Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dedaj: Kurti pë ta shpëtuar pushtetin popullist e pranon edhe Asociacionin

26/12/2025 - 10:31
në Lajme
A A
Dedaj: Kurti, njeri i rrezikshëm – nëse përplaset me administratën Trump, Kosova hyn në tunel dhe nuk do të dalë më
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, ka folur pas deklaratës së ambasadorit britanik, i cili ka thënë se në vitin 2026 duhet të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, duke theksuar se kjo është një çështje tashmë e pranuar nga kryeministri Albin Kurti në marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit.

Sipas Dedajt, ambasadori britanik vetëm sa ka artikuluar publikisht atë që, sipas tij, Kurti e ka pranuar në tavolinat negociuese, por ka tentuar ta fshehë nga qytetarët e Kosovës.

“Ambasadori britanik Hargreaves ka thënë atë që e ka pranuar ish-kryeministri Kurti në Bruksel dhe Ohër, e të cilën po mundohet ta fshehë dhe të mos e kuptojnë qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar Dedaj për FrontOnline.

Ai ka akuzuar qeverisjen e Kurtit për mungesë transparence gjatë pesë viteve të fundit, duke thënë se qytetarëve nuk u është treguar e vërteta për, siç i quajti ai, dëmet e mëdha që i janë shkaktuar shtetit të Kosovës.

‘’Kurti dhe regjimi në ikje qe 5 vjet nuk ishin transparent dhe as të hapur ndaj qytetarëve të Kosovës, për dëmet e pariparueshme qe ia kane shkaktuar Kosovës, qoftë në raport me Planin Rritjes me BE, ku Kosovës i kanë shkaktuar qindra miliona euro humbje dhe duhet të japin përgjegjësi politike, juridike dhe penale’’, tha ai.

Ish-ambasadori ka përmendur gjithashtu ndërprerjen e Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar atë si një tjetër goditje serioze për shtetin e Kosovës.

‘’Njëkohësisht edhe ndërprerja e Dialogut Strategjik me SHBA është një tjetër goditje e rëndë për shtetin e Kosovës, nga regjimi tashme në ikje, i cili megjithatë për ta shpëtuar lëkuren e vetë dhe për ta ruajtur pushtetin popullist ishin, janë dhe do jenë në gjendje të pranojnë çfarëdo marrëveshje, qoftë ajo edhe në dëm të Kosovës, siç është Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë’’, potencoi ai.

Ai ka akuzuar qeverinë aktuale se, në përpjekje për të ruajtur pushtetin, është e gatshme të pranojë marrëveshje që mund të jenë në dëm të interesave shtetërore.

“Për ta shpëtuar pushtetin popullist, ishin, janë dhe do të jenë në gjendje të pranojnë çfarëdo marrëveshjeje, qoftë ajo edhe në dëm të Kosovës, siç është Asociacioni i Komunave Serbe”, ka theksuar Dedaj.

Në fund, ai i ka cilësuar zgjedhjet e 28 dhjetorit si një moment vendimtar për të ardhmen e vendit.

Sipas Dedajt, këto zgjedhje janë “shpresa dhe rasti i fundit” për të parandaluar, siç tha ai, rrezikimin e integritetit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës, duke ndëshkuar me votë qeverisjen aktuale.

‘’Zgjedhjet e 28 dhjetorit janë shpresa dhe rasti i fundit për ta parandaluar rrezikimin e integritetit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës, duke e ndëshkuar me mos votim regjimin anarkist dhe tejet të rrezikshëm Kurti, nga elektorati i Kosovës’’, potencoi ai.

JU REKOMANDOJMË

Ngadhnjim Arrni zgjidhet kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë
Lajme

Ngadhnjim Arrni zgjidhet kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë

26/12/2025 - 11:27
ZRrE thirrje qytetarëve dhe bizneseve: Kursejeni energjinë elektrike gjatë fundvitit
Lajme

ZRrE thirrje qytetarëve dhe bizneseve: Kursejeni energjinë elektrike gjatë fundvitit

26/12/2025 - 11:12
Presidenti i Liberal International, Karl-Heinz Paqué: Kosova ka nevojë për Bedri Hamzën dhe orientim të qartë evropian
Lajme

Presidenti i Liberal International, Karl-Heinz Paqué: Kosova ka nevojë për Bedri Hamzën dhe orientim të qartë evropian

26/12/2025 - 11:00
Arrestohet në Prishtinë një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Prezantohej rrejshëm si prokurore, mashtroi mbi 30 mijë euro – arrestohet në Prishtinë

26/12/2025 - 10:45
Bajrami demanton Kurtin: Kosova mbijeton falë remitancave, ne i “eksportojmë të rinjtë në Evropë”
Lajme

Bajrami: Që nga ardhja e Kurtit në pushtet, Kosova ka importuar mbi 800 milionë euro energji elektrike

26/12/2025 - 10:13
Abdixhiku në dyvjetorin e Banjskës: Afrim Bunjaku dëshmoi se shërbimi ndaj atdheut është mbi çdo gjë personale
Lajme

LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Rinisë nga ora 18:00

26/12/2025 - 09:34

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet për vjedhje milionëshe vëllai i këshilltares së Albulena Haxhiut

    Arrestohet për vjedhje milionëshe vëllai i këshilltares së Albulena Haxhiut

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Këngëtari mitrovicas i reagon ashpër Kurtit: Popull hapi syt, këto 100 euro janë ryshfet politik, kjo është anarki

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • SHBA i jep ultimatum NIS-it serb

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Ekzekutohen nga 100 euro për këtë kategori

    194 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Kompania Union Sh.P.K. ka njoftuar opinionin publik se formula për foshnje Aptamil AR 1 është e sigurt për përdorim

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë