Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Degradimi i Universitetit të Mitrovicës nuk ka të ndalur: Nuk i akreditohen 5 programe, as programi ku rektori Musaj figuron si bartës

15/01/2022 - 18:19
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Jo të gjithë ata që kanë planifikuar të bëhen studentë në Universitetin e Mitrovicës, do të mund ta bëjnë këtë në vitin e ardhshëm akademik, pasi që ky universitet po vazhdon të degradohet si pasojë e menaxhimit të dobët dhe renies së cilësisë, raporton Veriu.info

Kjo pasi që disa programe në fakultetet e Universitetit të Mitrovicës të drejtuar nga rektori Alush Musaj nuk janë akredituar nga Këshilli Shtetëror të Cilësisë i Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Veriu.info ka siguruar vendimin e Këshilli Shtetëror të Cilësisë, përmes të cilit është refuzuar akredimi i programeve: Financa dhe Kontabilitet (Master), Gjeoinformatikë dhe menaxhim i gjeoresurseve (Bachelor).

Po ashtu me këtë vendim është refuzuar ri-akreditimi i programeve: Makineri prodhuese (Master), Inxhinieri dhe teknologji ushqimore (Bachelor) dhe Inxhinieri dhe teknologji ushqimore (Master).

Ky vendim i Këshillit Shtetëror të Cilësisë i Agjencisë së Kosovës për Akreditim është marrë më datë 21.12.2021, në mbledhjen e mbajtur nën monitorimin e Ambasadës Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe dy organizatave të shoqërisë civile në Kosovë, ORCA dhe BIRN.

Veriu.info sjellë ekskluzivisht për lexuesit e gazetës arsyet për refuzimin nga KSHC për akreditim të këtyre programeve.

KSHC ka shqyrtuar aplikacionet dhe ka bërë verifikimin e dokumentacionit dhe më pas ka gjetur mospërputhje duke refuzuar kësisoj programet e lartëcekura.

Në njërin program për të cilin UMIB kishte aplikuar për akreditim, si bartës i programit ishte vendosur emri i rektorit të këtij universiteti, Alush Musaj, dhe dy profesorë të tjerë, por sërish emri i rektorit nuk kreu punë për të siguruar akreditimin për programin Inxhinieri dhe Teknologji Ushqimore Msc.

Ky vendim i KSHC bazohet në faktin se titulli PhD i rektorit Alush Musaj dhe i bartësit tjetër Aziz Behrami nuk përkojnë me fushën e programit të studimit, kurse bartësi Bahtir Hyseni nuk posedon nostrifikimin e diplomës PhD.

KSHC nuk ka akredituar as programin Financa dhe Kontabilitet MA, pasi në verifikimin e dokumentacionit ka gjetur se titulli i bartësit të programit PhD Ajtene Avdullahi nuk përkon me fushën e programit të studimit.

Problemi i njëjtë ka rezultuar edhe në rastin e programit Makineri Prodhuese MSc, ku titulli i bartësit Labinot Kastrati nuk përkon me fushën e programit të studimit.

UMIB nuk u mjaftua vetëm me vendosjen e titujve joadekuat duke tentuar të p siguroi akreditimin, por tentoi edhe të mashtrojë KSHC duke vendosur si bartës të programit Gjeoinformatike dhe Menaxhimi i gjeoresurseve PhD Naser Peci dhe Phd Behxhet Shala duke i marrë nga programe tjera të akredituara dhe pa e njoftuar paraprakisht KSHC për një gjë të tillë.

Në programin Inxhinieri dhe Teknologji Ushqimore BSc, UMIB ka vendosur si bartës PhD Valdet Gjinovcin i cili figuron si i punësuar në të vende të ndryshme me orar të plotë. Po ashtu titujt e bartësve tjerë nuk përkojnë me fushën e programit të studimit.


Foto nga takimi i KShC-së ku është marrë vendimi

JU REKOMANDOJMË

“Bisha” e Trump dhe “Aurusi” i Putinit, vëmendje botërore edhe për veturat e dy liderëve
Lajme

“Bisha” e Trump dhe “Aurusi” i Putinit, vëmendje botërore edhe për veturat e dy liderëve

15/08/2025 - 23:19
Putini e kishte veturën me vete, por vetë preferoi “Bishën” amerikane
Lajme

Putini e kishte veturën me vete, por vetë preferoi “Bishën” amerikane

15/08/2025 - 23:11
KEK hap tender 85 mijë euro për blerjen e dy xhipave
Kryesore

KEK hap tender 85 mijë euro për blerjen e dy xhipave

15/08/2025 - 22:59
Kujt i bërtiti Putin në takimin që ka nisur me Trump?
Lajme

Kujt i bërtiti Putin në takimin që ka nisur me Trump?

15/08/2025 - 22:53
Ballë për ballë me Putin, Trump në stilin e tij i duartrokiti liderit rus
Kryesore

Ballë për ballë me Putin, Trump në stilin e tij i duartrokiti liderit rus

15/08/2025 - 22:49
Zelensky mesazh SHBA-së: Forca, mos gaboni
Kryesore

Zelensky mesazh SHBA-së: Forca, mos gaboni

15/08/2025 - 22:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vetëvendosjes në Mitrovicë s’i ndalen telashet, ndryshon sërish listën për Asamble Komunale

    Vetëvendosjes në Mitrovicë s’i ndalen telashet, ndryshon sërish listën për Asamble Komunale

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • LVV-ja ia shuan shpresat NISMËS për postin e kryeparlamentarit

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Zbulohet marrëveshja ushtarake Kosovë-Belgjikë, mbahej e fshehur për shkak të Serbisë

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Lista Serbe me ‘aminin’ nga Beogradi merr pjesë në zgjedhjet lokale, këta janë kandidatët

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • U arrestua muajin e kaluar për detyrim dhe prezantim të rremë, Naim Bazaj certifikohet si kandidat për kryetar të Drenasit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë