Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dejona Mihali: Sa herë në Kosovë ka veprime kundër Serbisë, PDK dhe LDK bëjnë veprime kundër Kurtit

17/07/2025 - 13:47
në Lajme
A A
Dejona Mihali: Sa herë në Kosovë ka veprime kundër Serbisë, PDK dhe LDK bëjnë veprime kundër Kurtit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dejona Mihalit, nuk i ka pëlqyer aksioni i Hykmete Bajramit.

Mihali tha se sa herë në Kosovë ka aksione kundër Serbisë, LDK dhe PDK, bëjnë veprime kundër Kurtit.

Postimi:

Sa herë në Kosovë ka aksion a veprim kundër Serbisë, agjentëve të saj dhe interesave të saj, gjendet patjetër një klloun a klloune nga LDK a PDK që të bëjë deklarime, veprime, deklarime kundër Kryeministrit Kurti.

Kryesisht përdorin taktikën e njëjtë: trillojnë për korrupsion, e kryesisht për korrupsion të lidhur me Serbinë.

Sot e pati radhën një person që gjithë jetën ka jetuar në mes të korrupsionit, në mes të koncesioneve ndaj Serbisë, ka votuar çdo ligj e marrëveshje të dëmshme për Kosovën. Po kurrë nuk ka treguar as pendim, as falje.

Tani është rreshtuar me ata që gjithë jetën kanë thithur si ushunjëza nga të mirat publike për interesat private. Përfshirë atë vetë, bashkëshortin e familjarët e tjerë.

Sot u kujtuan për “NOA”, kompaninë që shokë e mbështetës i ka vëllezërit e Hashim Thaçit, Sami Lushtakun e me radhë. Që është klient i KEDS/KESCO, pra LIMAK-ÇALIK, për të cilët pas 2013-s, kur e privatizuan rrjetin e distribucionit të KEK-ut, flitej në të gjithë Kosovën se ia jepnin “tallin” njerëzve të PDK-së, e deri te ish-Kryeministri i PDK-së, dhe që i kryenin bashkë veprimtaritë me Devollët derisa u bënë gati edhe me ia kaluar kompanitë në pronësi. Kjo praktikë vazhdoi edhe kur zonja në fjalë ishte Ministre e Tregtisë në qeverinë Thaçi – Mustafa.

Edhe kur i vinte në tryezë tema e njehsorëve, pikërisht nga konsorciumi klientelist që ende sot paguan portale e media për të heshtuar – kompaninë private LIMAK-ÇALIK – kurrë nuk kërkoi falje dikush për mbështetjen për këtë privatizim të tmerrshëm, kurrë nuk mori dikush përgjegjësi.

Sot ca i kërkojnë llogari Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe qeverisë së saj për pasojat e mëkateve të tyre, e ca të tjerë, si në jerm, akuzojnë për vetë mëkatet e tyre.

Ne kemi bërë denoncimin për NOA dhe të gjithë “noat” në institucionet përgjegjëse. Edhe KEDS/KESCO, pra LIMAK-ÇALIK, do ta marrin përgjigjen dhe ligjore, sepse kanë dëmtuar Kosovën.

Po ku janë këta, klasa e vjetër dhe e vjetëruar, emrat e çdo qeverie para 2021-it, e çdo tryeze ku u shit Kosova dhe të mirat e saj, ku janë këta?

Me çka ndihmojnë këta vendin? Me miqësi e varësi të njerëzve si Klubi i Biznesit, Rukiqat e të tjerë, që modus vivendi e kanë zhvatjen? Me partneritet permanent me PDK-në? Me interesat okulte nga Devollët? Me ato të Buqajt? Me marifetet e ASGETO-s? Apo me “baballëkun” e Lumirit, kompaninë e famshme të telave e materialeve në energjetikë?

Kot i vini vërdallë Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ju secili e dini që ato që thoni nuk janë të vërteta. Madje, pse e dini që nuk janë të vërteta, ju e shtoni dozën çdo ditë e më shumë.

JU REKOMANDOJMË

ShBA ndalon diplomatët amerikanë të komentojnë për zgjedhjet në vendet e tjera
Lajme

ShBA ndalon diplomatët amerikanë të komentojnë për zgjedhjet në vendet e tjera

19/07/2025 - 01:50
Haziri: Jemi rivali kryesor i VV’së, po luftojmë për vendin e parë – Dallimi i LDK-së me partinë e Albin Kurtit, si nata me ditën
Lajme

Haziri: Kurti e bën një hap para e dy prapa – Ai po sillet me dy standarde, po e vuajmë këtë mendësi

18/07/2025 - 22:55
Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë
Lajme

Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë

18/07/2025 - 22:36
Berlin: Deputeti gjerman kërkon që të drejtat e shqiptarëve në Serbi të trajtohen si të serbëve në Kosovë
Kryesore

Berlin: Deputeti gjerman kërkon që të drejtat e shqiptarëve në Serbi të trajtohen si të serbëve në Kosovë

18/07/2025 - 22:27
Arrestimi i Popoviqit në Rahovec për shkak të fjalimit anti UÇK, Petkoviq e njofton Brukselin: Të lirohet urgjentisht
Lajme

Arrestimi i Popoviqit në Rahovec për shkak të fjalimit anti UÇK, Petkoviq e njofton Brukselin: Të lirohet urgjentisht

18/07/2025 - 22:23
Frenimi i luftës: BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës ruse
Lajme

Frenimi i luftës: BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës ruse

18/07/2025 - 22:13

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • As Benzema, as Vinicius Jr., por Butrint Imeri: Publikon video me influenceren shqiptare, Melissa

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Incidenti në Pejë: Zbraz kallashin në ajër pasi nuk u lejua të parkohej te një biznes privat (VIDEO)

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Arrestimi i Popoviqit në Rahovec për shkak të fjalimit anti UÇK, Petkoviq e njofton Brukselin: Të lirohet urgjentisht

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë