Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dëgjohet dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj të akuzuarve për fajde Dalip Brahimi, Ismet Salihu, Bujar Gërbeshi, lulzim Berisha dhe Rrahim Brahimi

10/10/2023 - 17:54
në Kryesore, Lajme
A A
Dëgjohet dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj të akuzuarve për fajde Dalip Brahimi, Ismet Salihu, Bujar Gërbeshi, lulzim Berisha dhe Rrahim Brahimi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vazhduar me seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarve Dalip Brahimi, Ismet Salihu, Bujar Gërbeshi, Lulzim Berisha dhe Rrahim Brahimi, të akuzuar për shkak të veprave penale: fajde, krim i organizuar dhe detyrimi.

Në këtë seancë është dëgjuar dëshmitari S.K, i cili u propozuar në seancën e kaluar nga përfaqësuesi i palës së dëmtuar Av. Eset Berisha.

Përgjatë dëshmisë së tij, ndër të tjera dëshmitari S.K, deklaroj se banesën në Rr. Meto Bajraktari, në sipërfaqe prej 60 m2, i’a ka dhënë të dëmtuarit të këtij rasti S.B, me të cilin kanë pasur marrëveshje që në vitet në vijim të kompensohet me një banesë tjetër.

I njëjti deklaroj se e ndjen vetën të dëmtuar në këtë rast, pasi që për banesën e dhënë nuk ka marrur as para e as ndonjë kompensim tjetër që nga ajo kohë.

Tutje, seanca vazhdoj me administrimin e provave materiale, në të cilën kishte mospajtime mes mbrojtësve të të akuzuarve dhe prokurorit special Milot Krasniqi.

Gjykata me kerkesën e prokurorit special, seancën e radhës e caktoj për datën 7 dhjetor 2023, në mënyrë që në seancën e radhës të renditen se cilat dëshmi të dëshmitarëve do të propozohen të lexohen.

Sipas aktakuzës së ngritur më 8 maj 2019, të akuzuarit Dalip Brahimi, Ismet Salihu dhe Bujar Gërbeshi, nga data e pavërtetuar e deri më 20 dhjetor 2018 në Prishtinë, kishin përfituar nga gjendja financiare e vështirë e të dëmtuarve B.Zh, S.B dhe B.B duke i dhënë para me fajde.

Në aktakuzë theksohet se i dëmtuari B.ZH ka marrë para prej të akuzuarit Dalip Brahimi në periudhën nga gusht 2008 deri në shkurt dhe korrik 2010, në shumën prej 165 mijë e 914 euro dhe i kishte kthyer ato nëpërmjet transaksioneve bankare në shumën 599 mijë euro. Për pjesën tjetër të parave, i akuzuari Dalip Brahimi ia kishte marrë të dëmtuarve B.M dhe I.Zh në formë të një lokale me çmim 167 mijë euro, tre banesa në vlerë prej 146 mijë e 805 euro, dhe një makinë “Mercedes”, vlera e të cilave tejkalon një milion euro. Për të mbuluar këtë diferencë, Dalip Brahimi dhe i dëmtuari B.M ishin pajtuar që të shesnin një parcelë në shumën e 1,001,200.00 euro, edhe pse parcela ishte blerë për 100 mijë euro.

Në këtë rast, thuhet se të akuzuarit kishin dhënë para me përqindje prej 5-15% edhe të dëmtuarit S.B, dhe më pas, për të ndaluar kthimin e kamatës, i akuzuari Dalip Brahimi kishte detyruar S.B të nënshkruante një kontratë për shitblerjen e një banese në lagjen “Dardania” në Prishtinë, që kishte vlerën e të njëjtës shumë që S.B kishte marrë nga shitja e banesës, duke i shtuar edhe “borxhet.”

Tutje, sipas aktakuzës, gjatë periudhës 2010, i dëmtuari J.B kishte kontaktuar me vëllanë e tij S.B, i cili kishte thënë se i akuzuari Bujar Gërbeshi do ti sjellë 15 mijë euro me qëllim të pagesës së doganës për qeramikat që i kishin importuar dhe me të arritur i akuzuari Bujar Gërbeshi tek i dëmtuari J.B, i kishte thënë se 8 mijë e 100 euro do ti ndalë në emër të kamatër së borxhit të vëllait të tij, kurse 6 mijë e 900 euro mund t’i marrë.

Për këto veprime, të akuzuarit akuzohen për veprën penale “Fajde” dhe “Krim i organizuar.”

Përveç kësaj, i akuzuari Dalip Brahimi akuzohet edhe për goditjen e të dëmtuarit S.B më 6 shtator 2015 në Prishtinë, me qëllim që të veprojë në dëm të pasurisë së tij, duke i dëmtuari Blakqori kishte shkuar në shtëpinë e të akuzuarit Brahimi për të kërkuar lirimin e banesës, dhe kishte qëlluar të dëmtuarin me fjalë.

I akuzuari Lulzim Berisha akuzohet për ndihmën që i ka dhënë të akuzuarit Gërbeshi për të siguruar detyrimet financiare të dëmtuarit A.F.

I akuzuari Rrahim Brahimi, akuzohet se kishte ndihmuar babanë e tij Dalip Brahimi, që të njëjtit ti sjellë dobi pasurore..

Për këto veprime, të akuzuarit Lulzim Berisha dhe Rrahim Brahimi, po akuzohen lidhur me veprën penale: Fajde nga neni 343 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Shënim: I akuzuari i përmendur në këtë postim konsiderohet i pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tij me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës./Drejtësia sot

JU REKOMANDOJMË

Ukraina godet naftësjellësin rus që furnizon Hungarinë dhe Sllovakinë
Lajme

Ukraina godet naftësjellësin rus që furnizon Hungarinë dhe Sllovakinë

22/08/2025 - 21:45
Trump i vendosi dje tarifë 10%, Kosova ia kishte vënë me herët SHBA’së, Zogaj: Kqyre ti, Kosova tarifë Amerikës
Lajme

Zogaj: Gërvalla e pranoi që ka bashkëpunuar me Prokurorinë në Hagë deri në vitin 2018

22/08/2025 - 21:31
Shqipëria pajiset nga BE me automjete të blinduara LMV2
Lajme

Shqipëria pajiset nga BE me automjete të blinduara LMV2

22/08/2025 - 21:29
“Faleminderit për mos njohjen e Kosovës!”, Trump kërkon arrestimin e tij, por Vuçiq telefonon mikun Maduro
Lajme

“Faleminderit për mos njohjen e Kosovës!”, Trump kërkon arrestimin e tij, por Vuçiq telefonon mikun Maduro

22/08/2025 - 21:20
Eskalon Dejona Mihali, i sulmon të gjithë: Flet për takime të ambasadorëve me gjyqtarë, akuzon KGJK-në, PZAP-në dhe opozitën
Kryesore

Eskalon Dejona Mihali, i sulmon të gjithë: Flet për takime të ambasadorëve me gjyqtarë, akuzon KGJK-në, PZAP-në dhe opozitën

22/08/2025 - 21:10
Petkoviq i takon në Rashkë përfaqësuesit e Listës Srpska pasi nuk u certifikuan nga KQZ
Lajme

Petkoviq i takon në Rashkë përfaqësuesit e Listës Srpska pasi nuk u certifikuan nga KQZ

22/08/2025 - 21:03

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Konflikt për pronë në Vushtrri, përfundon në pranga Gzim Ademi, kërcënoi me armë Naser Hysenin

    Konflikt për pronë në Vushtrri, përfundon në pranga Gzim Ademi, kërcënoi me armë Naser Hysenin

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • “Faleminderit për mos njohjen e Kosovës!”, Trump kërkon arrestimin e tij, por Vuçiq telefonon mikun Maduro

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • “Jo nuk ta kqyri, s’ta kqyri nanën kurvë” – Mjeku në Istog shpallet fajtor për mosdhënie të ndihmës mjekësore

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Nuk e votoi për kryetare të Kuvendit sepse i’a kishte quajtur burrin ‘figurë të botës së krimit’, Gërvalla flet për herë të parë për Shqipe Selimin

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Blindohet” Shqipëria me paratë e BE-së, vendi do të marrë mjetet e para LMV2 përmes mekanizmit europian

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë