Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deda: Kurti po tallet me Kosovën për çështjen e presidentit

01/03/2026 - 16:18
në Kryesore, Lajme
A A
Deda: Kurti po tallet me Kosovën për çështjen e presidentit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deda reagon pas fjalimit të Kurtit në Këshillin e Vetëvendosjes. Opinionisti Ilir Deda ka reaguar ashpër pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje e cilësoi profesorin universitar Murat Jasharin si “figurë ideale unifikuese” për President të Kosovës.

Kurti kishte theksuar se vendit i duhet një figurë që “i bën ballë shtrëngatave”, duke përmendur familjen Jashari si simbol të unitetit kombëtar dhe duke shtuar se zgjedhja e Murat Jasharit “do të ishte zgjedhja e duhur në momentin e duhur”. Ai kishte pranuar se Vetëvendosje nuk i ka e vetme 80 votat e nevojshme për zgjedhjen e Presidentit dhe se për këtë arsye ka zhvilluar takime me opozitën.

Megjithatë, Deda e ka cilësuar këtë qasje si joserioze. “Kjo loja me presidencë është tallje me Kosovën,” ka deklaruar ai.

Sipas Dedës, së pari, Murat Jashari ka thënë “jo” të prerë për postin e presidentit. Së dyti, ai thekson se nuk ndërtohet një proces politik për “figurë konsensuale” vetëm me një emër të përveçëm, madje pa pasur as miratimin e vetë personit.

 

https://www.facebook.com/share/17hQHPGWat/?mibextid=wwXIfr

 

Deda shton se procesi që nisi me fjalë të mëdha si “bashkëpunim”, “raporte të reja me opozitën” dhe “dialog me partitë politike”, po del të ketë qenë më shumë një farsë sesa një përpjekje reale për bashkëbisedim në të mirë të vendit.

Ai thekson se një “president partiak” mund të zgjidhet vetëm përmes një marrëveshjeje politike për bashkëqeverisje. “Kjo çka po ndodhë nuk është politikë,” ka përfunduar Deda.

Ndërkohë, afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit përfundon më 4 mars. Nëse nuk arrihet zgjedhja në Kuvend, vendi përballet me zgjedhje të parakohshme.

JU REKOMANDOJMË

Paga e 13 për punëtorët e sektorit publik ekzekutohet në fund të muajit

Paga e 13 për punëtorët e sektorit publik ekzekutohet në fund të muajit
01/03/2026 - 17:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se përmbushja e zotimeve të mandatit të ri ka nisur me zbatimin e buxhetit të miratuar në Kuvend. Duke folur në...

Më shumëDetails

Edhe Apeli vërteton aktakuzën ndaj të akuzuarve për fajde, shpëlarje parash dhe vepra të tjera, dëmi pretendohet mbi 6 milionë euro

Edhe Apeli vërteton aktakuzën ndaj të akuzuarve për fajde, shpëlarje parash dhe vepra të tjera, dëmi pretendohet mbi 6 milionë euro
01/03/2026 - 16:36

Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila kishte refuzuar si të pabazuara kundërshtimet dhe kërkesat për hudhje të aktakuzës në rastin ku...

Më shumëDetails

Kush ishte Ajatollah Ali Khamenei?

Kush ishte Ajatollah Ali Khamenei?
01/03/2026 - 16:30

Udhëheqësi suprem, Ajatollah Ali Khamenei, lideri shpirtëror i Iranit dhe autoriteti më i lartë i vendit, i cili e drejtoi Republikën Islamike për pothuajse katër dekada, u vra...

Më shumëDetails

Kurti e lë në “lloç” Osmanin, e do Murat Jasharin për President

Kurti e lë në “lloç” Osmanin, e do Murat Jasharin për President
01/03/2026 - 15:54

Tri ditë kanë mbetur krejt kur vendi ose duhet të ketë President të zgjedhur, ose me automatizëm shpërbëhet legjislatura dhe vendi shkon në zgjedhje të reja; dhe kjo...

Më shumëDetails

Dubai në heshtje totale – sulmet iraniane e kthejnë metropolin luksoz në qytet fantazmë

Dubai në heshtje totale – sulmet iraniane e kthejnë metropolin luksoz në qytet fantazmë
01/03/2026 - 15:49

Dubai është përballur me një qetësi të pazakontë pasi sulmet iraniane kanë tronditur qytetin, duke e kthyer një nga qendrat më të frekuentuara turistike në rajon në një...

Më shumëDetails

Ish-presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad raportohet se u vra gjithashtu në Teheran

Ish-presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad raportohet se u vra gjithashtu në Teheran
01/03/2026 - 15:44

Sulmi në rezidencën e lagjes Narmak në Teheran raportohet se ia ka marrë jetën Mahmoud Ahmadinejad, njoftojnë mediat iraniane Ish-presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad u vra të shtunën gjatë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • CNN: Izraeli ka siguruar fotografi të trupit të pajetë të Ali Khameneit, po përgatitet njoftimi zyrtar

    CNN: Izraeli ka siguruar fotografi të trupit të pajetë të Ali Khameneit, po përgatitet njoftimi zyrtar

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Dronë që u përdorën për herë të parë, amerikanët publikojnë pamjet e sulmit mbi Iranin

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Momenti dramatik kur ekipet e shpëtimit nxjerrin Khamenei-n nga rrënojat

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kurti ia shuan shpresat Osmanit? Tregon se çfarë do të ndodhë me çështjen e presidentit

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Britania e Madhe nis aeroplanët drejt Lindjes së Mesme

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë