherë i dërguam në Prokuple. I kishim edhe 0-40 pula, të gjitha të majme. Pos bukës, as nuk na duhej diç tjetër. Sa patëm pula, i hanim ato, pastaj i prinim viçat. Për darkë e premë një viç, e poqëm në hell në zjarrin e madh si në diell. ”

Refugjatët shqiptarë (turq. muhaxhirët) u vendosën kryesisht në trevën e Llapit dhe në veri të Kosovës, ndanë kufirit të ri Vilajet i Kosovës -Serbi. Shumica e refugjatëve u vendosën në trevën e Prishtinës e më pak në atë të Vushtrrisë, Ferizajt dhe Moravës së epërme. Një numër i ndjeshëm i refugjatëve u vendosën në Prishtinë; ata nga Nishi dhe Leskoci u bën shpejt me mjaft ndikim në qytet. Përveç Prishtinës, muhaxhirët nga Leskoci u vendosën edhe në qytete të tjera të Kosovës dhe Maqedonisë. Myslimanët nga Piroti migruan në të njëjtat treva, derisa disa prej tyre u vendosën edhe në Stamboll. Megjithëse mungojnë shifra të sakta, historiani Noel Malcolm thotës e në një studim bashkëkohor kolaudon se në tërë rajon kishte pasur 110 mijë shqiptarë.

Pasi shqiptarët u arratisën, çështja e pronës së tyre nxori krye. Sapo u etablua, administrata lokale serbe filloi të mblidhte ushqimin e mbetur në shtëpitë e zbrazura dhe ta vendoste atë në magazina. Natyrshëm, banorët lokalë serbë morën pjesë në të, para se autoritetet të nisnin të mblidhnin atë apo ta listonin. Shumë më e rëndësishme ishte çështja e patundshmërive të shqiptarëve dhe banorëve tjerë myslimanë. Në shumë raste, shqiptarët dhe turqit ishin pronarë tokash, dhe katundarët serbë e punonin tokën dhe iu duhej t’ia jepnin turqve një pjesë të caktuar të të korrurave. Pas Kongresit të Berlinit, Qeveria serbe vendosi t’ia jepte këtë tokë katundarëve, meqë Serbia u bë një shtet me patundshmëri të fshatarëve të lirë, por para kësaj u gjend një zgjidhje e përkohshme. E gjitha prona shtetërore osmane, sikundër edhe toka private e këtyre shqiptarëve dhe turqve, që e punonin vetë, u përvetësua, shkruan mes të tjerasha utori serb Millosh Jagodiq.

JU REKOMANDOJMË

Shkruan Lorik Lipoveci: Suspendimi i 4 policëve për përqeshjen e Dimal Bashës, shkelja nuk hyn në korpusin e shkeljeve të rënda
Opinione

Shkruan Lorik Lipoveci: Suspendimi i 4 policëve për përqeshjen e Dimal Bashës, shkelja nuk hyn në korpusin e shkeljeve të rënda

17/09/2025 - 19:59
James Rubin rrëzon ‘kullën e kartonit’ – aktakuzën në Specialen e Hagës!
Opinione

James Rubin rrëzon ‘kullën e kartonit’ – aktakuzën në Specialen e Hagës!

17/09/2025 - 14:45
Kosova u ndërtua me mbështetjen e SHBA-së — 26 vjet më vonë, Kryeministri i saj rrezikon ta shkatërrojë
Opinione

Kosova u ndërtua me mbështetjen e SHBA-së — 26 vjet më vonë, Kryeministri i saj rrezikon ta shkatërrojë

14/09/2025 - 15:12
Opinion/ Krimi i trefishtë i Vjosës së Raifit të Jugosllavisë
Opinione

Opinion/ Krimi i trefishtë i Vjosës së Raifit të Jugosllavisë

10/09/2025 - 20:34
Shkruan Baton Haxhiu: Kur fjala tradhti rri si pasqyrë para Glaukut dhe Albinit
Opinione

Shkruan Baton Haxhiu: Kur fjala tradhti rri si pasqyrë para Glaukut dhe Albinit

07/09/2025 - 14:56
Shtatori – Muaji Ndërkombëtar i Parandalimit të Vetëvrasjeve
Opinione

Shtatori – Muaji Ndërkombëtar i Parandalimit të Vetëvrasjeve

06/09/2025 - 19:07

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • “Me përjashtim të njërit, kam punuar me të gjithë kryeministrat e Kosovës”, kush nuk bashkëpunoi me Williams?

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Këta janë katër policët e arrestuar në Mitrovicë të Jugut (Emrat)

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • “Kurti i rekrutuar nga Serbia” – Haradinaj nxjerr dokumente: Ja suksesi i Serbisë

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • 7 premtime të pambajtura të Fadil Nurës – qytetarët e Skenderajt në pritje të nënkalimit që s’filloi kurrë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë