Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dehari: Pyetja e deputetëve për votim të fshehtë ose jo në seancë konstituive do ishte shkelje

06/07/2025 - 19:39
në Lajme
A A
Dehari i fton për konsulta partitë politike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka reaguar sot, duke insistuar se sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, votimi në seancën konstituive mund të jetë i fshehtë.

Sipas tij, kjo pasi as Kushtetuta, as Rregullorja e Kuvendit nuk e përcaktojnë mënyrën e votimit në këtë rast.

Ndër tjera ai thotë se refuzimi për të votuar për komisionin e votimit të fshehtë është edhe refuzim i një të drejte të garantuar nga ligji.

”AKTGJYKIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE PËR KONSTITUIMIN E KUVENDIT
Pika 178 e Aktgjykimit thotë se as Kushtetuta, as Rregullorja e Kuvendit nuk përcaktojnë nëse mënyra e votimit në seancën konstituive duhet të jetë e hapur apo e fshehtë dhe se gjithashtu për seancën konstituive nuk vlejnë mocionet procedurale. Neni 57 i Rregullores së Kuvendit nuk vlen për seancën konstituive, por vetëm për seanca plenare dhe atë vetëm në rrethana të caktuara, që janë shprehimisht të cekura në Rregullore. Gjykata Kushtetuese e ka konfirmuar që nuk vlen mocioni procedural në seancën konstituive. Rrjedhimisht do të ishte shkelje nëse do të pyeteshin deputetët se a jeni për votim të fshehtë apo jo.

Lidhur me propozimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për kryetar të Kuvendit, ka pasur 6 votime të hapura të pasuksesshme. Si kryesues i seancës konstituive në frymën e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014 kam propozuar votimin e fshehtë me qëllim të konstituimit të Kuvendit. Vota për, kundër ose abstenim për komisionin për votimin e fshehtë nënkupton shprehjen e vullnetit të deputetëve për mënyrën e votimit. Normativisht, njëra mënyrë e votimit nuk ka më shumë vlerë a peshë sesa mënyra tjetër.
Refuzimi i deputetëve për të votuar komisionin është refuzim për të realizuar votimin e fshehtë, pra refuzim për realizimin e një të drejte, që e garanton Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese”.

JU REKOMANDOJMË

Skandal: Në vend që t’i mbikëqyrë sponsorizimet klubeve, Drejtori i MKRS-së u pagua për këto marrëveshje 4,500 euro nga FC Vushtrria (Dokument)
HULUMTIME

Skandal: Në vend që t’i mbikëqyrë sponsorizimet klubeve, Drejtori i MKRS-së u pagua për këto marrëveshje 4,500 euro nga FC Vushtrria (Dokument)

07/12/2025 - 14:34
Joseph: Njohja e Kosovës nga NATO është çelësi i stabilitetit
Kryesore

Joseph para zgjedhjeve u bënë apel qyetarëve për raportet me SHBA-të: Kurti një figurë shkatërruese

07/12/2025 - 14:08
Bllokada te nënkryetari serb, Kryeziu: Opozitë e paguximshme, e kurthuar nga VV-ja
Kryesore

Kryeziu: Një anëtare e KQZ’së ka paralajmëruar dorëheqje për shkak të presionit, sinjal alarmues

07/12/2025 - 13:53
Tahiri: Shkurt e shqip, ShBA-ja është e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës
Lajme

Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat kanë mbetur të lira

07/12/2025 - 13:25
Albert Krasniqi thotë se partitë e pritën qëllimisht përfundimin e zgjedhjeve: Aleancat tani mund të shkaktojnë irritim në balotazh
Kryesore

Krasniqi: Këto janë tri tema që i ka fituar LVV, dhe tri temat që i ka fituar opozita

07/12/2025 - 13:19
Dedaj: Kurti, njeri i rrezikshëm – nëse përplaset me administratën Trump, Kosova hyn në tunel dhe nuk do të dalë më
Lajme

Gjergj Dedaj thotë se PLK-ja mbështet Bedri Hamzën për kryeministër

07/12/2025 - 13:03

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Bedri Hamza konfirmon listën e PDK-së: Gjithçka është gati

    Bedri Hamza konfirmon listën e PDK-së: Gjithçka është gati

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Shkarkohet drejtori i Termocentralit Kosova B në KEK

    313 Shpërndaje
    Shpërndaje 125 Tweet 78
  • Eksperti i sigurisë: Kosova drejt NATO-s, Trump do të bëjë shpalljen në Tiranë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Deklarohet Inspektorati i Punës për mbylljen e Viva Fresh-it në Vushtrri pas raportimit të Veriu.info

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Vendos Kryesia e PDK-së, Fatmir Limaj nuk do të jetë pjesë e listës

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë